Shqipëria strehon vrasësit e kryeministrit serb Gjingjiç!!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Vrasësit e Gjingjiçit fshihen në Shqipëri. Dy prej kriminelëve më të mëdhenj serbë, anëtarët e arratisur të klanit famëkeq të Zemunit, Stretko Kaliniç dhe Millosh Simoviç, fshihen në territorin shqiptar, por edhe atë të Republikës Serbe të Bosnjës, si dhe në Mal të Zi. Kjo është bërë e ditur nga një burim i besueshëm policor serb, i cituar nga gazeta 'Press' e republikës serbe të Bosnjës. Gazeta thekson se ata shpesh dhe shpejt ndryshojnë vendin e qëndrimit dhe jetojnë të qetë në këto vende, në sajë të mbështetjes e grupeve mafioze lokale. Të dy janë akuzuar dhe dënuar para dy javësh për pjesëmarrjen në vrasjen e kryeministrit reformator serb, Zoran Gjingjiç pesë vjet më parë.

Burgimi i gjatë

Gjykata e posaçme i ka dënuar në mungesë Millosh Simoviçin, Sretko Kaliniçin dhe Vlada Milisavleviç, si pjesëtarë të grupit kriminal Klani i Zemunit, me 40 vjet burg, që është dënimi maksimal për ta, ndërsa anëtari tjetër i bandës, Milo Jurishiç u dënua me 20 vjet burgim për pjesëmarrje në atentatin ndaj kryeministrit Gjingjiç, Millosh Simoviç është dënuar me 30 vjet burg, Minos Konstatinoviç me 35, Vladimir Milisavleviçin me 35 dhe Srekko Kaliniç dhe Milan Jurishiç me 30 vjet burg. Të dhënat e fundit operative të shërbimeve informative të Serbisë dhe Republikës Serbe, vënë në dukje se dy anëtarë të rrezikshëm të klanit të Zemunit janë parë edhe në periferi të Banja Lukës, prej nga kalojnë në zona të tjera më të sigurta.

Njësoj si në fotografi

"Me aq sa dimë, këta dy kriminelë vazhdojnë ende të merren me aktivitet kriminal dhe nuk e kanë ndryshuar paraqitjen e fytyrës. Lëvizin në të gjithë rajonin, kanë vendosur lidhje me mafiozë nga Mali i Zi dhe Shqipëria dhe kanë para të mjaftueshme, besojmë nga tregtia e narkotikëve. Kur shkojnë në Malin e Zi, qëndrojnë në bregdet dhe lehtësisht hidhen në Shqipëri. Kanë lidhje të fuqishme edhe me mafien bullgare, e cila ndërkohë së fundi u ka mohuar mikpritjen", - thekson një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Serbisë, që nuk deshi të identifikohej. Sipas të dhënave operative, anëtarët e klanit të Zemunit bashkëpunojnë me mafien në qytetin bullgar Vidin, ndërsa më parë kanë qëndruar edhe në zonat turistike luksoze të rivierës malazeze. Ata i janë shmangur Sofjes për shkak të hesapeve të palara me kriminelët e atjeshëm.
Burimi i gazetës nuk e shmang mundësinë edhe se të arratisurit qëndrojnë kohë pas kohe edhe në Serbi. Para dy muajsh policia mori informacion se Kaliniç dhe Simoci shkuan në Serbi për të përgatitur likuidimin e dëshmitarit okular, Dejan Milenkoviç "Bugzy" sipas skenarit të vrasjes së Zoran Vukojeviçit, Vukut. Atë kohë e gjithë policia e Beogradit u vu në kërkim të tyre, por dy pjesëtarët e grupit të Zemunit nuk u lokalizuan dot.
I njëjti zyrtar i Ministrisë së Brendshme serbe thekson se autoritetet janë në dijeni se Simoviç bashkë me të shoqen, në vitin 2005-2006 kishte përdorur linjat ajrore për të shkuar në Mal të Zi dhe Bullgari, por kur vëllai i tij, Aleksandër ra në rrjetë në Beograd, Milosh Simiviç u bë më i kujdesshëm. Policia nuk ka të dhëna se ku ndodhen Minoslav Konstantinoviç dhe Vlada Milisavleviviçit Budala, as për lidhjet e tyre me pjesëtarët e tjerë të klanit të Zemunit, ndonëse disa gjurmë të çojnë në Europën Perëndimore, kur para 5 vitesh u arrestuan vëllai i Minoslavit, Slagjan Konstantinoviç.
Pë sa i përket Milan Jurishiçit, besohet se ai qëndron larg Serbisë pasi kërkohet edhe nga pjesëtarë të grupeve të tjera mafioze. "Kemi pasur të dhëna se ai ndodhet në Australi ose në Amerikën e Jugut, nën identitet të rremë dhe se është 'qetësuar', por të gjitha këto informata nuk kemi mundur t'i verifikojmë", - tha zyrtari i policisë.

Njerëzit-bisha

Lidhur me profilin psikologjik të Sretko Kaliniçit, zyrtari serb thotë se ai është njeri-bishë dhe se anëtarët e arratisur të grupit të Zemunit janë të armatosur dhe shumë të rrezikshëm. Aksioni për arrestimin e tyre, sigurisht, është shumë i rrezikshëm dhe këtë e dinë të gjitha policitë e rajonit. ثshtë një seksion i tërë i Ministrisë së Brendshme serbe që merret prej pesë vitesh vetëm me kapjen e tyre.


Balkanweb
 

Attachments

  • sretko.jpg
    sretko.jpg
    3 KB · Shikime: 10
  • Milosh-Simovic.jpg
    Milosh-Simovic.jpg
    15 KB · Shikime: 11

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top