Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në Europë

Erblinaa

Anëtar i ri
Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në Europë
Qeveria përshëndet raportin e Global Insight që e rendit vendin tonë ndër 10 vendet e para në botë

Qeveria shqiptare ka përshëndetur dje rezultatet e publikuara nga Instituti prestigjoz Global Insight, i cili e rendit Shqipërinë ndër të parat shtete në Europë, përsa i përket rritjes ekonomike. Ministrja e Integrimit, njëkohësisht zëdhënëse e Këshillit të Ministrave, nënvizoi dje se kjo rritje ekonomike, e cila e etiketon Shqipërinë si vendi surprizë në ekonominë botërore me demokraci të maturuar dhe liri tregu, dëshmon maturinë në përmbushjen e politikave ekonomike të ekzekutivit. Bregu tha se, në një kohë kur e gjithë bota është e prekur nga kriza ekonomike, lajmi se Shqipëria shënon rritjen ekonomike më të madhe në Evropë, dëshmon edhe një herë se ky është vendi surprizë në ekonominë botërore, me demokraci të maturuar, liri tregu të kombinuar me reforma ambicioze, inflacion të ulët dhe stabilitet makro-ekonomik. Bregu iu referua raportit të Institutit Ndërkombëtar Global Insight, i mirënjohur për eksperiencën e tij ndërkombëtare 40-vjeçare në fushën e analizës, informimin e parashikimit ekonomik, financiar e politik të 204 vendeve të botës. Bregu ka vënë në dukje se jo vetëm instituti Global Insight, por edhe një sërë institutesh e organizmash të tjerë ndërkombëtare si Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Departamenti Ekonomik e Social i Kombeve të Bashkuara, "The Economist", seksioni Intelligence Unit dhe Instituti Vienez për Studime Ndërkombëtare Ekonomike, kanë dalë në të njëjëtin përfundim se Shqipëria gëzon rritjen më të lartë ekonomike në Europë. "I ardhur vetëm pak kohë pas vlerësimeve të Bankës Botërore, e cila e shpalli Shqipërinë si vendin e dytë në botë për zhvillimin ekonomik dhe raportit të Trasparency International, që e renditi Shqipërinë të dhjetën në botë për luftën kundër korrupsionit, ky klasifikim i ri konfirmon edhe një herë vlerësimin që organizatat më të mira ndërkombëtare i bëjnë reformave të ndërrmara nga qeveria shqiptare, që në krye të mandatit të saj", vlerësoi Bregu gjatë një deklarate për shtyp. Gjithashtu, Bregu ka vlerësuar se raportin e Global Insight, e ka komentuar edhe shtypi botëror, të cilat citojnë se, "Në Tiranë flamuri kombëtar mund të valëvitet i qetë. Shqipëria është vendi me ekonomi të shëndoshë me rritjen ekonomike më të madhe në Evropë për vitin 2009". Në mënyrë figurative, tha Bregu, Shqipëria cilësohet si "Nxënësi më i mirë i klasës në Evropë për vitin 2009 në fushën e rritjes ekonomike". Ajo nënvizoi se, është e rëndësishme për t'u theksuar se kjo rritje ekonomike e Shqipërisë nuk ka ardhur si rezultat i vlerësimit të ndonjë malli të rrallë e specifik si nafta apo gazi në tregun botëror (siç ka ndodhur me Turkmenistanin, që bën pjesë në 10-she), por ka ardhur tërësisht si rrjedhojë e rezultat i politikave të suksesshme ekonomike të qeverisë shqiptare. Gjithashtu, ministrja e Integrimit ka nënvizuar se, përfundimi i Global Insight, Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Departamentit Ekonomik e Social të Kombeve të Bashkuara, "The Economist", seksionit Intelligence Unit dhe Institutit Vienez për Studime Ndërkombëtare Ekonomike, konfirmon lajmin e mirë se Shqipëria është shkëputur përfundimisht nga imazhi i keq i vendit të prapambetur, i vendit që sjell vetëm probleme, duke përcjellë tashmë imazhin real të një vendi në zhvillim.

Reformat, qeveria shqiptare "nxënësi më i mirë"

