Shqiperia natyrore me te drejten nderkombetare

Si të realizohet Ribashkimi?

Sa e sa mashtrime, dredhi, tradhti e përfitime janë bërë në emër të saj. Shumëkujt i ka shërbyer si një mburojë në realizimin e interesave personale. Nga kjo veçmas kanë përfituar ata që janë të preokupuar me materializëm, e të cilët e kanë parë si një shans që duke u inkuadruar në partitë politike e organizma tjerë, janë pasuruar në emër të çështjes kombëtare.
Edhe për ribashkim shqiptarët kanë pengesa. Një pjesë e popullatës së thjeshtë, e mashtruar nga pushtetarët i thonë jo, ribashkimit. Derisa shqiptarët vazhdimisht rrezikohen nga faktorët e jashtëm (serb, grek,maqedonas,malazezë), rreziku më i madh i vjen nga faktori i brendshëm. Zvogëlimi i rrezikut nga brenda ndikon drejtpërdrejtë në zvogëlimin e rrezikut nga jashtë.
Se a duhet ribashkimi të realizohet, vetë apo me ndihmën e huaj, është pyetje që shqiptarët duhet të vendosin. A munden shqiptarët që vetë të hartojnë, zbatojnë dhe realizojnë procesin e ribashkimit , si dhe në çfarë përmase, varet nga shumë faktorë. Por nëse diçka realizohet me forca vetjake, frytet e punës janë më të ëmbla në krahasim me përkrahjen e dikujt tjetër.

Pse ribashkimi? Si e vetmja alternativë që do të pengonte shpërbërjen e popullit shqiptarë si dhe do të krijonte parakushte për rimëkëmbje kombëtare.
Epiqendra e ribashkimit është Tirana. Nëse ajo ndërgjegjësohet atëherë ribashkimi është i pashmangshëm. Nuk duhet të krijojmë iluzione se ribashkimi shkon prej nivelit lokal apo regjional kah qendra, por e kundërta. Në të vërtet, a nuk e dëshmon historia jonë 17 vjeçare, që sa herë ishte në pyetje interesi kombëtar shqiptarë, armiqtë tanë në bashkëpunim me forcat e errëta në vend godisnin Tiranën për vdekje. Nga shumë personalitete shqiptare na është thënë se hallka më e rëndësishme e çështjes shqiptare është Kosova. Realiteti e dëshmon se ajo hallkë, apo alfa dhe omega e çështjes shqiptare është Tirana.
اështja e ribashkimit duhet bërë hapur e pa druajtje. Ne nuk duhet të turpërohemi nga askush për ribashkim, vetëm se kërkojmë atë që na takon madje e garantuar me konventat ndërkombëtare. Kur themi se kemi të drejtë sipas konventave ndërkombëtare bazohemi në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Ajo përcakton që marrëdhëniet miqësore ndërmjet kombeve bazohen mbi respektimin e principit të barazisë dhe të dejtës për vetvendosjes të popujve ( neni 1 paragrafi 2 , të gjithë popujt kanë të drejtën e vetvendosjes. Në parimet themelore të kësaj të drejte , ata vendosin lirisht për statusin politik dhe ndjekin lirisht zhvillimin e tyre ekonomik, kulturor dhe social)
Duhet të dimë kush, si, rrugët dhe mënyrat e veprimit. Ribashkimi është kombinim i secilës nga pak. Pak mençuri politiko-diplomatike, pak dinakëri, por gjithnjë e mbështetur në atë kryesoren, në forcën ushtarake. Nuk duhet të bazohemi në shabllone diplomatike, juridike, sepse çështja shqiptare ka veçoritë e veta. Nuk bënë punë këtu neni aq, neni kaq, por nen mbi nene duhet të jetë, interesi shqiptarë e lyp kështu.Gjatë ndjekjes së ligjëratave ne kemi mësuar se në të drejtën ndërkombëtare nuk vlejnë parimet,të drejtën ndërkombetare e krijojnë të fortit.
E tërë filozofia duhet të përqendrohet, si të bëhemi faktor. Nga kjo duhet të zgjedhim objektivin tonë të ardhshëm. Cili duhet të jetë objektivi jonë? Bërja e forcës ushtarake. Vetëm kur ta bëjmë atë, armiq e miq do të na dëgjojnë zërin. Por edhe të dëgjuarit e zërit nuk është i mjaftueshëm, nëse nuk dimë si të realizojmë ribashkim e trojeve shqiptare.


Nëse dikush thotë se ribashkimi do të bëhet me dialog, ai ju mashtron!

