xhebrail
Mangup me Licenc
Në veprën e tij Shpëtimi në Shqipëri (Rescue in Albania), Harvey Sarner, shkruan se në Kanun nuk ekziston koncepti modern i Perëndimit për “të huajin”. Në të ekziston vetëm koncepti i “mysafirit”. Prandaj, gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri nuk kishte hebrenj “të huaj” por vetëm hebrenj “mysafirë“, që duhej të strehoheshin dhe të mbroheshin, qoftë edhe me koston e jetës.
Ka shumë pak njerëz që kanë njohuri për historikun e gjatë të tolerancës fetare shqiptare dhe rezistencën e tyre ndaj shtypjes. Këta njerëz nuk kanë njohurinë më të vogël se gjatë Luftës së Dytë Botërore, të gjithë hebrenjtë që jetonin në Shqipëri dhe ata që kishin arritur të shkelnin dhe të kërkonin strehë në këtë tokë i shpëtuan zhdukjes nga Holokausti. Këto informata u ndrydhën e shtypën nga regjimi komunist - stalinist i Enver Hoxhës, i cili e sundoi Shqipërinë për një gjysmë shekulli. Kur hebraikët evropianë filluan të iknin nga vendet e tyre në drejtim të Shqipërisë, me qëllim që t’i shpëtonin asaj që po shpalosej para syve të tyre në Evropën Perëndimore në fillim të viteve të tridhjeta, në Shqipëri jetonin rreth 200 hebrenj. (Të dhënat arkeologjike dokumentojnë praninë e hebrenjve në tokat shqiptare që nga epoka e sundimit romak). Në fund të Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri jetonin afër 2000 hebrenj, i vetmi vend që mund të pohojë me të drejtë se brenda kufijve të tij tij i kishin shpëtuar Holokaustit të gjithë hebrenjtë.
Njëri ndër dëshmitarët mosekzistimit të antisemitizmit në Shqipëri ishte Herman Bernshtajn, edhe vetë hebre, i cili ishte ambasador i ShBA-ve në Shqipëri nga viti 1930 deri në vitin 1933. Në letrën e tij Bernshtajn shkruante se: “Në Shqipëri nuk gjen dot as edhe një gjurmë të vetme të çfarëdo diskriminimi kundër hebrenjve, për arsye se Shqipëria është njëri ndër vendet e rralla në Evropën e ditëve të sotme ku nuk ekzistojnë paragjykimi dhe hasmëria fetare, megjithëse shqiptarët vetë janë të ndarë në tri fe ...” – botuar në “The Jewish Daily Bulletin“, Nju-Jork, vëllimi XI, nr. 2821, 17 prill 1934. Njëri ndër faktorët që ndikuan në këtë argument të mrekullueshëm ishte fakti se shqiptarët ishin të izoluar nga antisemitizmi i institucionalizuar shekullor i Evropës Perëndimore. Mirëpo, arsyeja kryesore pse shqiptarët i mbrojtën dhe i shpëtuan hebrenjtë ishte historia e tyre e tolerancës fetare e mbështetur në Kanun dhe në kodin e tij bazë të “Besës”. Mehmet Hysref Frashërit, pasardhës i njërës prej familjeve më me ndikim në historinë politike të Shqipërisë, i cili i shpëtoi hebrenjtë nga Holokausti nazist, thotë se “Shqiptarët nuk ishin të befasuar; ata kanë menduar dhe mendojnë se shpëtimi i hebrenjve ishte veprim normal”. Deklaratës së tij i bën jehonë i poshter Qoqja, plaku nëntëdhjetetrevjeçar, i cili edhe sot e kësaj dite jeton në po atë shtëpi në të cilën familja e tij e kishte strehuar Avraham Elisaf-in (Avraham Gani), nga viti 1943 deri në vitin 1944. “Gjithë jetën kam qenë mysliman i përkushtuar”, - i ka deklaruar Qoqja një fotoreporteri të arteve të bukura në një intervistë në vitin 2004. “Nuk bëmë asgjë të veçantë; hebrenjtë i kemi vëllezër e motra”.
“Shqiptarët besën e kanë për mikun e jo për ta shitur“
Duke i shpëtuar hebrenjtë, shqiptarët, myslimanë e të krishterë, jo vetëm që rrezikuan jetën e tyre, por deri tani nuk ka dalë as edhe një rast i vetëm që të dëshmojë se ata kanë marrë ndonjë kompensim nga të shpëtuarit. Kur Avraham Gani ofroi ta kompensonte i poshter Qoqjen për atë që kishte bërë familja e tij, Qoqja nuk pranoi dhe i tha atij se “Shqiptarët besën e kanë për mikun e jo për ta shitur“, pra jo për të shkëmbyer me para.
Megjithëse Kanuni përmban vistër rregullash, që sipas publikimeve të ndryshme, shpeshherë duken të rënda dhe për kohën tonë arkaike me që lejojnë gjakmarrjen, ai është kryesisht përmbledhje e ligjeve të zakonshme shqiptare, të cilat mbulojnë dhe rregullojnë të gjitha aspektet e jetës brenda familjes, katundit dhe fisit me anëtarët e fiseve të tjera dhe me të huajin, qoftë ky edhe nga skaji i botës. Kanuni ka qenë themel i shoqërisë shqiptare për shekuj me radhë dhe siç shkruan profesori Leonard Foks (Fox) në parathënien madhështore të përkthimit të Kanunit në gjuhën angleze në vitin 1989, ai është një “shprehje dhe reflektim i karakterit shqiptar