Instituti prestigjoz i kërkimeve analitike të ekonomive të më shumë se 200 vendeve të botës, Global Insight, në një raport të publikuar disa ditë më parë e radhit Shqipërinë të parën në Europë përsa i përket rritjes ekonomike. Bëhet fjalë për vitin 2009, vitin që ekspertë të ekonomisë e kanë paralajmëruar si atë të thellimit të krizës ekonomike në mbarë botën. Por, sipas Global Insight, çmimi i madh i rritjes së treguesve ekonomike i takon për këtë vit Shqipërisë, me një parashikim prej 5.4 përqind. Global Insight ka një përvojë 40-vjeçare në fushën e kërkimeve analitike të ekonomisë dhe e vlerëson rritjen ekonomike të Shqipërisë si arritje impresionuese. Sipas këtij instituti, një arritje e tillë është në majat e nivelit botëror, duke patur parasysh faktin se vetëm 10 vende të tjera kanë një rritje ekonomike më të madhe se Shqipëria për vitin 2009. Raporti i Global Insight është në vazhdimësi me raportet e mëparshme të dhëna nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Niveli i kredi-dhënieve dhe kredi-marrjeve në Shqipëri shihet nga Global Insight si një prej aspekteve më të rëndësishëm që ka ndikuar në ecurinë normale të ekonomisë shqiptare edhe në një vit krize, si viti 2009. Sipas Global Insight, kjo është një arritje impresionuese, me të cilën Shqipëria renditet shumë lart edhe në rang botëror: vetëm 10 vende kanë një rritje më të lartë, me Tukmenistanin në krye me 10.9%. Kjo arritje nënkupton një ngjitje në majat e nivelit botëror, duke patur parasysh faktin se vetëm pak vende kanë rritje ekonomike më të madhe se Shqipëria. Raporti i Global Insight është në vazhdimësi me raportet e mëparshme të dhëna nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që përcaktojnë se Shqipëria është nxënësi më i mirë i klasës në Europë për vitin 2009. Që kur Shqipëria u nda nga komunizmi në vitin 1991, ekonomia e tregut, e kombinuar me reforma, inflacion të ulët dhe stabilitet politik ka bërë mrekullira në këtë vend. Në vitin 1997, u duk sikur gjërat do të merrnin për keq kur shpërthyen trazirat në të gjithë vendin, me dështimin e skemave piramidale, ku humbën paratë shumë shqiptarë. Banka Botërore në raportin e saj shkruan për nivelin e kredi-dhënieve dhe kredi-marrieve në Shqipëri. Megjithëse ky nivel është rritur në vitet e fundit, përsëri niveli i kredive është më i ulët se vendet e tjera të Europës Juglindore. Pikërisht ky faktor shihet nga Global Insight si një aspekt tjetër, i cili ka ndikuar në ecurinë normale të ekonomisë shqiptare edhe në një vit krize, si viti 2009. Si pasojë e kësaj praktike, bankat të cilat operojnë në Shqipëri nuk janë ndikuar nga kriza në sektorin bankar, si edhe nga rritja e dollarit. Paksa i bezdisshëm është fakti që në Shqipëri importet janë shumë të larta se eksportet, një problem ky që pjesërisht kompensohet me faktin se një pjesë e madhe e GDP së Shqipërisë fitohet nga shqiptarët që punojnë jashtë vendit (Greqi, Itali). Ndërkohë që lufta kundër ekonomisë informale mbetet një drejtim kryesor i punës së qeverisë.
BotaSot
 
Titulli: Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në Europë

nuk e di sa i paguajne keto organizata per te na nxierr perfundime te tilla .nuk jam ndonje ekspert por si und te kemi rritje ekonomike kur nuk prodhojme asgje kur bizneset po shkojne drejt falientimit,kur lista e borxheve rritet cdo dite ,kur ndertusit kerkojne ndihme nga qeveria kur emigrantet mesi po mbajne veten e vete jo e te dergojne leke ne shqiperi(pasi te ardhurat e shqiperise nga emigrantet jane me te shumtat)
nejse ishalla qifte e vertet ndoshta hapen fronte punesimi dhe te kthehemi mbrapesht para se te vijne vendet e bashkimit evropian te na kapin punet se ketej mbaroi cdo gje
 
Titulli: Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në Europë

eshte politika e berishes nga fitorja ne fitorje,me keq se enver dull hoxha.

budallallek,

ne shqiperi njerezit pa pune ky del e thote kemi rritjen me larte ekonomike,
 
Titulli: Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në Europë

Po ju siper a nuk e merrni parasysh krizen ekonomike qe ka perqafuar perendimin? Se merrni parasysh faktin qe shteti qe ishte para ca vitesh shteti me i lumtur ne bote (Islanda), falimentoi? Bankat i falimentuan, qeveria e tyre falimentoi dhe kriza ne vendet e tjera eshte alarmante. Vendet e tjera kane patur vetem ulje ekonomike se sa me shume te jesh lojtar ne sistemin global (qe Shqiperia s'eshte hic mesa di une, lol) aq me shume ke rrezik te infektohesh nga problemet ekonomike qe kane lojtaret e tjere.

Keshtu qe nje rezultat i tille nuk eshte aspak i pabesueshem duke marre parasysh se si eshte gjendja neper bote. Halla ime sa erdhi nga Shqiperia dhe po me thonte se po behen ndertime cdo dite ne Shqiperi.
Kjo nuk do te thote qe jemi me mire se Europa (hahaha) as qe jemi ne nje rang, por qe jemi rritur pak ndersa ekonomia e atyre eshte abuzuar.
 
