Shqipëria, tarifat më të larta në Europë për telefoninë dhe internetin

Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë se të gjitha vendet europiane për telefoni celulare. Ky është konkluzioni i raportit të zhvillimit të shoqërisë së informacionit për vitin 2015 i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU)—organizata kryesore botërore në fushën e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK).

Shqipëria ka, në mënyrë krahasuese, mesatarisht tarifat më të larta të telefonisë celulare në Europë dhe ndër më të shtrenjtat në botë. Për rrjedhojë, shqiptarët kanë përqindjen më të lartë europiane të shpenzimeve për telefoni celulare në totalin e të ardhurave personale: çdo shqiptar shpenzon mesatarisht rreth 8,03 pёr qind tё tё ardhurave personale mujore pёr pagesёn e celularit.

Ndёrkohё, maqedonasit pёrdorin 3,13 pёr qind dhe malazezët 1,92 pёr qind të të ardhurave të tyre. Indeksuar për fuqinё blerёse, shqiptarё paguajnё rreth 56,01 dollarё nё muaj për telefoni celulare, ndërsa Maqedonia dhe Mali i Zi paguajnё respektivisht 25 dollarё dhe 19,01 dollarё.

Në tërësi, Shqipëria është vendi më i pazhvilluar në Europë për nivelin e zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, përfshi internetin dhe telefoninë. Ajo renditet e 94-të ndër 167 vende për indeksin e zhvillimit të TIK-ut.

Indeksi mat aksesin në teknologjitë e informacionit, përfshi në internet dhe telefoni; përdorimin e teknologjisë nga popullsia; dhe ndikimin e teknologjisë në shoqëri kryesisht përmes aftësive të popullatës.

Përveçse e fundit në Europë, Shqipëria është i vetmi vend europian me nivel zhvillimi të TIK më të ulët se mesatarja botërore. Situata është edhe më problematike në analizë krahasuese, pasi Europa është kontinenti më i zhvilluar në botë në këtë fushë, duke lënë pas edhe Amerikën e Veriut dhe vëndet më të zhvilluara aziatike. Madje, edhe vendet më të varfra europiane, në fushën e teknologjive të informacionit kanë një nivel relativisht të përparuar në krahasim me mesataren botërore, me përjashtim të Shqipërisë.

Në vend të parë në renditjen botërore është Koreja e Jugut, pasuar nga Danimarka, Islanda, Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Luksemburgu.


(c)Exit
 
Titulli: Shqipëria, tarifat më të larta në Europë për telefoninë dhe internetin

Eh ne vend qe te ulen :( :( ata ngrihen dita_dites, ku do shkoj vendi yn vall keshtu?
Dita_dites po fundoset m keq se nje anije ne nje vorbull oqeani :/ :/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top