Shqiperia ne syte e mi !!

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Udhetimin e fundit qe kisha bere per ne Shqiperi ishte para 3 vjetesh ne dasmen e vellait athere nuk i kisha dhene dhe shume rrendesi te shikoja Shqiperine se nuk kisha dhe kohe kete rradhe qe shkova kisha me shume kohe per te pare anet pozitive dhe negative te Shqiperise...Udhetimi filloi nje dite te bukur ketu ne Greqi dhe mbas 6 oresh udhetimi arrita ne piken doganore ne Kapshtice ku pashe ne anen tone nje rremuje te madhe njerzish qe te vetmen gje qe ishin duke bere ishin duke u shtyre ne NJE sportel te vetem ku punonjsi her hynte her dilte nga sporteli....normalisht nuk mu duk shume pritja prej 40 minutash sepse gezimi qe do shkoja ne shtepi ishte me i madh..u nisa drejt fshatit ku jetoj me nje busqeshje naaaa i gezuar se do shikoja vendlindjen pas 3 vitesh rruga deri ne nje far vendi ishte shume e mire por me dy kalime lart poshte gje qe kuptova per ne Shqiptaret eshte e paket nga menyra se si shoferojme makinen....mbas 20 minutash arrita ne shtepi te gjitha mire e bukur por pashe se nuk kishte ndryshuar asgje ishte po e njejta figure qe kisha pare para 3 vitesh rruga qe eshte as seshte 1 klm e pa shtruar me thane se e kishin ne plan kete vit ta benin por fatkeqsia e Gerdecit ja kishte prere fondet :eek:hh: nejse me vone pashe qe rruga e fshatit tim ishte lule perpara asaj qe gjeje paradoksale qe pashe kur ika per ne Durres...pashe qe njerzit kishin humbur disi nga ajo bujari qe une te pakten mbaja mend i vogel...pashe se te shumtat e rrasteve duhet te jepje dicka per te marre dhe gjene me te vogel nejse ekonomia e tregut me thane se quhet :) ... Diten tjeter thashe te shkoja ne Korce mbas 10 minutash isha ne nje kaos gropash qe bije brenda dhe te harronin emrin,njerez qe te hidheshin perpara makines vetem per te kaluar 1 sek me shpejt anen tjeter te rruges,makina qe nuk kane frenuar kurre ne nje tabele STOP mbas nje sforcarje te shikiimit te degjimit arrita te mos kem probleme ne qytet....mbaja mend se Korca ishte nje qytet i gjalle me njerez me dyqane me me me por kur dola ne mbremje pashe nje qytet te erret pa jete pa njerez e vetmja drite ne ate qytet te vrare ishte ora 18:00 me 22:00 ku njerzit dilnin tek parku dhe sikur benin xhiro me erdhi shume keq qe nje qytet si Korca ishte ne ate gjendje qe i vinte gjalleria deri ne oren 14 : 00 nga pazari dhe fshataret..... Korca e kishte vendosur marshin e kohes ne shpejtesi ngatalte..mu duk sikuar nuk deshte te shkonte perpara ne kohe por i pelqente keshtu e pa zhvilluar...mbas 3 ditesh ne Korce dhe zgjimi sistematik ne oren 7 te mengjesit gje qe une se bej as kur shkoj ne pune te ngrihem athere,sikur u mesova se flija dhe me shpejt ne mbremje u nisa drejt Durrsit Golemit me sakte dhe u ndesha me durimin tim shikoj nje rruge sikur kishin kaluar bombardues tanke dhe cdo gje qe mund te prishe nje rruge nacionale per nje rruge 40 klm bera 1 ore te arrija ne Pogradec mire bejne qe e prishin rrugen se do behej nje rruge e gjere por nuk mund ta prishesh te gjithe rrugen dhe sidomos nje rruge nacionale nejse ne Shqiperi je me thane cdo gje behet..Per fat te mire rruga per ne Dr ishte ne gjendje me te mire por e ngushte per talentin tone si shofere..mbas 2 ore e 30 minuta arrij ne Golem ne nje komplex pallatesh woow thashe bravo si e mbaja mend Golemin si na qenka bere...cdo gje mire vetem se vura re se nuk kishin asnje pik programimi ndertimesh kishim mesa duket vetem te ndertojme se pallatet i benin te bukura por harronin rrugen qe lidhte pallatin duhet te kishe 4x4 mbi 40 cm te larte qe mos te zije poshte...Shkova ne plazh dhe mund te them se u mahnita nga rregulli qe mbaheshe atje cadra plazhi i paster uji na e prishte pak po nejse...2 dite kalova bukur ne Golem...Kthehem dhe shkoj ne Kavaje dhe atje e njejta gje me Korcen dhe mund te them dhe me keq se ne Korce qytet pa jete.....me vone kuptova perse ndodh kjo.....Kur shkova ne Durres dhe ne Tirane kuptova pse keto qytetet qe pashe une te pakten ishin ne ate gjendje....Nje Shqiperi e tere punon per Durresin dhe me shume per Tiranen...per Durresin kisha ide jo shume te mire por ndrova mendim pashe nje qytet qe mundoheshe te perparonte por fatkeqsisht me menyren Shqiptare...ne Shqiperi pashe qe femrat vishen me me pak rroba se KΠRΛAT pashe nje shitje mendsh te papare po shitet mend tek i varferi se nje perqindje e madhe ishte ne mjerim total thjesht mundoheshin ta fshihnin..pashe se mungonte vetdija tek njerzit...pashe qe varferia dhe nje mentalitet i poshter kishte bere shume njerez te humbisnin krenarine tyre njerzore per nje xhiro me makine ose nje xhiro ne pub dhe eshte per te ardhur keq se si popull jemi krenare nga natyra por per disa gjera te kota atje sidomos femrat e humbisnin..kuptova qe jemi shume materialiste...Pashe se ne dyqan rrobash shiten dhe banane,pashe dhe pikat e karburantit kishin nje konkurence te kote..
Une kalova mire ne pergjithsi vitin tjeter akoma me mire shpresoj...

