Shqipëria 1912-1922 në objektivin e francezëve

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
mi-i-qytetit-nga-trupat-e-Esat-Pash%C3%ABs-300x151.jpg
Dëshmi fotografike të gazetarëve, operatorëve dhe reporterëve të Armatës Franceze që kanë qenë të pranishëm në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore bëhen të njohura sonte, në orën 19.00, në Muzeun Historik Kombëtar, në ekspozitën “Vështrime të ndërthurura: ‘Franca në Shqipëri’”.

Ekspozita me 150 fotografi është përgatitur nga studiuesi Valter Gjoni (hulumtues dhe koleksionist i tyre), drejtues i sektorëve që lidhen me artin, kulturën, ceremonialin e qytetit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Bashkinë e Tiranës.

Te “Vështrime të ndërthurura: ‘Franca në Shqipëri’” janë bërë bashkë fotografi të realizuara këtu e mbi 90 vite të shkuara të gazetarëve të organeve mediatike kryesore franceze, që kanë qenë të pranishëm në vitet 1912-1922 në Shqipëri.

Në fokus të dëshmive fotografike janë personazhet dhe ngjarje historike të një dekade nga shpallja e Pavarësisë deri në njohjet e para diplomatike, dëshmohen përpjekjet e qeverisë së Ismail Qemalit për njohjen e pavarësisë, operacionet luftarake, administrimi civilo-ushtarak i vendit dhe ndihma humanitare në territorin e Shqipërisë. Në mbyllje është fotografia e ministrit të Francës, që zyrtarizon njohjen e shtetit shqiptar nga Franca.

Në fotot që “Mapo” publikon bashkë me artikullin e gazetës franceze “L’Illustration”, të 10 majit të 1913-s, shihen ‘malazezë duke gërmuar në tokën shkëmbore të kodrës së sapo pushtuar për të varrosur të vrarët e tyre”. Fotografia është realizuar nga H. Grant. Vijon fotografimi i Shqipërisë së kohës, me evakuimin e qytetit nga trupat e Esat Pashës, në një tjetër foto është Esat pashë Toptani që i dorëzon çelësat e fortesës Princit trashëgimtar të Malit të Zi.

Për studiuesin Gjoni, “fotot flasin shumë, ato dëshmojnë faktin që jo vetëm arkivat apo muzetë, por edhe koleksionet e gazetave mund të sjellin një informacion shumë të detajuar për këtë periudhë historike”.

Si paraqitet Shqipëria në këto foto? “Shumë realiste, por për ne e panjohur, pasi nuk u kemi kushtuar vëmendje mediave të vendeve të ndryshme, edhe pse na del se ato asnjëherë nuk e kanë ulur vëmendjen karshi ngjarjeve në vendin tonë”, vijon Gjoni dhe tregon se materialet e ekspozitës gjenden në fondin arkivor të medias franceze, në Ministrinë e Kulturës dhe Bibliotekën Kombëtare.

Përveç fotove, në ekspozitë bëhen të njohura edhe përshkrimet e komentet për ngjarjet politike, rrethanat historike që gazetarët kanë përdorur në artikujt e tyre. Ata që rrëfejnë Shqipërinë e Luftës së Parë Botërore në foto janë: Robert Vaucher, André Kertész, Ted Dubray, Frédéric Gadmer, Serge Beaurienne, Charles Martel, konsulli i Francës, Leon Krajewski, si dhe historiani bashkëkohor francez Patric Najbor, të cilët i kanë pajisur fotot e koleksionit edhe me përshkrime tepër reale. Pjesë e ekspozitës janë edhe foto të ushtarëve me njerëz të thjeshtë, të ushtarëve në kisha, xhami, në familjet e fshatarëve dhe të shtëpive të kthyera në spitale dhe baza për ushtrinë e kohës.

Fotografitë me moshë mbi 90-vjeçare dhe të cilësive të ndryshme janë restauruar dhe punuar në studion ‘Kumi’, nga mjeshtri Petrit Kumi, i cili i risjell me cilësi mjaft të mirë dhe bashkëkohore, që të mund të stampoheshin në dimensionin 30×45 cm, për t’u ekspozuar.

Ekspozita hapet për jubileun e pavarësisë dhe 90-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Francës dhe Shqipërisë.//Mapo.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top