Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shpikja e kosovarit ‘pushton’ mediat e botës

SHBA - Kosovari Labinot Bytyqi, profesionist i teknologjisë që jeton në Los Angeles, është duke hyrë në histori me shpikjen e një platforme të re të komunikimit dhe shërbimeve. Shpikja e tij shkon përtej rrjeteve sociale të komunikimit.
Shiko fotografinë 1785485
Platforma e quajtur “Solaborate”, e zhvilluar nga kompania e tij, tashme e disponueshme në internet në versionin publik Beta, ofron dhjetëra lloje të shërbimeve për kompani, ekspertë të teknologjisë dhe përdorurës të thjeshtë të rrjeteve sociale, që mund ta shfrytëzojnë për video-thirrje direkt nga shfletuesi.

Prezantimi i këtij projekti është përhapur në qindra media në mbarë botën, duke e raportuar si një arritje të madhe në fushën e teknologjisë. Në maj të këtij viti, Solaborate, që është pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosovo (ICK), pranoi kapital fillestar në një vlerë prej 1 milion dollarë amerikanë, para këto që janë përdorur nga kompania për të perfeksionuar platformën, duke e ngritur atë nga versioni Beta privat në atë Beta publik.

Si pjesë e këtij hapi, Solaborate tashmë ofron edhe thirrje audio, video konferenca, ndarje të dokumenteve, ndarje të ekraneve kompjuterike së bashku edhe me aftësitë sociale dhe ato të bashkëpunimit përmes integrimeve të lehta por të fuqishme me Facebook, LinkedIne, Twitter dhe Google+.

Solaborate është një mënyrë e re që komuniteti i teknologjisë të jetë edhe më produktiv. Profesionistët dhe kompanitë e teknologjisë ftohen që të lidhen, bashkëpunojnë dhe të zbulojnë mundësi teksa e krijojnë një eko sistem rreth produkteve dhe shërbimeve.

Në versionin publik Beta do të shfaqen kompanitë kryesore globale si Apple, Google, Microsoft, SAP, Facebook, IBM, Samsung dhe Cisco. Përdoruesit tashmë mund të postojnë në mur, të përcjellin ngjarje, kompani apo persona, mund të dërgojnë mesazhe, të ndajnë përmbajtje të ndryshme dhe të bëjnë shumë gjëra të tjera.

Kompanitë mund të përdorin platformën Solaborate që të mbështesin ose demonstrojnë produkte dhe shërbime duke ofruar një përvojë më të personalizuar të klientit. Solaborate sot e ka nxjerrë po ashtu edhe aplikacionin për telefona celularë, i cili mund të shkarkohet në Google Play.
/BalkanWeb
 
Titulli: Shpikja e kosovarit ‘pushton’ mediat e botës



Te lumte...suksese edhe me tej. :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back