Konkluzjoni qe nxora ishte se femrat Shqiptaret ne pergjithsi kane big boobs :kercim::kercim:

Me pelqeu shum ...

Te pakten qenke vertetuar edhe vet sa i perket big boobs :p
 
bukur bukur paske pare shume gjera interesante . Po te them edhe un nje gje shum interesante nga ata qe vijne nga jashte e di çbejne shkojne ne nje dyqan ushqimore dhe kerkojne aspirina dhe kjo eshte per tu ardhur keq per njerez qe vijne nga kultura me te zhvilluara se ajo Shqiptare. NJE PYETJE KISHA SA PER TE ZGJERUAR HORIZONTIN:po andej nga eladha ku i blini aspirinat???? BUAHAHAHAHAHAHAAHAHAHAHAHAHAH
 
lere historite ti po a kape gje apo jo
 
ne kendeja nga eladha moj brunke i blejme aspirinat ne dyqanet ku shiten breke dhe breneveke,kuptove tani?
 
lere historite ti po a kape gje apo jo
pastaj me pelqejne postimet e tua kapin gjithmone thelbin e bisedes LOL LOL LOL faktikisht nuk shkova per te kapur gje thjesht desha te kaloja 10 dite pushime te tjerat ja kisha lene rrethanave :)
 
Shume e bukur si histori na mallengjeve fare... Po nje cik turp te vi nga vetja lexon bota thote si ka mundesi SHQIPERIA shquhet per pastertine(pluhuri 2 gisht ne hapesire), bukurine e rradhe(Gjergjin qe kemi me kale ne mes te Kryeqytetit) dhe kulturen e rradhe qe kemi(S`eshte e lehte te jesh i eger edhe ti hudhesh plehrat tek vendi i duhur)... Per femrat s`ke cfare te flasesh i kena goca me taktik rrine pa breke fare ene pike lol... Persa i perket ndryshimeve qe ke pare ne Tiran edhe ne Durres, s`di c`te them!
 
nuk desha te hyja ne kaq hollesi per ato qe pashe se akoma do shkruaja thjesht mora siperfaqjen e atyre qe pashe....
 
Shkrim i bukur.. e lexova me vemendje me ban pershtypje disa rreshta..

pashe kur ika per ne Durres...pashe qe njerzit kishin humbur disi nga ajo bujari qe une te pakten mbaja mend i vogel...pashe se te shumtat e rrasteve duhet te jepje dicka per te marre dhe gjene me te vogel nejse ekonomia e tregut me thane se quhet ...

