Shqipëria si Tirana...

CoNNecT

Administrator
Fatos اoçoli

Padyshim kjo do të jetë fraza e zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Drita në fund të tunelit, ganxha për të mos i lënë të rinjtë tanë të marrin arratinë jashtë shtetit, shpresa për një jetë më të mirë. Po çka Tirana diçka kaq të veçantë që të 27 mijë e nëntëqind e ca kilometrat e tjerë të vendit duhet ta kenë? Ka metamorfozën e saj në nëntë vitet e fundit. Ka largimin e “rrudhave” të një drejtimi kaotik, ka ndryshimin e fytyrës që asnjë bisturi kirurgu plastik nuk do të ishte e aftë ta realizonte. Ka rrugët kryesore të shtruara dhe të gjera, pallatet plot ngjyra, rrugët dytësore në shumicën e tyre të rregulluara, sipërfaqet e dhjetëfishuara të gjelbërimit, një rrjet të rimëkëmbur dhe modern të çerdheve dhe kopshteve publike. Sigurisht që ende ka një qerre me halle(e kush kryeqytet modern në botë nuk ka probleme?!). Por ama nuk ka xhunglën e kioskave të dikurshme, pirgjet e plehrave që i zinin frymën qytetarëve të saj, radhën e gjatë të hallexhinjve pranë punonjësve të bashkisë që luanin letrash nëpër kompjuterë. Tirana nuk është vetëm zemra e vendit, pulsi i jetës dhe zhvillimit të tij. Tirana është sot më shumë se kurrë koha për ndryshim. Pse ajo përbën njëkohësisht edhe pasqyrën e ndryshimit. Formën e shpresës, strukturën e perspektivës. Provën e prekshme dhe të dukshme se ndryshimi ndodh vërtet dhe nuk është virtual, prodhim mega premtimesh. Kryeqyteti dhe metamorfoza e tij sot nuk përmblidhen dot, as nuk errësohen nga ndonjë batutë politikanësh. Asnjë shprehje në dukje e gjetur nuk mund të fikë ndriçimin e shpresës që rrezaton Tirana. Ajo nuk përmbledh vetëm palcën e kapitalit dhe investimeve, nuk shpalos vetëm tregun më madhor të vendit për konsum. Kryeqyteti përbën sot magnetin për trurin e lodhur shqiptar, arenën ku mund të provojë forcën dhe potencialin e saj gruaja intelektuale shqiptare, ku dëgjohet mendimi i veteranit dhe ku hapen fronte pune e sfidash për të rinjtë që studiojnë. Ndoshta më shumë se vetë kryeqytetasit që me ndryshimin jetojnë përditë, këtë e ndjejnë dhe e shohin qindra mijëra shqiptarët e tjerë, që vizitojnë Tiranën dhe do të donin që dhe vendlindjet e tyre t’i ngjanin asaj. Edhe më tepër e kuptojnë këtë të huajt, kur shprehen se Tirana dhe pjesa tjetër e vendit ndryshojnë si nata me ditën, se “Tirana është një botë tjetër”. Por kush e bëri këtë botë tjetër? Mos ndodhi ndonjë mrekulli si ajo e Mexhugorjes në Bosnjë? Mos zbriti në Tokë vetë Zoti dhe daltoi kryeqytetin që së bashku me Meksikon u radhit i pari në planet në vitin 2004 për nga forca e ndryshimit. Nuk ndodhi asgjë e tillë. Tirana thjesht në këta nëntë vjet ka një kryebashkiak që bën ndryshimin. Jo që thjesht vetëm e premton atë dhe pastaj sheh punët e veta, të farefisit dhe miqve. Që premton largimin e pirgjeve të plehrave për 100 ditë dhe e bën. Që premton më shumë parqe dhe ambiente për pleq e fëmijë dhe i bën. Që premton mbrojtjen e shkollave dhe e bën. Që premton rrugët dytësore(shinat e jetës së një qyteti modern) dhe i bën. Tani këtij njeriu nuk i mjafton Tirana. Kërkon të shndërrojë në “Tiranë” gjithë Shqipërinë. A thua është i vetëm në ëndrrën e tij të re? Kurrsesi jo! Të 800 mijë qytetarët e Tiranës nuk e kanë braktisur kurrë. As edhe kanë ndërmend ta bëjnë në të ardhmen. Pse ai u solli ndryshimin dhe shpresën. Tani shpresë tek ai ka e gjithë Shqipëria. Kanë të 182 qytetet dhe fshatrat që vizitoi dhe dhjetëra mijëra njerëzit me të cilët foli në të 38 mijë kilometrat që përshkoi në dialogun me Shqipërinë. E quajnë Edi Rama. E njohin të gjithë. Ai nuk ka nevojë të flasë për veten. As për atë që ka bërë. Flet Tirana për të. Me një të folur të vështirë për të mos u kuptuar. Tirana nuk flet vetëm me ngjyrat që larguan përfundimisht mjerimin e një regjimi që ajo e vuajti për gjysmë shekulli si gjithë Shqipëria. Ajo po ashtu nuk flet vetëm me qindra kilometra katrore asfalt, apo me dhjetëra mijëra metra katrorë gjelbërim. Tirana flet me gjuhën e shpresës, të ndryshimit, të së ardhmes. Me gjuhën e kantierit të punës. Dhe e gjithë Shqipëria kërkon ta mësojë këtë gjuhë, të flasë me këtë gjuhë. Të largojë qindra mijëra hektarët e tokës djerrë, betonimin e bregdetit, të bëjë që 25 mijë të rinj të mos e braktisin çdo vit vendin. Tirana nuk lufton me mullinjtë e erës, të quajtur korrupsion apo konflikt interesash. Tirana thjesht punon. Dhe Shqipëria kërkon të punojë, që të bëhet si Tirana.


©Panorama
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top