Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shpërthen brenda PD-së, grupi i Berishës kërkon të largojë Bashën, protesta para selisë Blu

berisha-basha-793x400.jpg


“Garda e Vjetër” e Partisë Demokratike ka nisur tentativat për rrëzimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Lideri demokrat reagoi dje pas të dhënave finale mbi zgjedhjet dhe nuk pranoi humbjen, ndërsa akuzoi qeverinë për trukim të rezultatit. Basha foli për blerje votash e presione, ndërsa shumë kritikë të tij e cilësojnë këtë humbje si përgjegjësi të liderit.

Për këtë arsye, të gjithë të larguarit prej tij ndër vite dhe shumë të tjerë që janë besnikë të Sali Berishës, kanë nisur tentativat për rrëzimin e Bashës nga drejtimi i PD. Gazeta ka mësuar se në telefonat një sërë emrave, si Astirt Patozi, Jozefina Topalli, Suzana Guxholli, Ibsen Fatbardh Kdilli, etj, ka mbërritur një mesazh ku bëhet e ditur se sot në orën 11.00 do të bëhet një protestë para selisë së Partisë Demokratike duke kërkuar që Basha të japë dorëheqjen.

Mbetet të shihet se sa do të realizohet, por sinjalet janë se grupi i Berishë ka nisur organizimin kundër liderit demokrat. Pritet që nga sot të ketë valë reagimesh nga Topalli, Patozi, etj. Ai që e ka treguar publikisht është ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi i cili fton ndjekësit në rrjetet sociale që të dalin në protestë sot. “Shkurt e prerë, mua më erdhi turp kur e dëgjova, po ty ?! Unë nesër në ora 11:00, te PD do dal të protestoj ndaj këtij akti të turpshëm papërgjegjshmërie.

Bashkohu edhe ti!”, tha ai. Më tej Ibsen Elezi ka lëshuar një valë kritikash ndaj Bashës. “Sot shtrohet çështja e shpëtimit të PD nga shkatërrimi. Nëse dikujt i dhimbset Luli më shumë se PD të dalin dhe të formojnë një parti tjetër. Partia Demokratike nuk është pronë e dikujt. Reagoni dhe mos të lejojmë shkatërrimin e planifikuar të saj, janë qindra mijëra ata që kanë kontribuar nga 91 që e duan një PD të fortë demokratike përballë një pakice që duan ta mbajnë peng”, tha ai.

Reagon Pollo

Përveç tij pati edhe reagime të tjera nga brenda PD ku kërkohet largimi i Bashës. Ishte Genc Pollo i cili po ashtu dha sinjale se është i pakënaqur me liderin demokrat. “Sot është një ditë zhgënjyese dhe e trishtuar për shumë e shumë shqiptarë; por sot është ditë e hidhur për demokratët. Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura.

Sot duhen falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore e duhet shprehur mirënjohja për votuesit tanë besnikë e të shumtë. Por tashti është edhe momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë. Roli i mëtejshëm i Partisë Demokratike është kyç për demokracinë e ligjshmërinë si dhe për perspektivën europiane të vendit. Ashtu si dhe nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi e shprese”, tha ai.

Reagon Kadilli

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e kryetarit të Lulzim Bashës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai tha se Basha duhet që të largohet nga drejtimi i kësaj partie pasi humbi zgjedhjet për të 3-tën herë. Po ashtu, Kadilli shpalli dhe kandidimin e tij për drejtimin e Partisë Demokratike.

“Duke ndjerë keqardhje dhe solidarizim të plotë me sakrificën e demokratëve dhe strukturave të partisë gjatë një opozite 8 vjeçare, kërkoj largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës. Jo vetëm për faktin se partia gjendet sot përballë humbjes së tretë, por ky është një model që ka shteruar. Me anë të këtij akti, ai jo vetëm njeh përgjegjësitë për rezultatin, por edhe respekton një standard të vendosur në Partinë Demokratike nga themeluesi i kësaj force, Sali Berisha. Gjithashtu, shpall sot kandidimin për detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike”, shkruan ai. Ora News
 
Redaktimi i fundit:
PO shihja listen e kanditateve te PD-se tani , sa vota ka marre secili

Belind Kellici 883 vota
Lulezim Basha 279??????
 