.ne Shqiperi pashe qe femrat vishen me me pak rroba se KΠRΛAT pashe nje shitje mendsh te papare po shitet mend tek i varferi se nje perqindje e madhe ishte ne mjerim total thjesht mundoheshin ta fshihnin..pashe se mungonte vetdija tek njerzit...pashe qe varferia dhe nje mentalitet i poshter kishte bere shume njerez te humbisnin krenarine tyre njerzore per nje xhiro me makine ose nje xhiro ne pub dhe eshte per te ardhur keq se si popull jemi krenare nga natyra por per disa gjera te kota atje sidomos femrat e humbisnin..kuptova qe jemi shume materialiste...

i kam vrejt dhe une ne KS disa nga kto pika..sidomos atè fjalin ne vjollcè

Shpresojm ne Permiresim :D
 
Ne shqiperi... vetem bo qef vet dhe ik cuno... ;)
Vertet jane pak materialiste shqiptaret :(

Te paskan shpetu big boobs, papappapappa :p
 
po kur te ben pershtypje ty qe 3 vjet larg paske , dhe ku ? Mu atu buze kufirit je ... jo shume larg ... po ne cfare na ngelet te themi qe na ndan nje oqean dhe vite pa e pare? Cfare pershtypjesh thua valle na la ? loool

mua me pelqeu vetem ne kete prizem- qejf . Mos mendosh asgje tjeter me shume po vetem ha neper restorante nga me te miret, pi neper pub-et dhe discot . Po vetem kaq , po jeta nuk eshte vacation . :D
 
deshira dhe halli se mos harxhoni parate :D
 
Udhetimin e fundit qe kisha bere per ne Shqiperi ishte para 3 vjetesh ne dasmen e vellait athere nuk i kisha dhene dhe shume rrendesi te shikoja Shqiperine se nuk kisha dhe kohe kete rradhe qe shkova kisha me shume kohe per te pare anet pozitive dhe negative te Shqiperise...Udhetimi filloi nje dite te bukur ketu ne Greqi dhe mbas 6 oresh udhetimi arrita ne piken doganore ne Kapshtice ku pashe ne anen tone nje rremuje te madhe njerzish qe te vetmen gje qe ishin duke bere ishin duke u shtyre ne NJE sportel te vetem ku punonjsi her hynte her dilte nga sporteli....normalisht nuk mu duk shume pritja prej 40 minutash sepse gezimi qe do shkoja ne shtepi ishte me i madh..u nisa drejt fshatit ku jetoj me nje busqeshje naaaa i gezuar se do shikoja vendlindjen pas 3 vitesh rruga deri ne nje far vendi ishte shume e mire por me dy kalime lart poshte gje qe kuptova per ne Shqiptaret eshte e paket nga menyra se si shoferojme makinen....mbas 20 minutash arrita ne shtepi te gjitha mire e bukur por pashe se nuk kishte ndryshuar asgje ishte po e njejta figure qe kisha pare para 3 vitesh rruga qe eshte as seshte 1 klm e pa shtruar me thane se e kishin ne plan kete vit ta benin por fatkeqsia e Gerdecit ja kishte prere fondet :eek:hh: nejse me vone pashe qe rruga e fshatit tim ishte lule perpara asaj qe gjeje paradoksale qe pashe kur ika per ne Durres...pashe qe njerzit kishin humbur disi nga ajo bujari qe une te pakten mbaja mend i vogel...pashe se te shumtat e rrasteve duhet te jepje dicka per te marre dhe gjene me te vogel nejse ekonomia e tregut me thane se quhet :) ... Diten tjeter thashe te shkoja ne Korce mbas 10 minutash isha ne nje kaos gropash qe bije brenda dhe te harronin emrin,njerez qe te hidheshin perpara makines vetem per te kaluar 1 sek me shpejt anen tjeter te rruges,makina qe nuk kane frenuar kurre ne nje tabele STOP mbas nje sforcarje te shikiimit te degjimit arrita te mos kem probleme ne qytet....mbaja mend se Korca ishte nje qytet i gjalle me njerez me dyqane me me me por kur dola ne mbremje pashe nje qytet te erret pa jete pa njerez e vetmja drite ne ate qytet te vrare ishte ora 18:00 me 22:00 ku njerzit dilnin tek parku dhe sikur benin xhiro me erdhi shume keq qe nje qytet si Korca ishte ne ate gjendje qe i vinte gjalleria deri ne oren 14 : 00 nga pazari dhe fshataret..... Korca e kishte vendosur marshin e kohes ne shpejtesi ngatalte..mu duk sikuar nuk deshte te shkonte perpara ne kohe por i pelqente keshtu e pa zhvilluar...mbas 3 ditesh ne Korce dhe zgjimi sistematik ne oren 7 te mengjesit gje qe une se bej as kur shkoj ne pune te ngrihem athere,sikur u mesova se flija dhe me shpejt ne mbremje u nisa drejt Durrsit Golemit me sakte dhe u ndesha me durimin tim shikoj nje rruge sikur kishin kaluar bombardues tanke dhe cdo gje qe mund te prishe nje rruge nacionale per nje rruge 40 klm bera 1 ore te arrija ne Pogradec mire bejne qe e prishin rrugen se do behej nje rruge e gjere por nuk mund ta prishesh te gjithe rrugen dhe sidomos nje rruge nacionale nejse ne Shqiperi je me thane cdo gje behet..Per fat te mire rruga per ne Dr ishte ne gjendje me te mire por e ngushte per talentin tone si shofere..mbas 2 ore e 30 minuta arrij ne Golem ne nje komplex pallatesh woow thashe bravo si e mbaja mend Golemin si na qenka bere...cdo gje mire vetem se vura re se nuk kishin asnje pik programimi ndertimesh kishim mesa duket vetem te ndertojme se pallatet i benin te bukura por harronin rrugen qe lidhte pallatin duhet te kishe 4x4 mbi 40 cm te larte qe mos te zije poshte...Shkova ne plazh dhe mund te them se u mahnita nga rregulli qe mbaheshe atje cadra plazhi i paster uji na e prishte pak po nejse...2 dite kalova bukur ne Golem...Kthehem dhe shkoj ne Kavaje dhe atje e njejta gje me Korcen dhe mund te them dhe me keq se ne Korce qytet pa jete.....me vone kuptova perse ndodh kjo.....Kur shkova ne Durres dhe ne Tirane kuptova pse keto qytetet qe pashe une te pakten ishin ne ate gjendje....Nje Shqiperi e tere punon per Durresin dhe me shume per Tiranen...per Durresin kisha ide jo shume te mire por ndrova mendim pashe nje qytet qe mundoheshe te perparonte por fatkeqsisht me menyren Shqiptare...ne Shqiperi pashe qe femrat vishen me me pak rroba se KΠRΛAT pashe nje shitje mendsh te papare po shitet mend tek i varferi se nje perqindje e madhe ishte ne mjerim total thjesht mundoheshin ta fshihnin..pashe se mungonte vetdija tek njerzit...pashe qe varferia dhe nje mentalitet i poshter kishte bere shume njerez te humbisnin krenarine tyre njerzore per nje xhiro me makine ose nje xhiro ne pub dhe eshte per te ardhur keq se si popull jemi krenare nga natyra por per disa gjera te kota atje sidomos femrat e humbisnin..kuptova qe jemi shume materialiste...Pashe se ne dyqan rrobash shiten dhe banane,pashe dhe pikat e karburantit kishin nje konkurence te kote..
Une kalova mire ne pergjithsi vitin tjeter akoma me mire shpresoj...

