Shqipëria mbylli votimin, një person i vrarë dhe incidente

WxP

Staf në FV.AL
Ora 19.00 Mbyllen vendvotimet

Përfundon orari zyrtar i procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare, që u zhvilluan sot në të gjithë vendin. 3.271.885 qytetarë u ftuan sot të votojnë në rang vendi, si zgjedhësit e 140 deputetëve të legjislaturës së re parlamentare.

Që të gjithë, ushtruan të drejtën e votimit në 5508 qendra votimi të shpërndara në të gjithë territorin e vendit, për plot 12 orë gjatë kësaj të diele.


Ora 17.30
Ministri Noka dhe deputeti Ndoka rrezikojnë burgun, fotografojnë votën
Flamur Noka, ministër i Brendshëm që është një prej zyrtarëve që mban më tepër përgjegjësi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, është vetë ai që thyen dhe shkel rregullat e përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Ministri ka publikuar një foto në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ku tregohet fleta e votimit me shenjën e vendosur tek Partia Demokratike.

Të njejtën gjë ka bërë edhe deputeti Nard Ndoka. Në faqen zyrtare kreut të Partisë Demokristiane, është një fletë votimi e fotografuar, me shenjë mbi partinë e vetë kryetarit.
Fotografimi i votës në dhomën e fshehtë ndalohet nga Kodi Zgjedhor dhe në rast se konstatohet nga komisionerët që votuesi kryen një gjë të tillë i merret fleta e votimit dhe ajo quhet e pavlefshme. Ky akt është i dënueshëm deri në 8 vite burg.
Ndërkohë, në KZAZ-në numër 58 të këtij qarku një incident ndërpreu për 1 orë votimin. Një person qëlloi me gurë dritaret e qendrës së votimit, duke detyruar kryetarët të ndërprisnin proçesin. Pas verifikimeve të bëra në vendin e ngjarjes, kryetari socialist dhe ai demokrat kanë rënë dakord për rifillimin e votimeve.

Përmet, kërcënohet kreu i një qendre votimi

Nga raportimet e fundit nga korrespondentët e Top Channel në zona të ndryshme të vendit mësohet se një incident elektoral është verifikuar në Cukë të Përmetit, ku është kërcënuar me jetë kreu i një qendre votimi. Sipas informacioneve të fundit, komisioneri i PS, Estref Isufi është kërcënuar nga kreu i degës së PD për këtë rreth, Klodian Muhameti.

Tiranë, incidente sporadike në disa zona

Ndërkohë, në Tiranë, në qendrën e votimit në shkollën “Avni Rustemi”, situata raportohet e qetë, përveç disa problemeve sporadike që nuk kanë cënuar proçesin.

Pjesëmarrja në këtë qendër ka qenë rreth 50 për qind, me qytetarët që janë rralluar në orët e drekës edhe për shkak të temperaturave të larta. Gjithësesi, pritet një tjetër fluks votuesisht në orët e pasdites.

Ora 15.30 - Pranga për një koordinator të LSI-së që blinte vota

Një koordinator i LSI është vënë në pranga në qytetin e Korçës, pasi është kapur në flagrancë me 11 zarfa me nga 5 mijë lekë të rinj. Shtetasi Pajtim Myrtollari, dyshohet se kundrejt kësaj shume ka kërkuar të blejë vota në favor të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

"Ditën e sotme rreth orës 03:00 është bere arrestimi në flagrance i shtetasit Pajtim Myrtollari, lindur dhe banues ne Korçe.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e djeshme, rreth orës 23:10, në vendin e quajtur Ura e Fajancës është kapur ne flagrance me automjetin tip Benz KO 8013, me 11 zarfa letre, ku secili zarf kishte 5000 leke te reja, të cilat dyshoheshin se u ndaheshin personave te ndryshëm, për të votuar subjektin politik LSI, ku ky i fundit ishte dhe Koordinator i këtij subjekti", thuhet në deklaratën për shtyp të policisë Korçë.

