Shqipëria e kaloi Serbinë

WxP

Staf në FV.AL
Ardhja e presidentit të Komisionit Europian përfaqëson një ngjarje e madhe në jetën e një vendi të vogël jashtë kësaj strukture europiane,vecanërisht në koniunkturën aktuale të rajonit. Sigurisht për shumicën që është në pushtet, të kryesuar nga një politikan si zoti Berisha qëështë shumë i dëshiruar për rinjohje ndërkombëtare është një ngjarje gjithashtu shumë e madhe. Janë disa elementë që mund të evidentohen
për të mbështetur këto dy përfundime.Në pikëpamje të rangut, Barroso është ekuivalent me një kryeministër të një vendi të rëndësishëm europian dhe për arësye të mirëkuptueshme, nuk është se Shqipërinë e vizitojnë shpesh politikanë të këtij rangu. Për më shumë preteksti I ardhjes së tij shënon një farë ngjitje në klasifikimin rajonal të shqiptarëve. Përkundër frikës së më racionalëve se edhe në kuadër të bindjes së Serbisë për të pranuar statusin e pavarësisë për Kosovën, Shqipëria mund të rrinte në një grup me të dhe me Bosnjën në kuadër të procesit të integrimit
europian, nuk ndodhi kështu.Shqipëria doli nga grupi I fundit. Shto këtu dhe citatin e Kadaresë në gojën e Barrosos, se "ndër popujt e Ballkanit, shqiptarët janë më të interesuarit për tu lidhur me Europën", atëherë vlerësimi për Shqipërinë fiton më shumë peshë, sesa thjesht nderimi për shkrimtarin e madh. Në fakt, Kadareja e ka thënë në një kontekst më të gjerë sesa ai I vendeve që kanë mbetur jashtë BE-së, përfshi Greqinë, por Barroso duket se nuk e vrau mendjen për këtë hollësi të vogël. Po shihet se me të njëjtën llogjikë, si të amerikanëve, Shqipëria dhe shqiptarët rezultojnë interesantë për Europën për shkak të popullsisë së moderuar muslimane dhe bashkëjetesës fetare, që në kohëra përplasjesh si ato të karikaturave shndërrohen në një aset të madh. Sigurisht rruga drejt BE-së, është akoma e gjatë, por në zhvillimin e proceseve, kanë rëndësi dhe koordinatat kohore: Shqipëria kaloi Serbinë dhe Bosnjën në këtë moment, që dikur kanë qenë shumë më afër BE-Ndoshta nesër ato mund të vihen në të njëjtën korsi apo ta kalojnë vendin tonë, vecanërisht në kuadër të zgjjidhjes së statusit të Kosovës dhe teorisë së "shkopit
dhe karrotës", që mund të aplikohet. Diku në një nga vizitat në rajon,një zyrtar I lartë I BE-së foli për përfshirjen e Kosovës në të, që në vitin e ardhshëm nëse përmbushen standartet, gjë që mund të shoqërohet me integrim të njëkohshëm të Serbisë, cka do të thotë se gara rajonale nuk është mbyllur akoma. Akoma, Shqipëria rezulton interesante për BE-në, dhe për shkak të rolit të saj në rajon, vecanërisht në Kosovë.Sa e vërtetë është që Shqipëria nuk mund të luajë ndonjë rol pozitiv nëse do të ishte proaktive për shkak të mungesës së autoritetit të klasës së vet politike në rajon, është e sigurt se në një version destruktiv të saj do të prishte shumë, shumë punë. ثshtë pikërisht kjo cka vlerësohet prej Shqipërisë: që nuk luan rol negativ.

C'rezulton prej Marrëveshjes?

Nxitja e tregëtisë së lirë në rajon dhe vendosja e një kuadri akoma më preferencial të marrëdhënieve tregëtare me BE, përfaqëson momentin më të rëndësishëm të marrëdhënieve të Shqipërisë me të. Sigurisht, Marrëveshja tani do të kalojë në parlamentet e vendeve anëtare, por kjo është cështje kohe dhe formalitet. Shumë e rëndësishme është mbështetja për ndërrmarrjet e vogla dhe hapja e premtuar e një shkolle administrimi publik për të cilën është punuar prej shumë kohësh. Dhe
zgjerimi I lirisë së lëvizjes është një moment I rëndësishëm për shqiptarët që mund të lëvizin pa viza vetëm në 17 vende. Ajo cka është më e rëndësishme në planin politik është rritja e vëzhgimit dhe kontrollit të BE-së në Shqipëri. Këtu pjesa e fjalimit të Barrosos ishte plot me këshilla: shtet ligjor-garanci për të drejtën e pronës, gjyqtarë të ndershëm, luftë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, liri e medias,bashkëpunim me opozitën, respektim të pushtetit vendor, këshilla që për veshët e doktor Berishës ngjajnë si muzikë e vjetër, por ndaj të cilës ai është duke
treguar ndjeshmëri më të lartë se atëherë kur ishte president dhe njëfarë sensi vetëkorrigjues. Në fund të fundit, ardhja e Barrosos ishte ngjarje e madhe për zotin
Berisha. I ngërthyer në beteja politike që u sjellin ndërmend kritikëve të kaluarën e tij si president, ku ai kontrollonte të gjithë institucionet pa dallim, për të, kjo vizitë ishte vlerësim për qeverisjen e tij. Megjithëse efektet në planin e brendshëm janë
relativisht të kufizuara hëpërhë, vizita dhe nënshkrimi I marrëveshjes për të cilën socialistët po rropateshin prej shumë vitesh- diku tek 7 vjetët, I shkojnë atij që korri frytet dhe jo atyre që I mbollën.Gjithsesi hiq momentin e shampanjës dhe të kënaqësisë personale për shtimin e kontakteve dhe të pranueshmërisë së tij ndërkombëtare, pjesa më e vështirë për zotin Berisha vjen tani. Kontroll I rreptë në gjithë veprimtarinë e qeverisë, deklarime korrigjuese eventuale në publik dhe nga ambasadori I BE-së apo nga institucione të tjera europiane dhe gjithë kjo do të sjellë një dinamikë të re politike në vend. Për të gjithë këto arësye, por dhe për të tjera, vizita e Barrosos dhe marrëveshja që u nënshkrua ishin vecanërisht të rëndësishme.
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top