Konkluzjoni qe nxora ishte se femrat Shqiptaret ne pergjithsi kane big boobs :kercim::kercim:

e habitshme qe paske pasur ide te kqija per durresin dhe nuk habitem pse ke ndruar mendje hallall plako durrsjon do behesh
 
Shqiperia ne syte e nje femije

Shqiperia ne syte e nje femije

Eda Derhemi

Lara, vajza ime e vogël, lindi në vitin 2000 në Illinois të Shteteve të Bashkuara. Kur morëm në telefon gjyshërit në Tiranë t‘u thoshim lajmin dhe emrin e mbesës më të vogël, gjyshi i saj u ankua duke qeshur: "Po emër lope i vutë gocës?" I thashë: "Jo, babi, megjithëse nuk do më vinte shumë keq t‘i vija një emër lope aq të hijshëm sa Lara. I vumë emrin e heroinës së Doktor Zhivagos. Të kujtohet që ma ke gjetur ti nëpër shokët e tu romanin e ndaluar të Pasternakut, kur isha në gjimnaz?" Por, pavarësisht nga reagimi fillestar, Lara është mbesa e preferuar e gjyshit, dhe siç thotë vetë ai, jo ngaqë është më e vogla, as ngaqë është gjysmë shqiptare e gjysmë amerikane, por sepse është ajo që e do më shumë Shqipërinë. Mbesa e madhe e gjyshit, motra 21 vjeçe e Larës që e ka lënë Shqipërinë kur ishte tre vjeçe dhe ende flet mirë shqip, nuk është më e preferuara e gjyshit, sepse ka bërë një tatu të madhe të shqiponjës shqiptare mbi shputën e këmbës. Shqiponja është në rregull me gjyshi Beqon, po tatuja është e pafalshme… Dy mbesat e tjera të gjyshit që jetojnë në Tiranë nuk kanë mundësi t‘i marrë malli për Shqipërinë, sepse e kanë aty, nganjëherë edhe më shumë se do donin ta kishin.

