Shqipëria, pjesëmarrëse në Lojërat Islamike

Kresha

A pretty face can never trick me
Nga data 16-30 tetor në Iran zhvillohen lojërat e dyta të vendeve islamike. Këtë vit merr pjesë edhe Shqiperia.



Shqipëria do të përfaqësohet për herë të parë në edicionin e dytë të Lojërave të Solidaritetit të Vendeve Islamike.

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, ka qenë i pranishëm në Konferencën Islamike, që u zhvillua pak ditë më parë, ku konfirmon edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në këto lojëra. "Do të përfaqësohemi në Lojërat e Vendeve Islamike me një delegacion modest,"- u shpreh sekretari Bello. Edicioni i dytë i Lojërave të Vendeve Islamike zhvillohet nga data 16-30 tetor në Teheran dhe në të marrin pjesë 57 vende anëtare të Konferencës Islamike. Garat do të zhvillohen në tri qytetet më të mëdha dhe më të zhvilluara të Iranit, duke filluar që nga Teherani, Esfahan dhe Mashhad.

Lojërat e Solidaritetit të Vendeve Islamike mbahen një herë në katër vjet, ashtu si dhe Lojërat Olimpike. Në të marrin pjesë vendet që janë anëtare të Konferencës së Vendeve Islamike, pjesë e së cilës tashmë është edhe Shqiperia. Në faqen zyrtare të këtyre lojërave shkruhet se shtetet pjesëmarrëse në to mund të përfaqësohen edhe me atletë që nuk i përkasin fese myslimane.

Në ediconin e parë të këtyre lojërave morën pjesë 44 vende, ku mes tyre kishte dhe shtete që nuk u përkasin vendeve islame. Ndërkohë, këtë vit numri i shteteve pjesëmarrëse ka shkuar në 57.

Lojërat e para u zhvilluan në Arabinë Saudite, ndërkohë që Konferenca Islamike ia besoi lojërat e dyta Iranit.


sportishqiptar.com
 
Titulli: Shqipëria, pjesëmarrëse në Lojërat Islamike

a skan muj me e ba ma knej apo ska vene myslimane,iranit duhet me ja myll dyrt me boten.
 
Titulli: Shqipëria, pjesëmarrëse në Lojërat Islamike

Edhe kete kishim mangut :D
 
Titulli: Shqipëria, pjesëmarrëse në Lojërat Islamike

Edhe kete kishim mangut :D

Me mire ketu,meqe ne futboll nuk arriti te shkoj...lool
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Shqipëria, pjesëmarrëse në Lojërat Islamike

Shqiperia duhet te marre pjese ne Lojrat Islamike, deri sa tua kem nevojen. Edhe Kosova duhet te deklaroje se do te behet antare e Konferences Islamike, deri sa t'a njohin te gjitha shtetet dhe te jete nje shtet i pamvarur, pastaj gjerat do te ndryshojne. Si Shqiperia ashtu edhe Kosova do te shkojne ne Europe, bashke apo veç e veç kjo nuk ka rendesi, pastaj u themi LAMTUMIRE islamikeve. Keshtu behet politika, gjithçka me prapaskena. Vetem 5% e politikes behet publike, ndersa 95% mbetet gjithmone prapa skenes ne dhomat e fshehta qeveritare.
 
Titulli: Shqipëria, pjesëmarrëse në Lojërat Islamike

Po te isha ne vendin tend, nuk do t'kisha enderruar kaq shume gerrard. Me mire me kohe thuaj vetvetes "Stop dreamin' " lool.
 
Titulli: Shqipëria, pjesëmarrëse në Lojërat Islamike

Po te isha ne vendin tend, nuk do t'kisha enderruar kaq shume gerrard. Me mire me kohe thuaj vetvetes "Stop dreamin' " lool.
Ketu ka dy gjera, o enderroj, o kuptoj nga politiaka. O pak nga te dyja ha ha ha
 
Titulli: Shqipëria, pjesëmarrëse në Lojërat Islamike

O "nga asnjera fare". Shume here nevojitet edhe opcioni i 3-te.
 
Titulli: Shqipëria, pjesëmarrëse në Lojërat Islamike

O "nga asnjera fare". Shume here nevojitet edhe opcioni i 3-te.

Edhe kjo qendron, keni te drejte...
 
Titulli: Shqipëria, pjesëmarrëse në Lojërat Islamike

A ka pjesemarrje nga gjinia e bukur? :gjujpeshk:
 
Titulli: Shqipëria, pjesëmarrëse në Lojërat Islamike

Po ka. Ndegjova qe edhe peshkatare po pranojne, mule ma shpejt Looo00L i madh.
 
Titulli: Shqipëria, pjesëmarrëse në Lojërat Islamike

C'a lloj lojrash perfshihen ne kete olimpiade , hedhje gjyleje apo pull ups? Lol
 
Titulli: Shqipëria, pjesëmarrëse në Lojërat Islamike

Me entuziazem të madh pritet se do thehet rekordi botëror në Gurëzim dhe Kamxhikosje, që qëndron i pathyer nga muaji i kaluar. :gjujpeshk: Madje sportistët e këtyre diciplinave kan shtuar në maksimum tempin e ushtrimeve këto ditë :gjujpeshk:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top