Jozefina me Patozin ke Pd????
A nuk kane parti te vetat kta?
Ishin ne aleance me PD apo gaboj?

Dhe partine e krijuan per shkak te arrogances se Bashes dhe Berishes
une mendoj (mendimi im modest) qe te gjithe partite e djathta te krijuara post Basha kryetar, te rikthehen ne baze.
PD i mungojne element si Patozi, Oketa, Topi , Topalli, Bregu etj... politikane qe mund te garojne denjesisht perballe Rames
 
Bardh Kadilli eshte shoku ngushte i Abi Malltezit dhendrit te Sales.
 
Lulja vegel e Berishes o !
 
@Sirius. do dalesh ne proteste ti??
 
Me rrezu lulin pra ?
Luli do iki sepse ka 2 zgjedhje qe humb. Problemi eshte kush do e marri. Kujt do ja besoj Sala PDne

Me duket se ja paska taks Bardh Kadillit, fijet pastaj i ka Jamarberi me Salen dhe Argiten.
 
Edhe ku e ke astritin me jozin aty?
ore po flisja per Belind , cna ben lemsh

Per patosin thashe ishin ne aleance me PD ne keto zgjedhje? dmth bera pyetje
chyn 7x7?
 
Luli do iki sepse ka 2 zgjedhje qe humb. Problemi eshte kush do e marri. Kujt do ja besoj Sala PDne

Me duket se ja paska taks Bardh Kadillit, fijet pastaj i ka Jamarberi me Salen dhe Argiten.
Kadilli eshte me budalla se Basha
Ta marri ndonje karizmatik , gjithe ajo parti , kadillin ka? lool
 
Luli do iki sepse ka 2 zgjedhje qe humb. Problemi eshte kush do e marri. Kujt do ja besoj Sala PDne

Me duket se ja paska taks Bardh Kadillit, fijet pastaj i ka Jamarberi me Salen dhe Argiten.
Inshalla ndonje i hajrit
 
Kadilli eshte me budalla se Basha
Ta marri ndonje karizmatik , gjithe ajo parti , kadillin ka? lool
Jo pse eshte budall. Cun i mire eshte.

Une do preferoja Agronin por Sala e shef si kercenim sepse nuk eshte pupaco di merda si keta te tjeret :D
 
Jo pse eshte budall. Cun i mire eshte.

Une do preferoja Agronin por Sala e shef si kercenim sepse nuk eshte pupaco di merda si keta te tjeret :D
Jo mi kta demokratet thone qe luli eshte i zoti vetes, nuk e komandon sala :p
 
Jo mi kta demokratet thone qe luli eshte i zoti vetes, nuk e komandon sala :p
Sala eshte lideri shpirteror eshte Dalai Lama per gjithe demokratet shqiptare qe ju befsha kurban ju befsha :P lool

Aman ate @Darius e ka pa njeri, :P
 
Sala eshte lideri shpirteror eshte Dalai Lama per gjithe demokratet shqiptare qe ju befsha kurban ju befsha :p lool

Aman ate @Darius e ka pa njeri, :p
Shush se po pret bileten per Afrike , po i duhet pasaporta e vaksines se covidit qe ska dal akoma

lool

@Darius xhan xhan
 
Shush se po pret bileten per Afrike , po i duhet pasaporta e vaksines se covidit qe ska dal akoma

lool

@Darius xhan xhan
eeeoo posi, ore ai qe do me ik ka ik me kohe. Tashi ti beje yzmet biznesit qe ka i plasi atij per partite politike :P lool
 
Tirane-1.jpg
 
o Mon dmth keto votat jane te gjitha qe kane marre ne tirane?
Pra ajo loja qe kane be me kandidatin, gjoja po morre 10 mije vota tejkalon listen, i binka qe tmos arrihej kurre. Sepse maksimumi qe qenka marre qenka 3100 nga balluku?
 
PO shihja listen e kanditateve te PD-se tani , sa vota ka marre secili

Belind Kellici 883 vota
Lulezim Basha 279??????
Taulant Balla 20.000+
Edi Rama (ne dy rrethe 18.000+)

Cfare nuk shkon me keto shifra sic e the dhe ti, e di njeri?
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back