Shqipëri: Aksidentet, 315 viktima ne vit

315 persona humbasin çdo vit jetën në Shqipëri si pasojë e aksidenteve rrugore. Shumica e drejtuesve janë të moshës nga 18 deri 30 vjeç.

Trafiku, mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve por edhe nga këmbësorët, infrastruktura e dobët dhe mungesa e sinjalistikës, kanë sjellë rritjen e numrit të aksidenteve rrugore në gjithë vendin.

Studimi më i fundit i ISHP-së tregon se 50% e aksidenteve ndodhin nga mungesa e rripit të sigurimit, 30% nga shpejtësia, 24% nga mosrespektimi i rregullave nga kalimtarët dhe vetëm 3% nga përdorimi i alkoolit.

Këmbësorët janë shkaktarët e aksidenteve, por shpesh ata janë të detyruar të kalojnë në rruge ku nuk ka semaforë. Specialistët kanë kërkuar pajisjen e rrugëve me sinjalistikë pasi mungesa e saj është një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve.

Aksidentet rrugore në Shqipëri paraqiten 3,5 herë më të larta se vendet e Evropës. /TCH/
 
Titulli: Shqipëri: Aksidentet, 315 viktima ne vit

:S, fatkeqësisht këtë e kam parë edhe në lajme, vetëm gjatë muajit shkurt kishin vdekur më shumë se 20 persona nga aksidentet në trafik, kjo s'është normale!!!
 
Titulli: Shqipëri: Aksidentet, 315 viktima ne vit

Keshtu eshte kur e marrin patenten me lek :). Mgjt kjo shifer eshte mall se ka shtete qe ti shikosh shifrat vjetore te vdekjeve rrugore te iken mendja . Dhe me shume te rinj jane qe humbin jeten ne aksidente ku faktoret kryesor jane te shumte : pija, droga, shpejtesia, mos respektimi i rregullave rrugore etj .
Nuk e di nese kane vene radar ne rruget e Shqiperise por eshte nje ndihme e madhe per uljen e ketyre aksidenteve .
 
Titulli: Shqipëri: Aksidentet, 315 viktima ne vit

perderi sa hecin sikur jan duke hec em kal ne mes te arave qe i japin si ti teket sa me i1 tortuar me tjetrin ndodh ne dore e eka populli te rrespektoje rregullat dhe jan ok po spati tabela me hamendje dihet qe en qender limiti eshte 50 ec aq jo me 150 se e dim qe makina sa i jep hecen durres tr mbaj 90 dhe je ok jo me 200 sic ben dikush qe njoh un perderi sa ka korrupsion dhe i lene ne dore makinat dhe femijeve kto gjera jan me se normale duke mos folur per pijen qe i ke 24 ore duke pi lokaleve e duke i dhene makines tap
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top