Ora 14.00 - Këlcyrë, goditen me grushte komisionerët e LSI-së dhe PD-së
Procesi zgjedhor në qytetin e Këlcyrës, në Qarkun e Gjirokastrës, është shoqëruar me incidente në një qendër votimi. Një person ka goditur komisionerin e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, në qendrën e votimit Nr. 4165 në qytetin e Këlcyrës.
Fatjon Merkaj, ka debatuar me komisionerët e kësaj qendre votimi dhe ka goditur me grushte dy komisionerët Agim Allamani, përfaqësues i LSI-së dhe Dhimtër Qyra i PD-së. Anëtarët e komisionit të qendrës së votimit kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë, e cila ka normalizuar situatën. Merkaj është larguar nga qendra e votimit pak para mbërritjes së policisë. Pas disa minutash në këtë qendër ka nisur procesi i votimit.
Ora 12.30 - Incident në Peqin
Një tjetër incident ka ndodhur pak minuta më parë në një qendër votimi në fshatin Bishqem të Peqinit. ثshtë goditur me sende të forta anëtari i komisionit të kësaj qendre votimi, shtetasi P.S. dhe bashkëshortja e tij, të cilës i kanë marrë kartën e identitetit dhe ia kanë dëmtuar. Bashkëshortja e tij, me iniciale I.S mësohet se është dërguar në spitalin e Peqinit për të marrë ndihmë mjekësore.
Burime policore të mbërritura në vendngjarje bëjnë me dije se kanë qenë tre shtetas që kanë ushtruar dhunë fizike ndaj çiftit në fjalë. Gjithashtu, është bërë i mundur identifikimi i tyre si dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti me të cilin këta shtetas qarkullonin në qytetin e Peqinit.

Ora 10.30 - Vrasje në Laç
Deri në këtë orë, incidenti më i rëndë ka ndodhur më Laç, në gjymnazin “At Shtefjën Gjeçovi” ku ka pasur të shtëna armësh. Nga të shtënat e armëve brenda qendrës së votimit, ka ngelur i vdekur një person, ndërsa shënohen disa të plagosur.

Armando Prenga, kandidat për deputet në Qarkun e Lezhës, e konfirmon ngjarjen. Viktima është Gjin Pjetër Gjoni, 52 vjeç komisioner i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia, ndërsa sqaron se janë 3 të plagosur.

Një ndër të plagosurve është kandidati i Partisë Demokratike në këtë qark, Mëhill Fufi, i cili ka marrë plagë të rëndë në trup. Kreu i PS-së, Edi Rama shtyiu votimin dhe është nisur për në Laç ku ndodhi ngjarja e rëndë. Lajmi konfirmohet nga selia e PS-së.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë ende janë të paqarta. Sipas informacioneve të para ka qenë vetëm një person që ka qëlluar me armë. Aktualisht është pezulluar procesi i votimit dhe gjithë komisionerët janë shoqëruar në polici për të dëshmuar mbi ngjerjen.

Sulmohet Top Channel

Një ekip i Top Channel në Lac, i cili po punonte për raportimin e procesit elektoral është dhunuar nga një grup njerëzish.

Gazetarja e Top Channel Arta Berisha raportoi pak minuta më parë se një grup personash kanë sulmuar fizikisht operatorin Lorik Bajrami, ndërsa i kanë thyer kamerën me të cilën po regjistronte.

Sipas Berishës shkak për këtë sulm është bërë sepse ekipi po xhironte, kur ky grup personash iu thoshte zgjedhësve në qendrën e votimit në Sanxhak, se nëse ishin të majtë nuk mund të hynin të votonin e nëse ishin të djathtë. Momenti është filmuar nga operatori Bajrami, e me ta pikasur këtë gjë, ky grup personash reagoi menjëherë duke sulmuar punonjësin dhe duke shkatërruar tërësisht kameran.

Gazetarja Berisha dhe operatori Bajrami shkuan ne komisariatin e policisë ku bënë edhe një kallëzim për këtë ngjarje, ndërsa Top Channel i bën thirrje Policisë së Shtetit që të gjejë përgjegjësit e këtij akti dhe të reagojë për dhunën e ushtruar ndaj punonjësve të medias.Aktualisht policia i ka identifikuar autoret e kesaj ngjarjeje.
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    13.8 KB · Shikime: 28

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top