Shqipëria në Arenën Ndërkombëtare

alfonci

Veri investigatio
Procesi i vështirë i integrimit të Shqipërisë në strukturat e sistemit ndërkombëtar pati pasoja të mëdha në prestigjin dhe sjelljen e politikës së jashtme të Shqipërisë. Deri në 1991, megjithëse Shqipëria ishte e pavarur – anëtarësia Shqiptare në organizatat ndërkombëtare dhe Kombet e Bashkuara ishte shumë e kufizuar. Gjatë viteve të fundit pas rrëzimit të Komunizmit, Shqipëria u bë anëtare e një numri të konsiderueshëm të organizatave ndërkombëtare dhe integrimi i saj në këtë sistem krijoi probleme të reja dhe kërkoi kështu formulimin e politikave të reja.

Ngjarjet e fundit pas rrëzimit të Komunizmit në Shqipëri, ndonëse nxinë reputacionin Shqiptar në arenën ndërkombëtare, krijuan gjithashtu shenjën e fundit të rënies së një kapitulli të paharrueshëm në historinë ndërkombëtare diplomatike. Ndërsa diplomacia Shqiptare po eksploron mënyra të reja dhe po përballet me një situatë delikate në Ballkan, ate të Kosovës, që është gjithashtu një kapitull i gjatë rebelimi në mënyrën më natyrale për pavarësi dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut të cilat janë shkelur dukshëm për një kohë të konsiderueshme.

Në më shumë se pesë dekada më parë, gjashtë anëtarët e parë të themelimit të atij ekipi që u krijua dhe u quajt Bashkimi Komunitar Europian, mbyllen perfundimisht njëherëe e përgjithmonë derën e konflikteve historike ndërmjet tyre.

Ideja gjeniale dhe e vërtetëe e Monesë dhe Shumanit për t’u bashkuar përreth një interesi të përbashkët ekonomik, i cili do të menjanoj konfliktet e reja ndërmjet vendeve Europiane rezultoi të ishte investimi më i mirë gjithashtu me i qendrueshem dhe më frytshëm, pra investimi që Europa kishte më shumë nevojë.

ثshtë saktësisht ky vizion që Diplomacia Shqiptare ka vendosur në krijimin e politikave të jashtme rajonale dhe qëllimi për të zhvilluar më tej marrëdhëniet me Europën Lindore. ثshtë vizioni për stabilitetin e rajonit, në paqe dhe prosperitet ekonomik, në një bashkëpunim dinamik të hapur rajonal, ku mos të mbizoterojnë krizat por një bashkëpunim ku prodhohen dhe vlerësohen vlerat më të mira.

Aktiviteti ynë diplomatik ka për qëllim të gjejë elemente të rinj për implementimin e politikave rajonale të krijuara në mënyrë të vendosur mbi parimet e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe outputëve të tyre në baza, mbi të cilat qëndrojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme gjithashtu dhe demokratizimi i insitucioneve, në integritetin ekonomik dhe në dëshiren për të vendosur një sistem të ri komunikimi dhe vlera bashkëjetuese në rajon.

Shqipëria është një ndër vendet e para të njohura si kandidate potenciale që kur filluan negociatat për Marrëveshjen e Stablizim Asocimit në 2003. Këto negociata u arritën me sukses dhe konkretizimi i firmosjes në 12 Qershor të vitit 2006 të kësaj marrëveshjeje tepër të rëndësishme, plotesoi hapat e para drejt një anëtarësimi të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Megjithatë, pranimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian varet kryesisht nga stabiliteti ekonomik dhe politik. Duke ndjekur hapat e vendeve të pranuara se fundmi nga Europa Lindore, Shqipëria ka qenë tepër e angazhuar me Insitucionet Europiane dhe NATO, dhe ka mbajtur pozitën e saj si një faktor stabiliteti dhe një aleat i fortë i Europës Perëndimore në rajonin e trazuar dhe të ndarë të Ballkanit. Pranimi dhe përfshirja e Shqipërisë dhe e pjesës tjetër të Ballkanit perëndimor konsiderohet si një përparësi e Bashkimit Europian.

Sic është përcaktuar edhe nëe Samitin e Zagrebit, harta e Europës nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor.

Pas gjithë etapave dhe hapave që ka hedhur Shqipëria në këto vitet e fundit, një ngjarje tepër e rëndësishme historike tërheq vëmendjen. Ardhja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Lajm ky i mikpritur në mënyrën më të lartë të qeverisë shqiptare. Kemi dy elemente të rëndësishëm që mund të vërejmë në këtë vizitë.

Së pari, është mundësia që Shqipëria se afërmi të bëhet anëtarë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior(NATO), objektivat e të cilës realizohen përmes vendosjes së një garancie kolektive ndaj cdo agresioni dhe permes bashkëpunimit në cështjet e mbrojtjes përfshire këtu edhe një bashkëpunim të ngushtë politik.

Së dyti, cështjen aq të rëndësishme, mbështetjen për statusin final të Kosovës, nje plagë kjo e përmendur në preambulen e Kushtetutës shqiptare ku thuhet, “Populli Shqipëtar aspiron prej shekujsh për identitetin dhe bashkimin kombëtare”.. Presidenti Bush në fazën e dytë të mandatit të tij, rikthen vemendjen në rajonin tonë dhe konfimon pikërisht (jo pa qëllim) ardhjen e tij në Tiranën zyrtare. Zgjidhja e statusit të Kosovës nuk përfaqëson më vetëm vetvetën por ka marrë tashmë një kuptim thelbësor gjeopolitik. Edhe ënderrat mund të kthehen në realitet.

Jonida Drogu (Autorja është pedagoge në Universitetin e Shkencave Sociale)


© by Gazetajava.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top