Shqipëri - Liberalizohen vizat me Bosnjen

elbruna

Anëtar i Respektuar
Shqipëria dhe Bosnja nuk do të kenë më regjim vizash për qytetarët e tyre, pasi ka hyrë në fuqi marrëveshja mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës mbi udhëtimet reciproke të shtetasve. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Ralf Gjoni, deklaroi për mediat se nënshkrimi i kësaj marrëveshje u mundësua më 24 mars 2009, si pjesë e angazhimit të qeverisë shqiptare për zgjerimin e hapësirave të komunikimit me vendet e rajonit dhe krijimin e mundësive për lëvizjen e lirë të shtetasve në këto hapësira. “Kjo marrëveshje siguron përjashtimin nga detyrimi i vizës për të gjithë shtetasit e të dy vendeve të cilët janë mbajtës të pasaportave të zakonshme dhe dëshirojnë të hyjnë, të kalojnë ose të qëndrojnë në territorin e secilit vend. Afati i qëndrimit nuk duhet t’i kalojë 90 ditët (3 muaj) brenda një afati prej 180 ditësh (6 muaj), sipas standardeve të Bashkimit Evropian”, u shpreh Gjoni. Kalimi nëpër pikat kufitare të hapura për lëvizjen ndërkombëtare ose ndërshtetërore do të bëhet pa taksa apo detyrime të tjera. Kjo është një nga risitë e kësaj marrëveshje, e cila i përputhet dëshirës së të dy palëve për lehtësimin maksimal nga barrierat apo detyrimet, duke e përqasur praktikën e lëvizjes ndërmjet dy vendeve me praktikën e lëvizjes së shtetasve në hapësirën e BE-së.
NRG
 
Lajm i mire, por jo ai qe shqipetare presin, liberalizimi i vizave me BE-ne.
 
Merite e ministrit te jashtem Ilir Meta eshte ky liberalizim vizash me Bosnjen?Sukses i madh apo jo?Hahaaa!Po cna lidh ne me Bosnjen?Asnje gje,pervec nivelit te dobet ekonomik dhe korupsionit galopant.
 
avash-avash po hyjme ne evrope me keto liberalizime

para ca kohesh kur u takuan presidentat ky i joni me ate te kroacise sikure u be 1 marrveshje per heqjen e vizave me kroacin por nuk po marrim me vesh se kur do behet realitet apo kur te hyjme ne be
 
Merite e ministrit te jashtem Ilir Meta eshte ky liberalizim vizash me Bosnjen?Sukses i madh apo jo?Hahaaa!Po cna lidh ne me Bosnjen?Asnje gje,pervec nivelit te dobet ekonomik dhe korupsionit galopant.

Per kete marreveshje eshte vendosur muaj me perpara kur eshte hedhur ideja e nje "mini shengeni rajonal." Ilir Meta ka qene duke bere protesta "Berisha Ik" ne ate kohe.

Gjithsesi nuk eshte humbje te kesh liberalizim vizash me to besoj. Megjithate mundesite per gjera te tilla nuk perjashtohen asesi.

Kjo eshte bere per te ndihmuar Fazllic per te ardhur me i qete dhe me rehat ne Shqiperi
 
Urraaaaa une kot do shkoj te marr ne vize ose vule sa per te mbushur pasaporten
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top