Në vjeshtë të vitit 2007, Lara kaloi një semestër të tërë në Tiranë, semestrin e parë të klasës së dytë, në shkollën Feniks. E kish parë Shqipërinë dy herë gjatë dy verave të mëparshme. Por kjo ishte një aventurë shumë më e gjatë dhe emocionuese. Lara nuk flinte dot javën para se të nisej për në Shqipëri. Për Larën Shqipëria është vendi më i mrekullueshëm në botë dhe një vend ku "there is always fun stuff", ose, siç thuhej kur isha unë e vogël, "bëhet gallatë". Por ato që Lara mund të thoshte në shqip në atë moment, ishin vetëm faleminderit, mirupafshim, dua, nuk dua (që ajo i thoshte "unë do" dhe "unë nuk do"), po, jo dhe si je. Por, me këto fjalë, e mbante për bukuri muhabetin ndezur në telefon, kur nga Amerika fliste me kushërirat e veta në Tiranë. Pas një muaji, duke folur me Adrin dhe Jonën, gjuha e Larës nuk kish më të njohur. Brisk fare. Kuptohet që vazhdimisht thoshte shprehje si "Kë janë pjeshkat për?", "Ku do vijë mami nga?", ose "Adri! Mos bëj pyetje, ti e di përgjigjen e!" Një problem tjetër me gjuhën që i shkrinte shqiptarët, sidomos të moshuarit, ishte folja "dua" siç e përdorte Lara. Kur Lara mbaron së foluri me dikë në telefon në anglisht, e mbyll bisedën me "I love you", ose "I love you too." Në shqip Lara thoshte: "Unë të dua", ose "Unë të dua ty". Pasi kish dëgjuar këngë shqiptare në televizor e radio, shpesh e korrigjonte veten duke thënë: "Të dashuroj ty". Sa ia mësuam Larës përdorimin dhe ndryshimin mes "të dua", "të dua fort" e "të dashuroj", u desh pak punë, por kaloi edhe kjo pa zarar.

Pas javëve të para në Shqipëri, ajo më tha: "Mami, shqiptarët mua më prekin. Më prekin gjithmonë". Duke e mbajtur veten të mos dukesha shumë e trazuar, e pyeta: "Si të prekin? Ku të prekin?" Tha se duhet ta kisha parë vetë kur ndodhte. "Kur vijnë mysafirë te gjyshi dhe nona, të gjithë më puthin dhe më përkëdhelin. Por edhe në rrugë, njerëz që nuk i njoh, qeshin dhe më prekin tek koka ose më shtrëngojnë faqen. Duket sikur njerëzit këtu bëjnë kështu se më duan shumë. Madje një grua te lodrat më dha një karamele dhe unë e hëngra se më tha gjyshi që mund ta haja". Tek kalonte koha në Shqipëri, Lara jo vetëm u mësua me dashurinë e pasolicituar të shqiptarëve, por edhe nisi ta kërkonte atë. Ishte gjithnjë më e gëzuar kur kish njerëz që flisnin për të dhe madje përpiqej t‘u interesonte sa më shumë që të merrte ca përkëdhelje më tepër. Në shkollë ishte e njëjta situatë. Mësuese Alba ishte gjithashtu "shumë e ëmbël dhe e mirë" me Larën. Ulej krah Larës në furgonin që sillte fëmijët nëpër shtëpi pasditeve dhe kur Lara nuk dinte një fjalë në shqip, ajo e ndihmonte gjithnjë me anglishten. Kështu ishin edhe shokët e klasës që nuk talleshin me Larën kur bënte ndonjë gabim. Për mësuesen e baletit thoshte se "ishte më e mirë se sa ato në Amerikë, se të bënte të punoje fort; vetëm se Lara nuk e kuptonte se si mund të ishte aq e dashur dhe aq e egër në të njëjtën kohë: një herë u ulëriste gocave: "Sa e trashë që je! Më lart ngrije këmbën!" - dhe pas një minute i kapte nga faqet dhe u thoshte: "Kukull je fare!"

