Shqipëria tërheq trupat nga Iraku.

Kresha

A pretty face can never trick me
Burime të sigurta nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se vetë Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka marrë pjesë në ceremoninë e uljes së flamurit shqiptar që u zhvillua dje në Mosul


Sipas Agjencisë së lajmeve Reuters trupat komando të Shqipërisë dhe Moldavisë do të tërhiqen sot ( të enjten) nga Iraku. Gjithashtu Bosnja do të tërheqë trupat këtë javë.

Burime të sigurta nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se vetë Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka marrë pjesë në ceremoninë e uljes së flamurit shqiptar që u zhvillua dje në Irak.

Angazhimi i Forcës së Bashkuar shqiptare në misionin e quajtur "Liria e Irakut" filloi në Prill të vitit 2003 me dërgimin e kontingjentit të parë Paqeruajtës, bazuar në Ligjin Nr. 9025, datë 13.03.2003 "Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit Nr. 01, datë 09.03.2003, të KM "Për vënien në dispozicion të hapësirës tokësore, detare e ajrore dhe dërgimin e një force ushtarake shqiptare në rajonin e Gjirit Persik, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit".

Në misionin "Liria e Irakut" kontribuan kontingjente të Regjimentit Komando. Kontingjenti i parë deri tek kontingjenti i katërt kanë patur një efektiv prej 71 ushtarakësh, kontingjenti i pestë e në vijim një efektiv prej 120 ushtarakësh (një kompani komando). Kontingjentet ndërrohen me sistem rotacioni 6-mujor.
Aktualisht në Mosul vepronte kontingjenti 11-të Paqëruajtës.
(BalkanWeb)
 
Titulli: Shqipëria tërheq trupat nga Iraku.

tashti do plasi keq atje
 
Titulli: Shqipëria tërheq trupat nga Iraku.

Shpresoj qe Shqiperia te kete kapacitete ti mbaje nen kontroll keta cunat pas kthimit !!!!:eek:hh::gjujpeshk:
 
Titulli: Shqipëria tërheq trupat nga Iraku.

Shpresoj qe Shqiperia te kete kapacitete ti mbaje nen kontroll keta cunat pas kthimit !!!!:eek:hh::gjujpeshk:

kitrra mos u merzit se afer eshte afganistani,
I marin nga mosuli dhe i cojne ne kambul.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top