Ne si popull duhet të krijojmë ngjarje, e jo vetëm të i shikojmë ngjarjet rreth dhe për ne. Shqiptarët nuk duhet lejuar që ngjarjet të udhëheqin me ta, por ngjarjet të jenë të udhëhequra nga ta. Bota është e gjerë në ekonomi e industri, ajo i pret ata popuj që duan ndryshime, e jo përtacët.
Si popull kemi përgjegjësi për gjendjen tonë, por përgjegjësia është më e madhe nëse nuk bëjmë orvatje të ndryshojmë.Shqiptarëve u duhet një udhëheqësi e guximshme e cila duhet të marrë vendime për 100 vitet e ardhshme, e jo për 5 vite në emër të gjoja një jete më të mirë.
Cilat rrugë të ndjekim? Paqësore apo luftarake?Të dyja. Mungesa e forcës nuk na bënë partner serioz por objekt nënshtrimi.
Parapërgatitja e terrenit duhet të shkoj në dy etapa paralele. Parapërgatitja brenda shqiptare dhe parapërgatitja ndërkombëtare. Duhet të jemi të sinqertë se parapërgatitja brenda shqiptare paraqet fatëkeqësishtë procesin më të mundimshëm të ribashkimit. Pse? Ideja e ribashkimit është zbehur në popull nga pushtetarët e sotëm.
Paramendo ribashkimin kombëtar, një ekonomi, një ushtri, një akademi shkencore, një kulturë, një sport. Aty ku gjendet vetëm një tërësi ka rregull, ka disiplinë, ka zhvillim ka përparim. Turizmi, bujqësia, pasuritë nëntokësore paraqesin një parajsë të ardhshme për shqiptarët. Kuptohet nëse duam dhe dimë që të qeverisim! Në përparimin e Shqipërisë së ardhshme asaj të ribashkuar, sikur të duam mund të shfrytëzojmë potencialin e madh të intelektualëve shqiptarë të shpërndarë në tërë botën.
Reagimi i bashkësisë ndërkombëtare do të jetë në përputhje me raportin e forcave në terren. Bashkësia ndërkombëtare i çmon popujt e organizuar dhe mbi të gjitha të vendosur në përpjekjet e tyre për ndonjë qëllim, e aq më tepër kur është në pyetje dekolonizimi i një populli të tërë. Vetëm nëse dimë të ballafaqohemi me fqinjët tanë, edhe bashkësia ndërkombëtare do të dijë, se kah t’ia mbaj.
Faktori kohor është mjaft i rëndësishëm në procesin e ribashkimit. Ai mund të jetë i shkurt dhe më i lehtë nëse angazhohet shteti shqiptarë. Këtu vlen të theksohet edhe se ribashkimi nuk varet nga datat, por nga puna dhe angazhimi serioz.
A ka ndonjë alternativë Ribashkimi Kombëtar? Po. ثshtë shpërbërja e cila ka filluar më 1878 e do të vazhdoj deri në realizimin e plotë të Naçertaniasë dhe Megaliidesë.

Argumentimi dhe raporti me “fqinjët”

Argumentet PثR:

1.Për ta mbështetur,vërtetuar këtë pohim ne jemi bazuar në aktin më të lartë juridik dhe politik te shtetit amë,Shqipërisë.
Kushtetuta e Shqipërisë e nxjerrur me 21 tetor 1998 në Tiranë ditë e mërkurë e miratuar unanimisht nga të gjithë deputetët e pranishëm. Në rreshtat 11 dhe 12 të preambulës së kësaj kushtetute thuhet se”...me aspiratën shekullore të popullit shqiptare për identitet dhe bashkim kombëtar...”nga ku shihet qartë qëndrimi i vetë banorëve të republikës së Shqipërisë për gatishmërinë e reailizimit të këtij ideali,kjo koinçidon me vetë faktin se përfaqësuesit e tyre legjitim në kuvend kanë aprovuar një gjë të tillë.
Me gjithë përmbajtjen e kësaj kushtetute faktori ndërkombtarë Shqipërinë e pranoi si një nga aleatët më besnik në Ballkanin perëndimor,gjë që na bënë të kuptojmë se me vetë heshtjen e tyre ata kanë pranuar indirekt këtë proces natyror që do të ndodhë,deshën apo sdeshën ata.