Me kohë mësoi plot gjëra të reja: se në Shqipëri "të ngrinin në mësim", se "çdo ditë jepeshin detyra shtëpie", se "duhet të përgatitej për një provim", e jo thjesht të shkonte në klasë si në Amerikë, se "nxënësi më i mirë merrte lëvdata, ndërsa ai më ‘i keqi‘ qortohej para gjithë klasës". Me tim shoq nuk e dinim se si do t‘i merrte të gjitha këto koncepte "ndryshe", ndaj rrinim si mbi gjemba në fillim. Por Lara na çuditi të gjithëve me ambientimin dhe përdorimin për mirë të çdo eksperience shqiptare. Asnjë lloj frike a stresi, përkundrazi, i racionalizonte të gjitha dallimet mes dy sistemeve dhe thoshte se "në Shqipëri rregullat janë kështu, ndërsa në Amerikë ndryshe, se disa gjëra janë më mirë atje e disa më mirë këtu". Por kalonte gjithçka pa problem e duke i parë gjërat drejt e në sy. Një ditë më kërkoi ta çoja në një pikë interneti që t‘i shkruante një shoqeje në Amerikë. I thoshte: "It is so cool here! Unë shkoj sa herë që të dua te shtëpia e gjyshit dhe e nonës, vetëm fare, edhe pa i thënë mamit, madje edhe me pizhame, ditën ose natën, se i kemi shtëpitë shumë afër. Vetëm se pastaj ata më llastojnë: Gjyshi më çon te lodrat edhe kur është shumë vapë, ose edhe natën, po t‘i them unë. Ndërsa nona më bën petulla sa herë që unë ia kërkoj, edhe para se të kem ngrënë drekë ose darkë. Kur të vij në Amerikë do t‘i them mamit të bëjë petulla për gjithë klasën. You will love them". Po pastaj shtonte: "Vetëm se Shqipëria është shumë pis dhe ka shumë gjëra të thyera. Njerëzit nuk thonë ‘faleminderit‘ shumë shpesh. Nganjëherë duhet t‘i bëj detyrat sapo vij nga shkolla, se pastaj ikin dritat. Nganjëherë duhet të shkoj ta bëj banjën te nona se ata kanë gjenerator. But, still: it is really fun". Jam e sigurt që shoqja e Larës nuk e ka kuptuar mirë pjesën se si mund të mos kesh korrent apo ujë. Por, ashtu si Lara kapërcente gjithçka me shpirt stoik e justifikues, jam e sigurt që edhe shoqja e saj përtej oqeanit ka gjetur një mënyrë shpjegimi për çuditë shqiptare.

Kësaj vere ime bijë është në SHBA dhe nuk pushon së përmenduri Shqipërinë dhe sa shumë do donte të ishte prapë atje. Dje më kërkoi ta hidhja në pishinë si top në ajër, ashtu si luante me të në Himarë, daja Beni. I thashë se nuk kisha fuqi ta hidhja në ajër, sepse ishte bërë e madhe. Më tha se daja e hidhte ashtu një mijë herë në Himarë dhe se ai nuk i kishte thënë "jo" as atë ditë kur iriqët e detit i kishin shpuar duart.

Në shkollë kësaj pranvere, kur po studionin kontinentin e Evropës, Lara bëri edhe një prezantim për Shqipërinë si vend evropian, për fëmijët e tjerë. Isha edhe unë atje bashkë me dy tabaka me petulla, për të cilët isha zgjuar në pikë të mëngjesit t‘i përgatisja. Petullat e fundit u ndanë në copa të vogla për secilin, sepse të gjithë donin akoma. Kur erdhën në ditëlindjen e Larës në korrik, pasi mbaruan tortën me çokollatë dhe me luleshtrydhe, ata kërkuan petulla si ato të nonës së Larës. Shokët e vajzës këtu në Amerikë, veç petullave, e dinë sa e vjetër është shqipja, njohin edhe Skënderbeun, edhe Nënë Terezën. Ata, gjithashtu, mendojnë se "lodrat në Shqipëri janë më argëtuese se sa në Amerikë". Kur dolëm nga prezantimi i thashë Larës pse kish thënë kështu për lodrat, kur ajo me siguri e dinte se nuk qe e vërtetë. Lara tha: "Po. Në fakt, në Amerikë lodrat janë më të bukura, por këtu nuk është aq qejf sa në Shqipëri. Atje të gjithë fëmijët e njohin njëri-tjetrin para se të arrijnë te lodrat; këtu unë nuk i njoh fëmijët e tjerë që janë te lodrat dhe luaj vetëm. Atje shkoja gjithmonë me Adrin".

