Shqipëria, dekania e racave, dhe më e vogla mes shteteve

Lauri

Anunnak
"......Veçse, ndaj atyre që do pretendonin se Skipetarët nuk janë ende aq të përparuar në qytetërim sa të vetëqeveriseshin, ne do t’u sillnim ndër mend ndonjë kujtim. Do t’u kujtonim ata ngadhënjyes të sotëm që, jo shumë kohë më parë, ishin shpallur të padenjë për qytetërimin: bullgarët, me vrasjet dhe dhunimet që karakterizuan krejt diktaturën e Stambulovit; serbët, që dy herë vanë e vranë mbretin e tyre në Beograd..."

albania_zpsc5d4b6f5.jpg


Nga Victor Frobin: Pjese nga Artikull i ilustruar, botuar në revistën franceze
“Je sais tout”, 15 qershor 1913.


A do të jetë vallë Shqipëria mbretëri apo principatë? Nën udhëheqjen e cilit drejtues ajo do arrijë të realizojë këtë kthesë të re të historisë së saj të gjatë? Dhe ky drejtues, a do dijë të mbledhë rreth flamurit të tij këto fise kaq të lëvizshme e luftarake? Ja pyetje për të cilat kërkon përgjigje një e ardhme e afërt.

Por ne mund të japim me penelata të shpejta portretet e kandidatëve kryesorë për fronin e Shqipërisë, jo pa rikujtuar që një princ francez, duka i Montpensierit, të cilit disa prijës shqiptarë i kishin dhuruar kurorën e re, ka bërë të ditur në mënyrë përfundimtare tërheqjen nga kandidatura e tij.

Kandidati që monarkia austro-hungareze mbështet me ndikimin e saj është duka Guillaume d’Urach, konti i Wurtembergut, gjeneral divizioni i ushtrisë wurtemberguaze. Lindur në mars 1864 në Monako, ai ka pasur për nënë princeshën Florestina të Monakos. Nga e shoqja, dukesha Ameli e Bavierës, vdekur kohët e fundit, dhe që ishte mbesa e perandoreshës Elisabeth të Austrisë, ai ka gjashtë fëmijë, të gjithë të shëndetshëm.

Një kandidat tjetër, shanset e të cilit duken serioze, është princi i Mirditës, Prenk pasha, kreu i familjes së shquar të Gjinakëve, dhe që rrjedh në linjë të drejtpërdrejtë nga i famshmi Dukagjin, themeluesi i kodi shqiptar. Me zgjuarsi të rrallë dhe me botëkuptim të gjerë, është persekutuar nga Abdyl-Hamidi, i cili e degdisi në Azinë e Vogël, ku princi, për të luftuar mërzinë, studioi në thellësi gjuhën dhe letërsinë frënge.

Dhe, për ta parë sërish në malet e tyre princin aq të dashur, Mirditorët morën anën e revolucionit. Xhonturqit, që i trembeshin ndikimit të Prenk pashës, e panë atëherë veten të detyruar ta shkëpusin nga mërgimi. U shtrënguan kështu të dorëzohen përpara kërcënimeve të Mirditorëve, të gatshëm për të ngritur krye masivisht.

Flitet gjithashtu për pretendimet e egjiptianit Fuad pasha, një pasardhës i Mehmet Aliut, i cili vendosi regjimin khedival dhe pati në shërbim të tij trupa shqiptare.

Më në fund, vlen të përmendet kandidatura e mbrojtësit të Skutarit, ndonëse ajo është përgënjeshtruar nga burime të sigurta. Figurë e çuditshme dhe piktoreske ajo e Esad Pashës, skipetar nga racë e pastër, siç ishte ajo e Shukri pashës, heroit të Andrinopolit.

اfarë do dëshironin kandidaturat që sapo paraqitëm shi në çastin kur lexuesi do ketë përpara syve këto radhë të shkruara? Ja një sekret i diplomacisë, që ndoshta po rezervon një nga ato të papritura me të cilat është thurur vetë historia e saj.

Veçse, ndaj atyre që do pretendonin se Skipetarët nuk janë ende aq të përparuar në qytetërim sa të vetëqeveriseshin, ne do t’u sillnim ndër mend ndonjë kujtim. Do t’u kujtonim ata ngadhënjyes të sotëm që, jo shumë kohë më parë, ishin shpallur të padenjë për qytetërimin: bullgarët, me vrasjet dhe dhunimet që karakterizuan krejt diktaturën e Stambulovit; serbët, që dy herë vanë e vranë mbretin e tyre në Beograd.

Të paktën këto dy shembuj të shërbejnë për një qëndrim më të zbutur ndaj Shqipërisë dhe hapave të saj të para drejt ringritjes.
(Përktheu: Fotaq Andrea)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top