Shpallin fitoren! Albin Kurti: Referendum, nuk do jem hakmarrës ndaj askujt. Vjosa Osmani: Nder të punojmë me kryeministër Kurtin

efq.jpg
Megjithëse ende nuk është shpallur zyrtarisht rezultati i votimeve, Vjosa osmani dhe Albin Kurti në një dalje të përbashkët për media shpallen fitoren.

Duke e cilësuar Kurtin si kryeministrin e ri të Kosovës, Osmani u shpreh: Nder të punojmë me kryeministër Kurtin, nesër lind diell i ri për Kosovën.

“Sot dita e bardhë qe paralajmëruar në mëngjes, u shndërrua edhe në natë të bardhë. Sot Kosova votoi po ashtu për një të ardhme faqebardhë për gjithë qytetarët e saj. Sot, zëri juaj kumboi si kurrë më parë. E kemi pritur të gjithë gjatë këtë ditë. Por sot vota juaj e solli ndryshimin aq shumë të pritur dhe dëshiruar… Jemi të vetëdijshëm që për ndryshimin që po flasin do të na duhet kohë për të arritur, por si kurrë më parë jam e bindur se këtë herë do të jetë e mundur, sepse bashkë me ju me besim dhe guxim do të bëjmë ndryshimin realitet”, tha Osmani.

Osmani, e cila pretendon postin e presidentes me mandat të plotë, u zotua se do të kthejnë besimin në institucione.

“Ky nuk është një mandat për hakmarrje, e po ashtu nuk është mandate për t’u kthyer prapa. Është mandat ku ne e nderojmë historinë tonë të përbashkët. Ku ne e garantojmë mirëqenien, e luftojmë pa kompromis korrupsionin. Sigurojmë drejtësinë dhe punojmë me zell të madh për barazinë. Kjo qeveri do të jetë qeveria juaj të nderuar qytetarë, e zëri ynë do të jetë zëri juaj. Nëse ka ende në mesin tuaj të tillë se në Kosovë vështirë bëhet ndryshimet, fitorja plebishitare e koalicionit është përgjigja e sinqertë”, deklaroi Osmani.

Krahas kësaj, ajo përmendi edhe rezultatet te partitë tjera, ku tha se iu bë e qartë të gjithëve se nuk vendoset interesi personal, para atij nacional.

“Sot iu bë e qartë çdo kujt që e vë interesin personal, para atij nacional që i vendos interesat e veta para atyre të popullit që qytetarët e Kosovës e dinë kur është mjaft dhe e dinë kur është koha për një kapitull të ri”, tha Osmani.

Osmani tha se do të rrugëtojnë bashkë me Albin Kurtin dhe përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë që Kurti tha se kjo e sotmja ishte referendum, “është një diçka e pashembullt për Kosovën e pas luftës, i falenderoj të gjithë”.

Falenderoj mërgatën për votën e tyre, edhe Vjosën gjithashtu për punën e saj, falenderoj dhe policët, mediat, si dhe shërbyesit civil.
falenderoj edhe oponentët për një garë të drejtë dhe pa incidente.

Na pret punë e vështirë, rruga është e gjatë, mund të bëjmë ndonjë gabim po qëllimin e kemi fisnik dhe do jem i hapur.
Nuk do jem hakmarrës ndaj askujt. Kjo është fitorja juaj ndaj ndryshimi na përket të gjithëve.Le të ketë barazi për të gjithë. të fillojmë punën për ndërtimin e vendit. Fitorja është e jona dhe e të gjithë juve”, tha Kurti.

Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit me rreth 48 për qind të votave.

Top Channel
 
Dhe te mendosh qe keto grerezat i genjeu me lulekuqe.. po lere o Babon se je dhe djale i lexuar.... mos lexo perrallat e te kuqeve.. se shqiptare jane dhe kosovaret por pak ka qe e qajne kohen e Titos per nga ekonomia.
Sigurisht asnjz nuk e lavdero komunizmin por kjo ishte barsolet tragjikomike, ama sidoqoftë në ne Shqiperi ka qenë shumë herë me gjakatar se ne Serbi komunizmi...
 