Kur Lara u kthye në shtëpi në Amerikë, nga filmat e parë që pa ishte Ratatouille, një film që kërkon t‘u mësojë fëmijëve (apo të rriturve) se edhe qeniet që kemi zakon t‘i përbuzim e t‘i konsiderojmë pa vlerë, mund t‘i japin shoqërisë gjëra të çmuara, po të respektohen prej saj. Kur Lara pa shpirtin kolektiv të kopesë së minjve, dashurinë dhe ndihmën deri në vetësakrifikim që ata i jepnin njëri-tjetrit, me gjithë varfërinë, tha: "Mua më duket se në Shqipëri njerëzit e duan fort njëri-tjetrin si minjtë e Ratatouille-t". Nuk bëra zë, se nuk isha e sigurt si të përgjigjesha. Por ka një të vërtetë në ato që tha Lara: Ne kemi aq shumë energji dhe rezerva dashurie dhe emocioni, por shpesh i keqpërdorim ose i lëmë pas dore. Ia tregojmë lehtë dashurinë një fëmije ,apo një personi të konceptuar si "jashtë grupi", por jo edhe aq njëri-tjetrit. Ajo lidhje e shpirt që na ka mbajtur gjallë në ditë të këqija, që shkencëtarët e quajnë "kapital shoqëror", është ndoshta pasuria më e madhe që kemi sot për sot, por që është aq e thyeshme dhe aq lehtë e transformueshme në korrupsion, ose abuzim të tjetrit. Vende me kapital të lartë shoqëror, teorikisht duhet të kishin edhe prosperitet më të lartë. Në Shqipëri kjo formulë e Robert Putnam-it nuk vërtetohet. Por të paktën, qoftë edhe në formë të paorganizuar si duhet, ne kemi bazën e nevojshme të këtij lloj kapitali (ndërkohë që shumë gjëra të tjera nuk i kemi fare). Ndaj, pse të mos jemi në gjendje ta shndërrojmë në forcë pozitive dhe ndërtuese. Unë besoj se Lara dhe çdo "naiv" tjetër në botë që vjen në Shqipëri dhe bie në dashuri me të, me gjithë të vërtetën e hidhur që marrin gjatë informimit të pagabueshëm shqisor, është aq i zgjuar ose intuitive, sa të mos mashtrohet në ndjesinë se ky vend ka shumë dashuri brenda vetes.

Këto shtatë muaj, teksa shqipja e Larës zbehet e dobësohet, ka një shprehje që kudo qofshim e çfarëdo qoftë situata, Lara e thotë në shqip: "Uaaaa, sa e bukur!" Kjo shprehje mahnitjeje, herë për një flutur, një karkalec, një lule, një vizatim apo një kukull, i del vetëm në shqip. E vërteta është se në pavetëdijen e saj kjo shprehje, për Larën, i takon para së gjithash Shqipërisë. Ndoshta Shqipërisë i duhen më shumë sy fëmijësh.
 
E vërteta është se në pavetëdijen e saj kjo shprehje, për Larën, i takon para së gjithash Shqipërisë. Ndoshta Shqipërisë i duhen më shumë sy fëmijësh.

