Shqipëria nuk dërgon ushtarë në Kosovë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
“Shqipëria nuk do të jetë pjesë e KFOR-it, por do të ndihmojë Kosovën në mënyra të tjera dhe jo me ushtarë të saj”, ka thënë kryeministri Berisha. Ai më tej tha se ndihma e Shqipërisë do të jetë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe kthimin e të zhvendosurveKryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se forcat paqësore ndërkombëtare janë garanci e sigurisë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Këtë deklaratë ai e bëri në ditën e dytë të vizitës së tij, gjatë së cilës është takuar me komandantin e KFOR-it, Markus Bentler dhe përfaqësuesin special ndërkombëtar, Piter Fejt. Kryeministri Berisha në një konferencë të përbashkët me komandantin e KFOR-it, falënderoi vendet pjesëmarrëse në këtë mision, duke cilësuar se Shqipëria është një vend që bashkëpunon me KFOR-in dhe se do të japë mbështetjen e tij për këtë mision. Dy bashkëbiseduesit theksuan se Kosova është një vend i sigurt dhe për këtë KFOR-i ka merita të veçanta. Shqipëria, si anëtare me të drejta të plota e NATO-s, sipas Berishës nuk ka nevojë të jetë pjesë e KFOR-it në Kosovë, duke qenë që ky mision është duke shkuar drejt zvogëlimit të trupave. “Shqipëria nuk do të jetë pjesë e KFOR-it, por do të ndihmojë Kosovën në mënyra të tjera dhe jo me ushtarë të saj”, ka thënë kryeministri Berisha. Ai më tej tha se ndihma e Shqipërisë do të jetë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe kthimin e të zhvendosurve. Komandanti i KFOR-it, gjenerali Bentler, e ka cilësuar si të rëndësishme përkrahjen e Shqipërisë për punën e misionit që ai drejton në Kosovë. Ai konfirmoi gjithashtu bashkëpunimin e mëtejshëm me Shqipërinë. “Më vjen mirë që në takimin tonë kemi diskutuar gjatë këtë mënyrë të sigurisë dhe ushtarët e KFOR-it janë shumë mirënjohës për Shqipërinë dhe përkrahjen gjatë gjithë misionit. Jemi duke i kontribuar ambientit të sigurisë dhe të gjithë jemi pajtuar se kemi kontribuar së bashku gjatë këtyre dhjetë vjetëve për krijimin e një ambienti pozitiv dhe një të ardhmeje më të mirë. Theksoj se përkrahja e vazhdueshme e NATO-s dhe Shqipërisë është shumë e rëndësishme për veprimet tona dhe për sukseset”, ka thënë Bentler.

Fejt, Berisha na inkurajoi
Kryeministri Berisha është takuar edhe me përfaqësuesin special ndërkombëtar, Piter Fejt. Fejt tha se ndodhet këtu me misionin për të mbështetur shtetin më të ri të Evropës, Republikën e Kosovës, institucionet e Kosovës në përpjekjet e tyre për të konsoliduar demokracinë, shtetin ligjor, respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, si dhe për të punuar me prioritet maksimal për perspektivën euroatlantike të Kosovës. Kreu i ICO-së vizitën e Berishës në Kosovë dhe mesazhet që ai dha i ka cilësuar si një inkurajim të madh për punën e autoriteteve të Kosovës, por edhe të organizmave si Grupi Drejtues Ndërkombëtar në përpjekjet e përbashkëta për të ndihmuar Kosovën. Ndërsa kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen për punën që bën Fejt dhe grupi që ai drejton për ndihmën e BE-së, që ai gjithashtu përfaqëson dhe për kontributin e tyre në konsolidimin e institucioneve në Kosovë dhe ndihmën që ata po japin që Kosova të ecë përpara me reformat në të gjitha fushat e të njihet sa më shpejt pavarësia e saj, si dhe për ta përgatitur Kosovën për perspektivën e saj të integrimit në NATO dhe BE.

Nderim për familjen e Adem Jasharit
Kryeministri Berisha, në ditën e dytë të vizitës i shoqëruar nga zonja e tij dhe delegacioni shqiptar dhe kryeministri Hashim Thaçi, zhvilloi homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz ku vendosi një kurorë lulesh dhe vizitoi kullën simbol i familjes Jashari, që dha jetën për liri dhe pavarësi.
” Adem Jashari dhe familja e tij ranë për të fituar pavdekësinë dhe ajo që është sot ngushëllim është pavarësia e Kosovës”, tha kryeministri Berisha. Duke i shprehur nderimin e madh familjes Jashari, ai tha se Prekazi është një fshat me traditat më të kristalta, më të zhvilluara atdhetare dhe patriotike. Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, e ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë për mbështetjen e Qeverisë shqiptare para, gjatë dhe pas luftës, derisa i ka uruar anëtarësim sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Më pas agjenda e vizitës vazhdoi me një ndalesë në monumentin si simbol i pavarësisë “New born”, e vendosur në 17 shkurt të vitit 2008. Në prani të shumë qytetarëve kosovarë, që kanë përshëndetur vizitën e kryeministrit Berisha në Kosovë, kreu i Qeverisë së Shqipërisë dhe zonja e tij, Liri Berisha, vendosën në mënyrë simbolike firmat e tyre në monumentin e pavarësisë. Ideatorët e këtij monumenti i dhuruan një foto me këtë simbol. Kryeministri është larguar i emocionuar nga pritja e qytetarëve, të cilët i përshëndeste me dorë. Kryeministri Berisha ka përfunduar vizitën e tij me vizitën e qytetit të Prizrenit, i cili e shpalli atë Qytetar Nderi.
I.K. F.B.
 
Mi thuaj Berishes, se nuk eshte kjo hera e pare, apo ndoshta kesaj radhe do ndryshoj menyra. :gjujpeshk:
 
Mi thuaj Berishes, se nuk eshte kjo hera e pare, apo ndoshta kesaj radhe do ndryshoj menyra. :gjujpeshk:

berisha e ka menjen tek leket kushedi sa lek ka kerku nga qeveritaret kosovare per te sjelle ushtare atje skan ra dakort per cmimin dhe si sjell ai po spa lek sben asnje levizje
 
Sosht nevoja edhe fort me pru edhe pse kom qef fort a ka ma mir se me pa ushtaret e kforit me emblema me flamur kuq e zi e me fol shqip me ta se nau kan bo bajat kta t'hujt :p


po prap se prap ndihm ndryshe ka me dhon qysh ka deklaru edhe Sala .
 
Po ju jeni ne terezi apo jo ,cfare ushtaresh te dergoje Sala ne me nje kompani ushtaresh kemi ,me keta kemi hyre ne NATO ,se pjesa tjeter akoma me atlete qe kane marre nga nga shtepia jane akoma ,kete kompani qe kemi NATO ka nevoje ne afganistan
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top