Sigurisht asnjz nuk e lavdero komunizmin por kjo ishte barsolet tragjikomike, ama sidoqoftë në ne Shqiperi ka qenë shumë herë me gjakatar se ne Serbi komunizmi...
Jo te kunderten po them .. ka teori konspirative qe jugosllavia aq e forte ishte ekonomikisht.. sa vete Europa e shkaterroi .
 
Jo te kunderten po them .. ka teori konspirative qe jugosllavia aq e forte ishte ekonomikisht.. sa vete Europa e shkaterroi .
Po sigurisht kto jane absurde, se gjithandej m*t e k*k komunizmi por thjesht kan qenë me te lire pak ne levizje me jashtë...
 
Po sigurisht kto jane absurde, se gjithandej m*t e k*k komunizmi por thjesht kan qenë me te lire pak ne levizje me jashtë...
Jo mor djale .. ti je i ri ... keta vetem emrin kishin komunizem.
Miqt e shtepise time kosovar .. tregojne qe pushimet i benin ne ishujt e greqise Mykonos. Kur ne ate kohe shume shqiptare nuk dinin ku bije deti .
Per te mos them lirine e prones dhe te levizjes qe kane pas.
Mbaj mend ne 89 erdhen kosovaret e pare ne Shqiperi.
E di sa shume binin ne sy apo jo ?
Dhe kjo nuk ishte gjuha apo dialekti.
Nuk jemi asgjekundi me asnje republike te ish Jugosllavise.
Vete fakti qe populli kosovar ka ndergjegjesim dhe krenari .. tregon qe ata skane pas komunizem.
Ne na eshte shkaterruar respekti per vete.
 
Edhe Unë i mbaj mend (pamvarsisht se i vogël) ngaqe mami ka pas punu tek hotel Tirana edhe kujtoj qe ishin ndryshe shumë ndryshe. Edhe isha dakort me ty qe kan qene te lire te levizin etj. Por sa për ate teoritë konspirative me duken absurde sepse tito (me aq sa kam lexuar) krijoje një pseudo social-kapitalizem-partiak qe po ta perkthesh shkurt ishte skem piramidale e paster. Prandaj edhe Sllobodani pati sukses me ardhjen ne pushtet.
 
Ama nuk mohohet mirqenja e te gjitha republikave ne kohen e Titos..aq sa emigrimi nuk shihej si e ardhmja per familjen e tyre .. por te punonin e te ktheheshin ne vendin e tyre.
 
Ama nuk mohohet mirqenja e te gjitha republikave ne kohen e Titos..aq sa emigrimi nuk shihej si e ardhmja per familjen e tyre .. por te punonin e te ktheheshin ne vendin e tyre.
Sigurisht emigrimi nga halli erdhi mbas sllobos e pseudo demokracive si kjo jona por tragjike kjo "demo-lim-kracia jon 30 vjecare turp...
 
Sigurisht emigrimi nga halli erdhi mbas sllobos e pseudo demokracive si kjo jona por tragjike kjo "demo-lim-kracia jon 30 vjecare turp...
Prap skemi te krahasuar ... te gjith kto vendet e ballkanit ne vitet 2000 filluan emigrimin massiv.. ne keto vitet e fundit pervec slloveneve.. te tjeret e kane mbushur plot Eu .
Pra perpos lirise dhe shperberjes duke ber secili shtet me vete .. ne fakt populli po prap skllav i EU u be.
 
Kto vitet e fundit u masivizua nga liberalizimi i vizave. Por mos harro katastrofat detare... Kufijtë greke deri vone miljonat e paguara nder 20 vite e dramat njerzore si te ishim ne lufte skena qe i shohim tek sirianët etj. Edhe na duken si te nje tjetër epoke nderkohe qe jane te freskta për shumë kend nga ne... Por populli qe ka memorie peshku eshte i destinuar të vuajë gabimet e inkohernces se vet...
 
