Shqipëria po “rrudhet”

Instituti i Statistikave në Shqipëri ka publikuar një raport mbi numrin e popullsisë. Sipas të dhënave më të fundit më 1 janar 2015 Shqipëria rezulton me 2 milionë e 893 mijë banorë duke pësuar një rënie, prej 2.942 banorësh, krahasuar me atë të 1 janarit 2014. Nga kjo popullsi, sipas INSTAT-it, 1.462.005 janë meshkuj dhe 1.431.000 janë femra.

Raporti gjinor i popullsisë së Shqipërisë është 102,1 meshkuj për çdo 100 femra. Mosha mesatare e popullsisë së Shqipërisë në 1 Janar 2015 është 35 vjeç. Lidhur me ngjarjet demografike dhe ndikimi i tyre në ndryshimin vjetor të popullsisë në raport thuhet se; numri i lindjeve në Shqipëri gjatë viti 2014 ka qenë 35.760, nga të cilët 18.683 ishin meshkuj dhe 17.077 ishin femra.

Raporti gjinor në lindje për vitin 2014 ishte 109,4 meshkuj për çdo 100 femra. Gjatë vitit 2014 në Shqipëri kanë ndodhur 20.656 vdekje, nga të cilat 11.111 ishin meshkuj dhe 9.545 ishin femra. Shtesa natyrore për vitin e kaluar ka qenë 15.104 persona. Emigrimi në vitin 2014, u vlerësua të jenë larguar nga vendi 46.413 persona ku 52 % e zinin meshkujt.

Në të njëjtin vit numri i imigrantëve në Shqipëri u vlerësua të jetë 28.486 persona. Lidhur me ndryshimet vjetore të komponentëve demografikë thuhet se gjatë vitit 2014 numri i lindjeve dhe ai i vdekjeve mbeti pothuaj i njëjtë krahasuar me vitin 2013. U regjistruan vetëm 10 lindje dhe 214 vdekje më shumë. Gjatë vitit 2014 migracioni neto në Shqipëri në krahasim me vitin 2013 pësoi rënie me 245 persona. Popullsia më 1 Janar 2015 sipas qarqeve është kjo: qarku me popullsinë më të lartë në Shqipëri mbetet Tirana me 800.986 banorë, e ndjekur nga Fieri me 315.012 dhe Elbasani me 301.397 banorë.

Qarqet me popullsinë më të ulët në vend janë Gjirokastra, Kukësi dhe Dibra, respektivisht me nga 72.202; 85.461; 136.476 banorë. Nga të gjitha qarqet vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë njohur rritje të popullsisë, ndërsa popullsia e të gjitha qarqeve të tjera ka pësuar rënie. Qarku me rritjen më të madhe të popullsisë është Tirana me një rritje vjetore prej 1,61 %, ndërsa qarku me rënien më të lartë të popullsisë është Gjirokastra me një rënie vjetore prej 1,84 %. Qarku me raportin gjinor më të lartë është Dibra me 106,6 meshkuj për 100 femra, ndërkohë që në qarkun e Tiranës ky raport është më i ulëti me 99,3 meshkuj për 100 femra.
kohanet
 
Titulli: Shqipëria po “rrudhet”

Shqiperia eshte me hapa galopante drejt plakjes
 
Titulli: Shqipëria po “rrudhet”

Kurren e kurres!

PS: Nuk kom koh me lexu 4km lajm, por jom tu u nis prej Marles dhe titullit L O L.
 
Titulli: Shqipëria po “rrudhet”

Mashalla ne kosove nuk e kemi kete problem .:DJu doni mu ba europjan prandaj po shkoni duke u zvoglu::cool::
 
Titulli: Shqipëria po “rrudhet”

Nese ka nje te mire ne kete lajm eshte se rrudhja (sa fjale palidhje kjo) po ndodhe per shkak te migrimit e jo per shkak te renies se natalitetit. Ky eshte dallimi me rrudhjen e vendeve tjera europiane.

Raporti lindje vdekje qenka akoma stabil. Rreth 36 mije lindje dhe rreth 21 mije vdekje.

Megjithate mosha mesatare 35 vjec qenka me e larte se qe e mendoja!

Kosova e ka 26.5 nese s'gaboj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top