Shqiperia dergon 120 trupa shtese ne Afganistan

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
AKTUALITET
Shqipëria rrit praninë e vet në Afganistan me 120 ushtarë shtesë, vlerësim nga partnerët tanë të Perëndimit
28-07-2009 / Saimir Kola


Me një vendim të posaçëm të Qeverisë Shqiptare, së shpejti, një njësi ushtarake shtesë, me një personel prej 120 ushtarakësh do të dislokohet në Komandën Rajonale të Perëndimit, në Herat, me qëllim mbështetjen e forcave aleate në Afganistan. Kjo njësi shtesë do t’i bashkohet njësisë shqiptare që ndodhet aktualisht e angazhuar në kuadër të ISAF-it, si pjesë e kontingjentit që drejtohet nga Italia, përpara zgjedhjeve Presidenciale të 20 gushtit 2009, të cilat konsiderohen jetike për të ardhmen e Afganistanit. Ky vendim i rëndësishëm i Qeverisë Shqiptare është vlerësuar nga të gjithë aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut e në mënyrë të veçantë edhe nga Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Afganistanin dhe Pakistanin, z. Riçard Hollbruk, i pranishëm sot në mbledhjen e Ambasadorëve të NATO-s, në Bruksel. Kontributi shtesë i Shqipërisë në këto momente të rëndësishme për zhvillimet në Afganistan e në të gjithë rajonin është konsideruar mjaft domethënës, për çka të gjithë aleatët kanë shprehur falenderime të veçanta.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top