2.Argumentin e dytë e mbështesin në Kartën e Kombeve të Bashkuara . Kjo kartë përcakton që marrëdhëniet miqësore ndërmjet kombeve bazohen mbi respektimin e principit të barazisë dhe të dejtës për vetvendosjes të popujve ( neni 1 paragrafi 2 , të gjithë popujt kanë të drejtën e vetvendosjes. Në parimet themelore të kësaj të drejte , ata vendosin lirisht për statusin politik dhe ndjekin lirisht zhvillimin e tyre ekonomik, kulturor dhe social).
Për të shkuar akoma në ekstrem shtete të cilat paraqiten si ”fqinje” të shqiptarëve kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë lloj lloj provokimesh.
Rasti i parë ka të bëjë me republikën e Serbisë e cila pos që ka një pjesë të Shqipërisë natyrale nën administrimin e vet (aludoj në tre komunat në lindje të Kosovës),ajo së fundmi ka miratuar kushtetutën,ne preambulen e së cilës Kosova administrative llogaritet si pjesë e saj.
Rasti i dytë ka të bëjë me “fqiun” tonë jugor,Greqinë i cili ende e ka në fuqi ligjin me të cilin haptazi i shpreh luftë Shqipërisë .
Kjo na bënë për të kuptuar se “fqinjtë” tanë jetojnë ende në mesjetë.


Nga e gjithë kjo që u tha më lartë mund të vihet në një përfundim mbase edhe jo të saktë,se:

1. Shqiptarët janë i vetmi popull në Evropë, ku në vend se udhëheqësit të ia tregojnë popullit rrugën, populli duhet të ia tregoj rrugën udhëheqësve;

2. Ta shohim botën ashtu si është e jo si dëshirojmë dhe të kuptojmë se bota udhëhiqet me teorinë e Darvinit;

3. Nuk ekzistojnë kombe të mëdha e të vogla por ekzistojnë kombe të organizuara e të paorganizuara;

4. Ribashkimin mund ta bëjnë popujt e jo individet.

5. Për ribashkim nuk ka nevojë të reformohet i tërë populli por vetëm ata të cilët deri tani nuk e perkrahen ribashkimin;

6. Nuk ka ribashkim me rrugë paqësore. Me paqe shqiptarët mund të shkojnë në Romë, Stamboll, Jerusalem dhe Mekë e të fotografohen;

7. Ribashkim ka vetëm me forcë ushtarake. Me bërjen e forcës shqiptarët mund të shkojnë në Bruksel e New York e të faktorizohen;

8. اmimi i ribashkimit është më i ulët se i kolonizimit.


Kjo ishte mënyra më e butë e mundëshme dhe më e dëshirueshme e ribashkimit të shqiptarëve.
Në shekullin 21 dy janë alternativat shqiptare.
Shpërbërja ose bërja.
Për fat të keq alternativa e tretë nuk ekziston.
Shqiptarë, e kemi fjalën se kah duhet të shkojmë.


P.O.
 
Si të realizohet Ribashkimi?


7. Ribashkim ka vetëm me forcë ushtarake. Me bërjen e forcës shqiptarët mund të shkojnë në Bruksel e New York e të faktorizohen;



Pershendetje fcbesia , eshte per tu vleresuar ndjenja jote Atdhedashese, por qe po shkon pak ne ekstrem me duket!
Nuk besoj se eshte kjo rrugedalja per nje ribashkim te "Shqiperise Natyrore" !
Edhe thjeshte e vetem per faktin se nuk kemi mundesite ekonomiko-logjistike per te ngritur nje armate te tille sa per ti bere balle armiqve te mundshem!
Por edhe sikur nje ushtri te tille te mund ta ngrinim nuk do te ishte e udhes qe ribashkimi te behej me ane te dhunes!

Ribashkim natyror te shqiptareve mund te kete nga ana politiko-ekonomike, sociale e kulturore, etj etj...
Duhen ndjekur politika lehtesuese, dhe ketu duhet synuar, qe shqiptaret te jene sa me afer me njeri-tjetrin kudo qe ata te ndodhen!
Ketu kam ndermend lehtesime levizjesh (Kosove, Maqedoni, Mal te Zi e Shqiperi) , marreveshje ekonomike, optimizimi i resurseve respekive, shfrytezimi sa me efektiv i infrastrukturave portuale, aeroportuale, fabrika, Tec-e, Hec-e etj...
Sikurse edhe takime e marreveshje sociale, shkembime eksperiencash etj etj...

Jetojme ne shekullin e 21 dhe tashme prespektivat kane ndryshuar, nuk jane me ato te 1 apo 5 shekujve me pare!
Duhet qe te gjithe SI SHQIPTARE te anetaresohemi ne UE dhe aty te jemi faktore (sikurse thua edhe ti) per ceshtjen shqiptare!

Nuk ka kohe per lufte!









Peace!
 
Redaktimi i fundit:
kuku pse be po ma plasni zhemren me kto muhabete..jo jo jo jo e jo..pse kurr su musht men niher edhe ju shqipet..n'Eu kena me shku e tani kejt mu bashku, qitja vul edhe pik...
 
oooo shqiptar me 1 lulë nuk vjen pranvera
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top