Shpirti binjak shqiptar ne Porto?..

Nga: Erisa Zykaj
Teksa eci ne Porto, shqisat perteriten dhe jane pothuajse ne vallezim. Syte shohin godina te rralla te fundit te shekullit XIX, veshet i kenaqen tingujve te kalldremeve qe veshin pothuajse te gjithe qytetin pa prishur qetesine tipike te Portos, kaq te deshiruar dhe te munguar ne nje vend turistik dhe aroma e lumit Douro terheq vetvetiu nga pjesa e vjeter e qytetit, ku ai bashkohet me Oqeanin Atlantik...

Shtepite duken shpeshhere si shtepi kukullash. Kur ato jane te banuara, eshte nje ylber ngjyrash rrobash te nderura ne telat e ballkonit, te cilat te perziera me cadrat e diellit qe banoret i lene shpesh te hapura, duken si nje ekspozite tablosh ne ballkonet shume te ngushta, por kaq origjinale te Portos. Ne ballkone dalloj gra te moshuara, te cilat kundrojne njerezit qe kalojne ne rruge, te ndara midis nje te shkuare per te cilen jane dhene teresisht dhe nje te tashmeje, qe perpiqen ta pranojne. Te rinjte i gezohen jetes ne nje qytet unik si Porto, pa ndjere vertet domethenien e nje trashegimie kulturore.

Pjese e ketij kontrasti jane dhe godina te tera te lena fantazme. Edhe pse te vjetruara, ato jane lene identike, te paprekura, me ndryshkun e hekurave te ballkoneve dhe pluhurin e dritareve te vogla me xhama ndonjehere te thyera. I bej pyetjen vetes : Po pse valle jane lene keshtu godina te braktisura te tera ne zemer te qytetit? Sepse Porto eshte trashegimi kulturore boterore e mbrojtur nga UNESCO? Apo portugezet jane krenare me kete pjese te kultures se tyre? Si te mos jene?

Ndertesat e vjetra duken pjese e nje skenari filmi, aq mbreselenese dhe terheqese jane ato edhe ne rastin kur jane shume te demtuara. Ato i japin nje hijeshi te vecante qytetit : bashkejetesen harmonike te se vjetres dhe te rese. Kur kaloj neper rrugicat e ndryshme, ndjej shpirtin e qytetit...

Rruget ne Porto nuk jane te drejta. Te punuara me nje kalldrem te kendshem katror, ato zbresin ne forme harku rreth 100 metra per tu ngjitur serish ne nivel te njejte ne 100 metrat qe vijojne. Te shohesh rrugen "De Clerigos" qe zbret deri ne "Placa de Liveberdade" dhe ngjitet serish me emrin "Rua 31 de Jainer", duke lidhur "Torre dos Clerigo" me nje nga kishat e tjera te qytetit, eshte si te udhetosh jashte kohes. Qyteti eshte i vendosur ne nje koder. Kur arrij ne piken me te larte te tij, kam perballe nje panorame qe me le pa fjale. Vendosja e shtepive dhe rrugicat me bene te mendoj per Gjirokastren, por ne nje stil tjeter. Pjesa e vjeter e qytetit, Ribeira, eshte ne buze te kodres. Kjo e ben zbulimin e qytetit edhe karakteristik, aq me teper duke zbritur ne rrugicat e fshehura te tij.

Me te marre te tateposhten, syri shquan lumin Douro, qe ndan Porton nga Villa Nova de Gaia me ura gjigante, njera prej te cilave eshte madheshtore. Zbres te bregu i Douros dhe e kam te veshtire te zgjedh vendin nga do te kundroj lumin, barkat e vjetra tipike portugeze apo arkitekturen perballe te dominuar nga emrat e tavernave e famshme te pijes se Portos qe mban te njejtin emer si qyteti. Ne buze te Douros, mund te te linde thjesht deshira te jesh nje vizitor i zakonshem (budalla) dhe te humbesh ne valen e turisteve. Por nevojitet pak vullnet per ta hedhur poshte kete deshire momentale.

Porto ka nje luks qe pak qytete evropiane e kane, nuk ka turizem mase. Ne cfaredolloj pjese te qytetit te jesh, mjafton te ngjitesh nje rrugice me siper rruges kryesore dhe do te gjesh shume shpejt shpirtin e qytetit. Jane pikerisht rrugicat e ngushta aty ku prek jeten e banoreve te qytetit. Banoret e Portos karakterizohen nga nje miresjellje dhe bujari e vecante. Duke njohur zemergjeresine e pamase te shqiptareve, me ben te besoj, se portugezet bejne pjese tek e njejta familje me shqiptaret ne kete aspekt. Madje buzeqeshja e tyre dhe gatishmeria per te ndihmuar sa me mire pa pasur asnje lloj interesi, te ben te harrosh qe ti je ne Bashkimin Evropian. Aq te rralla jane bere keto vlera ne familjen evropiane!

Por ajo qe me prek vecanerisht eshte sinqeriteti dhe ndershmeria e tyre. Teksa futem ne nje bar te lagjes Ribeira, keto dy cilesi te banoreve reflektohen edhe ne detaje te vogla gjigante, si keshillimi i nje menyje sa me te mire dhe te volitshme per klientin dhe jo shume per pronarin, (a ekziston me kjo valle?) gota e pijes gati ne derdhje, perzemersia teksa tregojne pikat karakteristike te qytetit qe nuk duhen lene pa pare, apo thjeshtesia dhe vertetesia me te cilen keta njerez shfaqen para vizitoreve. Nuk mund t'ju besoj syve kur kamerierja me tregon shumen qe i detyrohem. Eshte njesoj sikur te jem drekosur ne cfaredolloj cepi te Shqiperise. Ndershmeria e ketyre njerezve me le pa fjale. Ne vend qe te perfitojne ne maksimum nga turizmi qe sjell nje qytet unik si Porto, trashegimi boterore, ata preferojne te shpalosin vlerat e tyre njerezore! Ndjehem e prekur. Mendoj per Shqiperine. Ato qe vleresohen ne mbare boten jane vlerat e verteta dhe jane ato qe i bejne njerezit te kthehen serish tek nje vend dhe t'i cmojne njerezit e tij!

Ajo qe te bie ne sy eshte dashuria dhe pasioni i portugezeve per punen. Ne kete qytet si rralle ne qytete te tjera evropiane, punet qe shpesh konsiderohen si me te rendomtat behen nga vete portugezet dhe jo emigrantet.

Ata jane po kaq te pasionuar edhe kur flasin per veren e famshme te Portos, qe per ne eshte pije aperitiv Porto, me ndarjet e tij ne te bardhe dhe te kuqe. Por ka nje degezim te rij (Ruby) qe i afrohet me shume veres, qe besoj i afrohet me shume shijes se shqiptareve. Kur kaloj uren Joaِ 1, per te provuar "Porton" e famshme, nje nga tavernat me mbreselenese eshte ajo Offley. Per te dashuruarit e Portos dhe pijeve ne pergjithesi, eshte shume e veshtire te shkeputesh nga keto taverna apo bare ku provohen pa fund te gjitha llojet e "Portos".

Plazhet jane te bukura, po uji shume i ftohte. Oqeani Atlantik! Por eshte vend ideal per te pasionuarit e dallgeve shume te medha.

Po iki nga Porto e mbushur teresisht. Do te desha qe Shqiperia para dhe pas anetaresimit ne BE te zhvillonte dhe ruante vlerat qe Porto i ka ruajtur me kaq dinjitet!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top