:dong::dong:Te puthe ate syrin e bukur qe ke :kiss:kiss
 
Udhetimin e fundit qe kisha bere per ne Shqiperi ishte para 3 vjetesh ne dasmen e vellait athere nuk i kisha dhene dhe shume rrendesi te shikoja Shqiperine se nuk kisha dhe kohe kete rradhe qe shkova kisha me shume kohe per te pare anet pozitive dhe negative te Shqiperise...Udhetimi filloi nje dite te bukur ketu ne Greqi dhe mbas 6 oresh udhetimi arrita ne piken doganore ne Kapshtice ku pashe ne anen tone nje rremuje te madhe njerzish qe te vetmen gje qe ishin duke bere ishin duke u shtyre ne NJE sportel te vetem ku punonjsi her hynte her dilte nga sporteli....normalisht nuk mu duk shume pritja prej 40 minutash sepse gezimi qe do shkoja ne shtepi ishte me i madh..u nisa drejt fshatit ku jetoj me nje busqeshje naaaa i gezuar se do shikoja vendlindjen pas 3 vitesh rruga deri ne nje far vendi ishte shume e mire por me dy kalime lart poshte gje qe kuptova per ne Shqiptaret eshte e paket nga menyra se si shoferojme makinen....mbas 20 minutash arrita ne shtepi te gjitha mire e bukur por pashe se nuk kishte ndryshuar asgje ishte po e njejta figure qe kisha pare para 3 vitesh rruga qe eshte as seshte 1 klm e pa shtruar me thane se e kishin ne plan kete vit ta benin por fatkeqsia e Gerdecit ja kishte prere fondet :eek:hh: nejse me vone pashe qe rruga e fshatit tim ishte lule perpara asaj qe gjeje paradoksale qe pashe kur ika per ne Durres...pashe qe njerzit kishin humbur disi nga ajo bujari qe une te pakten mbaja mend i vogel...pashe se te shumtat e rrasteve duhet te jepje dicka per te marre dhe gjene me te vogel nejse ekonomia e tregut me thane se quhet :) ... Diten tjeter thashe te shkoja ne Korce mbas 10 minutash isha ne nje kaos gropash qe bije brenda dhe te harronin emrin,njerez qe te hidheshin perpara makines vetem per te kaluar 1 sek me shpejt anen tjeter te rruges,makina qe nuk kane frenuar kurre ne nje tabele STOP mbas nje sforcarje te shikiimit te degjimit arrita te mos kem probleme ne qytet....mbaja mend se Korca ishte nje qytet i gjalle me njerez me dyqane me me me por kur dola ne mbremje pashe nje qytet te erret pa jete pa njerez e vetmja drite ne ate qytet te vrare ishte ora 18:00 me 22:00 ku njerzit dilnin tek parku dhe sikur benin xhiro me erdhi shume keq qe nje qytet si Korca ishte ne ate gjendje qe i vinte gjalleria deri ne oren 14 : 00 nga pazari dhe fshataret..... Korca e kishte vendosur marshin e kohes ne shpejtesi ngatalte..mu duk sikuar nuk deshte te shkonte perpara ne kohe por i pelqente keshtu e pa zhvilluar...mbas 3 ditesh ne Korce dhe zgjimi sistematik ne oren 7 te mengjesit gje qe une se bej as kur shkoj ne pune te ngrihem athere,sikur u mesova se flija dhe me shpejt ne mbremje u nisa drejt Durrsit Golemit me sakte dhe u ndesha me durimin tim shikoj nje rruge sikur kishin kaluar bombardues tanke dhe cdo gje qe mund te prishe nje rruge nacionale per nje rruge 40 klm bera 1 ore te arrija ne Pogradec mire bejne qe e prishin rrugen se do behej nje rruge e gjere por nuk mund ta prishesh te gjithe rrugen dhe sidomos nje rruge nacionale nejse ne Shqiperi je me thane cdo gje behet..Per fat te mire rruga per ne Dr ishte ne gjendje me te mire por e ngushte per talentin tone si shofere..mbas 2 ore e 30 minuta arrij ne Golem ne nje komplex pallatesh woow thashe bravo si e mbaja mend Golemin si na qenka bere...cdo gje mire vetem se vura re se nuk kishin asnje pik programimi ndertimesh kishim mesa duket vetem te ndertojme se pallatet i benin te bukura por harronin rrugen qe lidhte pallatin duhet te kishe 4x4 mbi 40 cm te larte qe mos te zije poshte...Shkova ne plazh dhe mund te them se u mahnita nga rregulli qe mbaheshe atje cadra plazhi i paster uji na e prishte pak po nejse...2 dite kalova bukur ne Golem...Kthehem dhe shkoj ne Kavaje dhe atje e njejta gje me Korcen dhe mund te them dhe me keq se ne Korce qytet pa jete.....me vone kuptova perse ndodh kjo.....Kur shkova ne Durres dhe ne Tirane kuptova pse keto qytetet qe pashe une te pakten ishin ne ate gjendje....Nje Shqiperi e tere punon per Durresin dhe me shume per Tiranen...per Durresin kisha ide jo shume te mire por ndrova mendim pashe nje qytet qe mundoheshe te perparonte por fatkeqsisht me menyren Shqiptare...ne Shqiperi pashe qe femrat vishen me me pak rroba se KΠRΛAT pashe nje shitje mendsh te papare po shitet mend tek i varferi se nje perqindje e madhe ishte ne mjerim total thjesht mundoheshin ta fshihnin..pashe se mungonte vetdija tek njerzit...pashe qe varferia dhe nje mentalitet i poshter kishte bere shume njerez te humbisnin krenarine tyre njerzore per nje xhiro me makine ose nje xhiro ne pub dhe eshte per te ardhur keq se si popull jemi krenare nga natyra por per disa gjera te kota atje sidomos femrat e humbisnin..kuptova qe jemi shume materialiste...Pashe se ne dyqan rrobash shiten dhe banane,pashe dhe pikat e karburantit kishin nje konkurence te kote..
Une kalova mire ne pergjithsi vitin tjeter akoma me mire shpresoj...

Konkluzjoni qe nxora ishte se femrat Shqiptaret ne pergjithsi kane big boobs :kercim::kercim:

:dong::dong: mese te verteta...........
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top