Kërkuesit kanë arritur të prodhojnë pantallona xhins që pastrohen vetë thjesht duke u ekspozuar në dritën normale të diellit. Nuk është film fantashkencë, edhe më parë fabrikat kishin arritur të prodhonin një xhins që pastrohej nën dritën e diellit, vetëm se rrezet duhet të ishin shumë të forta.
Kësaj here efekti është edhe kur është një ditë krejt normale me diell. Shkencëtarët kinezë kanë përdorur një material, të quajtur dioksid titaniumi për këtë çështje. Ai përdoret gjerësisht në industri për vetëpastrim në rastin e bojërave, dritareve, grilave, etj.