Kto vitet e fundit u masivizua nga liberalizimi i vizave. Por mos harro katastrofat detare... Kufijtë greke deri vone miljonat e paguara nder 20 vite e dramat njerzore si te ishim ne lufte skena qe i shohim tek sirianët etj. Edhe na duken si te nje tjetër epoke nderkohe qe jane te freski për shumë kend nga ne... Por populli qe ka memorie peshku eshte i destinuar të vuajë gabimet e inkohernces se vet...
Pikerisht po flisja per ish republikat e jugosllavise.. keto sakrifica asnje nga kto vende si ka ber si ne pa pas lufte.
E merr me mend qe dhe Diplomat e universitetit te Prishtines , njiheshin nga shteti gjerman.. ndersa universitetin e Tiranes se merrte kush parasysh ?
Pra e kupton qe ne syte e europes skemi te njejtin status ?
 
Patjetër eshte për të vene kujen.
E di? Sipas mendimit tim gjitha eshte pasoje e "nderrimit te sistemit ne menyre paqësore" dhe mos ndeshkueshmerise, (qe u be mode e vazhdon edhe sot) pasi komunistet (pseudo komuniste ne fakt) paten kohe te transoformohen nga krimba e larva ne flutura...
Pasi Unë nuk e pranoj kurrsesi qe nivei i mesimdhenies edhe te nxenit do linte për te deshiruar jo ne krahasim me Kosovën por me mbare boten nqs gjerat do kishin nisur me themel...
 
Patjetër eshte për të vene kujen.
E di? Sipas mendimit tim gjitha eshte pasoje e "nderrimit te sistemit ne menyre paqësore" dhe mos ndeshkueshmerise, (qe u be mode e vazdhon edhe sot) pasi kimunistet (pseudo komuniste ne fakt) aten kohe te transoformohen nga krimba ne larva.
Pasi Unë nuk e pranoj kurrsesi qe nivei i mesimdhenies edhe te nxenit do linte për te deshiruar jo ne krahasim me Kosovën por me mbare boten nqs gjerat do kishin nisur me themel...
Fix
 
Faliminderit shummm?
Fitoi drejtsia.?Mbrem festuam deri von.ishe nje fitore qe na gezoi shum..
Dy lider me te mir fituan kto kohe pandemie

Joe Biden
Albin Kurti
Hapnu syt ju andej kufirit,te jeni unik per me te mirin??
Na jepni Albinin ju japim Edvinin plus Birishen, si ne supermarket, pago nje merr dy(lulin e vocerr jua japim bakshish)
 
Urime Kurtit per fitoren , urime dhe Vjoses per postin por jam i sigurt qe nje m t do bejn si njeri si tjetra !
Nuk behet vendi me njerz te tille qe nuk dine as vet se çfare duan .
Foli Voci ne kuvendin e Shqiperis dhe nuk tha asgje , flet Kurti dhe me kujton kryetaret e kooperativave bujqesore , njeri me ideale por pa asnje ide sesi zhvillohet nje shtet , nje komb .
Vendin e bejn njerzit , jo politikanet .
 
Te them te drejten ndryshimet midis Shtetit te Kosoves dhe Paçavures Shqiperi: Votohet ne menyre te qete, numerohet votat dhe ne darke dalin rezultatet, plus edhe shqiptaret e Kosoves qe jetojne jashte kane te drejten e votes.

Albin Kurti eshte nje “revolucionar i kuq”, tashme ai ka nje nr te mire me vende ne parlament, te shikojme se çfare do te beje me kete Qeveri masive. Me duket me shume si nje vote proteste nga populli i Kosoves ndaj gjithe politikave te bera me pare.
 
U ndala vec me thene: Kosove Urime! Patshi vetem dite te bardha ne vazhdim! Jemi vellezer me gjak Shqiptari dhe lus Zotin qe vuajtjet e sakrificat e kaluara per token tuaj pergjate historise te behen shkak per te patur vetem prosperitet ne te ardhmen!
 
150421078_10165273469490457_7622622841843437754_o.jpg
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top