Titulli: Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në Europë

Pale kur del dhe sala dhe i thot gazetarve :D juuuuuuu them un juuuuuuu se sa esht rrit shqiperia , sepse ju as qe e keni iden , gati sa spo i thoshte idiote drejte per drejte , por i demagog qe esht i ra pak me kthes :D
 
Titulli: Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në Europë

Po ju siper a nuk e merrni parasysh krizen ekonomike qe ka perqafuar perendimin? Se merrni parasysh faktin qe shteti qe ishte para ca vitesh shteti me i lumtur ne bote (Islanda), falimentoi? Bankat i falimentuan, qeveria e tyre falimentoi dhe kriza ne vendet e tjera eshte alarmante. Vendet e tjera kane patur vetem ulje ekonomike se sa me shume te jesh lojtar ne sistemin global (qe Shqiperia s'eshte hic mesa di une, lol) aq me shume ke rrezik te infektohesh nga problemet ekonomike qe kane lojtaret e tjere.

Keshtu qe nje rezultat i tille nuk eshte aspak i pabesueshem duke marre parasysh se si eshte gjendja neper bote. Halla ime sa erdhi nga Shqiperia dhe po me thonte se po behen ndertime cdo dite ne Shqiperi.
Kjo nuk do te thote qe jemi me mire se Europa (hahaha) as qe jemi ne nje rang, por qe jemi rritur pak ndersa ekonomia e atyre eshte abuzuar.

dakorte me ty jame une pasi bankat shqipetare nuk ndodhen ne krize por a mund te me thush ti se RAIFANZEN BANK.PRO KREDIT.SAN PAOLO (n q se nuk gabohem)nga cili shtet vijne keto filiale a jane ne perendim
po po behen ndertime por a e di ti se ato ndertime jane pastrim parashe qu bejne njerzit me qeveritaret ne krye plus qe jemi ne qe i bleme keto ndertime se po punove ne shqiperi nuk ke shance te bleshnga rroga e ulet plus qe nuk merr dot kredi pa pature nje garanci te forte .
ata qe flasin per kete ngritje kane te drejte se per vete jo kaqe por miliarde% ka rritje ekonomia e tyre personale
nejse eshte fushate elektorale dhe te gjithe politikanet kane dale ne fushate kush me gersher ne dore kush me perralla me mbret
 
Titulli: Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në Europë

Shqiperia eshte nje vend ne zhvillim, dhe nje vend ne zhvillim ka edhe rritjen ekonomike ne zhvillim.
Ndersa vendet qe jane zhvilluar, si vendet e UE, eshte normale qe nuk mund te zhvillohen edhe aq. Sepse kan infrastrukturen, istitucionet, mireqenie etj. Kurse Shqiperia duhet ti ndertoj gjithe keto gjera. Te pakten per 20 - 30 vjet do jet nje vend ne ndertim.

nje shembull.
Nje nga vendet me te zhvilluar ne bote eshte Italia, ku rritja ekonomike italiane nuk i kalon 1 % por eshte 0.1%. Shqiperia 5.4%
Shqiperia > Italia
 
Titulli: Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në Europë

Sali Berisha genjen si nuk i vjen turp me keto genjeshtra qe thote ai dhe stafi i tij i degjeneruar ne Shqiperine tone heroike eshte te pakten dy here me i lart zhvillimi ekonomik nga ato numra idiote qe na tregojne po PSE kujtojne se ne hame bar iku ajo kohe ne e dime se per 1 vit maksimumi 2 do jemi nje Finlande,Suedi,Danimarke ne kemi filluar me uzinat tona te prodhojme cdo lloj materiali kemi filluar ne disa prej tyre ti punojme ne 24 ore ne spitalet tona kane filluar po vijne paciente nga cdo cep i botes vetem e vetem per te kaluar nje nate ne spitalet super luksoze ...mos flasim pastaj per arsimin se deftesa jone e fillores ne vendet e tjera njihet sikur ke mbarruar te larten ne kur bejme gjimnazin te huajt na i quajne master.apo mos flasim per burokracine se ne fjalorin tone thjesht nuk egziston ne as qe dalim nga shtepia se vetem nje email i dergojme nenpunsit te zyres perkatese dhe te vjen te nesermen letra tek shtepia...Prandaj o njerez zgjohuni mos degjoni genjeshtrat e kryeministrit ne jetojme ne vendin me te zhvilluar ne bote dhe e shikoni cdo dite vetem se nuk po kuptoj pse ai genjen kaq shume kur ne kemi kapur parajsen
 
Titulli: Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në Europë

ka lezet gjith pa pune bredhin me benza hahah rrofte trafiku korrupsioni droga prostitucioni ne shqiperi eshte leku akoma se keni vene re !!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top