Shqipëria në BE në 2025 me Bosnjen e Kosovën, Serbia në 2014

vitk

Anëtar i Respektuar

Christoph B. Schiltz | 28/12/2009

Sipas kësaj analize të gazetës më të madhe gjermane, Shqipëria mund të futet në BE jo më përpara se ën 2025 bashkë me Bosnjen dhe Kosovën. Serbia, pritet të jetë në BE që në fillim të 2014-s


Evropa gjendet para një raundi të ri të zgjerimit. Pas hyrjes së 12 shteteve në vitet 2004 dhe 2007, në vitet e ardhshme do të hyjnë vendet e Ballkanit Perëndimor me 25 milion banorë. BE ua pat premtuar aderimin vendeve të Ballkanit në Selanik që në vitin 2003. Tani ballkanasit ngulin këmbë në mbajtjen e premtimit. Serbia parashtroi këtë dhjetor kërkesën zyrtare për pranim në BE.


Boris Tadiç ia dorëzoi kërkesën në Stokholm kryetarit të radhës Frederik Reinfeldt. Tadiçi foli për një "pikë kthimi" dhe për një periudhë ku në Serbi, sipas tij, "do të pasojnë reforma të thella dhe nganjëherë të dhimbshme". Kërkesa për aderim bëhet 9 vite pas rrëzimit të Sllobodan Millosheviçit.


Qarqet e larta të BE -së presin që Serbia t´i bashkëngjitet Unionit në fillim të vitit 2014. Një proces i gjatë aderimi me plot barriera (si në rastin e Turqisë), përjashtohet në rastin e Serbisë. Pse? Sepse, ky vend, i cili gjendet në "portat e BE-së" - sipas mendimit të evropianëve, është "shumë i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit".


Por disa vende evropiane, si për shembull Holanda apo Belgjika kanë shumë dyshime. Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, tërhoqi vërejtjen se aderimi nuk duhet të ndodh kaq herët.

Ata që ngurrojnë, përmendin para së gjithash, se serbët, akoma nuk kanë arrestuar dy të kërkuarit si kriminelë të luftës; shefin e armatës serbe të Bosnjës Ratko Mladiç dhe udhëheqësin e dikurshëm të serbeve të Kroacisë, Goran Haxhiç.


Dhe veç kësaj, e ashtuquajtura Marrëveshje për Stabilitet dhe Asocim, që është e domosdoshme për bisedimet e aderimit, akoma nuk është ratifikuar plotësisht.
Por me gjithë ngurrimet e mësipërme, shumë qeveri të BE-së, (përfshirë kreun e radhës Suedinë dhe mbi të gjitha Spanja, e cila do ta udhëheq BE në gjashtë muajt e ardhshëm), insistojnë që për Serbinë, procesi të përshpejtohet.


Edhe Italia ka të njëjtin qëndrim. Ishin këto vende që inkurajuan qeverinë e Beogradit ta bëjë tani kërkesën për aderim. MPJ i Spanjës Miguel Angel Moratinos u shpreh hapur se "do të bëjë çdo gjë që është e mundur që Serbia ta fitojë statusin e kandidatit".


Gjithsesi një vend bëhet kandidat vetëm atëherë, kur vendosin 27 shtete të BE-së plus një pyetësor shumë i gjatë. Kjo mund të zgjasë shumë. Mali i Zi, për shembull e ka bërë kërkesën në vitin 2008 dhe nuk është akoma kandidat.


Edhe Shqipëria duhet të presë ende. Qeveria e Tiranës në prill të këtij viti ka bërë kërkesë aderimi. Para disa javëve Komisioni i BE-së i ka dorëzuar këtij vendi 2280 pyetje, për të cilat duhet të përgjigjen. Fjala është për pyetjet në ekonomi dhe sistemin gjyqësor.


Kandidat aktual veç Turqisë, janë Maqedonia dhe Kroacia. Kroacia edhe pse ka problem tani me Slloveninë për shkak të kufirit në Adriatik, pritet të anëtarësohet në janar të vitit 2011. Në 17 prej 35 fushave politike, bisedimet e aderimit kanë përfunduar, ndërsa 11 të tjerat janë në bisedim e sipër.


Hyrja e Kroacisë do ta rriste shumë presionin e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbi BE-në për t´u pranuar më shpejt. Dhe kjo mund t´i jap vërtet impulse procesit të hyrjes të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. BE gjendet para debateve të nxehta.


Vendet tepër të varfra dhe të dominuar nga korrupsioni si Shqipëria, Bosnja Hercegovina dhe Kosova në rastin më të shpejt do të jenë të gatshme për hyrje në BE në vitin 2025.


Nga ana tjetër, në Ballkanin Perëndimor mund të krijohet një shoqëri dy klasore, gjë të cilën e theksojnë shumë anëtarë të BE-së. Kjo mund të behet e rrezikshme dhe të çojë në destabilizimi të ri të zonës. Këtë nuk e dëshiron askush në Bruksel.
 
Titulli: Shqipëria në BE në 2025 me Bosnjen e Kosovën, Serbia në 2014

u mbyten me perralla keto statmente jane bere si puna e horoskopit te betohem parashikime pa lidhje fare!!!???
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top