Shqipëria në 2012 në BE, shpejt në NATO

Erblinaa

Anëtar i ri
Shqipëria në 2012 në BE, shpejt në NATO
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, viziton Italinë

I ndodhur për vizitë zyrtare në shtetin përtej Adriatikut presidenti shqiptar Bamir Topi tha se siguria në deklarimet e tij qëndron në reformat që ka ndërmarrë vendi ynë. “Brenda 2012 Shqipëria do të hyjë në Bashkimin Evropian. Reformat që po kryen vendi japin këtë siguri”- kështu ka deklaruar nga Gjenova, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Itali. “Pas një muaji Shqipëria do të hyjë me të drejta të plota në NATO. ka do të thotë se vendi ofron të gjitha mundësitë ekonomike por edhe garanton dhe të drejta për të gjithë rajonin e Ballkanit”-, citon agjencia italiane e lajmeve “ANSA” citoi kreun e shtetit shqiptar. “Reformat e ndërmarra politike-ka vazhduar presidenti-japin siguri se ditë pas dite mund të hymë me të gjitha të drejtat në Komunitetin evropian. Presidenti Topi u shpreh se Shqipëria është në fazë tranzicioni, por gjasat janë pozitive dhe shqiptarët janë të sigurt në qëllimin e tyre për anëtarësimin në strukturat evropiane. Në fund të deklaratës së tij presidenti Topi falënderoi popullin italian për mikpritjen ndaj shqiptarëve. “Dua të falënderoj popullin italian për mikpritjen e dhënë ndaj shqiptarëve të cilët janë integruar në jetën italiane, punojnë dhe studiojnë në këtë vend”, tha presidenti Topi.

botasot
 
Titulli: Shqipëria në 2012 në BE, shpejt në NATO

Me shpresa kemi 20 vjet po vec se kur bojn na i brockull kto politikanet tan edhe nga 2012 mos bohet 2021... dhe na rroft mjekrra e bardhe brezit tone... :)
 
Titulli: Shqipëria në 2012 në BE, shpejt në NATO

Mire shume.....Se kisha degjuar ndonjehere kete lloj deklarate:p
Ja dhe pak vite na ndajne nga Nato.
 
Titulli: Shqipëria në 2012 në BE, shpejt në NATO

pa e shkuar per fyti mos thuaj se qollufita.

nuk do jete ndonje gje madhore dhe pershqiperine mos u nguroni se do te vije nje dite qe do thoni kishim qen me rehat pa europen.
 
Titulli: Shqipëria në 2012 në BE, shpejt në NATO

Nje gje shume e mire per Shqiperin ! Shpresojme te jete 2012
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top