Shpallin fitoren! Albin Kurti: Referendum, nuk do jem hakmarrës ndaj askujt. Vjosa Osmani: Nder të punojmë me kryeministër Kurtin

efq.jpg
Megjithëse ende nuk është shpallur zyrtarisht rezultati i votimeve, Vjosa osmani dhe Albin Kurti në një dalje të përbashkët për media shpallen fitoren.

Duke e cilësuar Kurtin si kryeministrin e ri të Kosovës, Osmani u shpreh: Nder të punojmë me kryeministër Kurtin, nesër lind diell i ri për Kosovën.

“Sot dita e bardhë qe paralajmëruar në mëngjes, u shndërrua edhe në natë të bardhë. Sot Kosova votoi po ashtu për një të ardhme faqebardhë për gjithë qytetarët e saj. Sot, zëri juaj kumboi si kurrë më parë. E kemi pritur të gjithë gjatë këtë ditë. Por sot vota juaj e solli ndryshimin aq shumë të pritur dhe dëshiruar… Jemi të vetëdijshëm që për ndryshimin që po flasin do të na duhet kohë për të arritur, por si kurrë më parë jam e bindur se këtë herë do të jetë e mundur, sepse bashkë me ju me besim dhe guxim do të bëjmë ndryshimin realitet”, tha Osmani.

Osmani, e cila pretendon postin e presidentes me mandat të plotë, u zotua se do të kthejnë besimin në institucione.

“Ky nuk është një mandat për hakmarrje, e po ashtu nuk është mandate për t’u kthyer prapa. Është mandat ku ne e nderojmë historinë tonë të përbashkët. Ku ne e garantojmë mirëqenien, e luftojmë pa kompromis korrupsionin. Sigurojmë drejtësinë dhe punojmë me zell të madh për barazinë. Kjo qeveri do të jetë qeveria juaj të nderuar qytetarë, e zëri ynë do të jetë zëri juaj. Nëse ka ende në mesin tuaj të tillë se në Kosovë vështirë bëhet ndryshimet, fitorja plebishitare e koalicionit është përgjigja e sinqertë”, deklaroi Osmani.

Krahas kësaj, ajo përmendi edhe rezultatet te partitë tjera, ku tha se iu bë e qartë të gjithëve se nuk vendoset interesi personal, para atij nacional.

“Sot iu bë e qartë çdo kujt që e vë interesin personal, para atij nacional që i vendos interesat e veta para atyre të popullit që qytetarët e Kosovës e dinë kur është mjaft dhe e dinë kur është koha për një kapitull të ri”, tha Osmani.

Osmani tha se do të rrugëtojnë bashkë me Albin Kurtin dhe përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë që Kurti tha se kjo e sotmja ishte referendum, “është një diçka e pashembullt për Kosovën e pas luftës, i falenderoj të gjithë”.

Falenderoj mërgatën për votën e tyre, edhe Vjosën gjithashtu për punën e saj, falenderoj dhe policët, mediat, si dhe shërbyesit civil.
falenderoj edhe oponentët për një garë të drejtë dhe pa incidente.

Na pret punë e vështirë, rruga është e gjatë, mund të bëjmë ndonjë gabim po qëllimin e kemi fisnik dhe do jem i hapur.
Nuk do jem hakmarrës ndaj askujt. Kjo është fitorja juaj ndaj ndryshimi na përket të gjithëve.Le të ketë barazi për të gjithë. të fillojmë punën për ndërtimin e vendit. Fitorja është e jona dhe e të gjithë juve”, tha Kurti.

Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit me rreth 48 për qind të votave.

Top Channel
 
Me qëllim u ik temave të politikës, por kësaj here duhet t’i uroj shqiptarët e Dardanisë për fitoren e dëshiruar nga shumica. Nuk kam as dyshimin më të vogël se kryeministri do punojë për popullin. Por, të shohim si do reagojë BE. Mbase në të njëjtën mënyrë si ndaj Partisë Popullore të Austrisë dhe Danimarkës ?‍♀️
Gjithësesi urime edhe një herë ?
 
Dhe un si pelqej temat e politikes apo temat e Fese por ja vlen ta urojme fitore e Albin Kurtit
 
@Xhelozi flm shokut

Fitorja e Albinit shpresoj se do te sjell permiresim te gjendjes aktuale ne mbare Kosoven.
 
Me qëllim u ik temave të politikës, por kësaj here duhet t’i uroj shqiptarët e Dardanisë për fitoren e dëshiruar nga shumica. Nuk kam as dyshimin më të vogël se kryeministri do punojë për popullin. Por, të shohim si do reagojë BE. Mbase në të njëjtën mënyrë si ndaj Partisë Popullore të Austrisë dhe Danimarkës ?‍♀️
Gjithësesi urime edhe një herë ?

Kur i numëruan votat kaq shpejt që doli fitusi ?
Gjithsesi: rëndësi ka që kush do që vihet në krye të vëndit, të mos marrë pozicion anti europian.
Europa është plakë me eksperiencë të vjetër. Askush më histori nuk ja ka dalë kur janë vënë kundër sajë. As imperët e ndryshme gjatë shekujve.

Prandaj të kenë kujdes politika shqiptare...pak fjalë e punë shumë.. :)
 
Urime te sinqerta per Albin Kurtin dhe VV.
Shpresoj te marrin pjese edhe ne zgjedhjet tona.
Do jete e vetmja arsye qe do me mbushe mendjen te votoj.

PS-Natyrisht pres nga opozita shqiptare te bejne paralelizma me opoziten e VV ?
Vetem se....opozita shqiptare anashkalon nje fakt.. .qe VV ishte pozite, ishte shumice por i bene puç amerikanet me ndihmen e komunistit Thaçi dhe udb-ustit Mustafa.
 
Kur i numëruan votat kaq shpejt që doli fitusi ?
Gjithsesi: rëndësi ka që kush do që vihet në krye të vëndit, të mos marrë pozicion anti europian.
Europa është plakë me eksperiencë të vjetër. Askush më histori nuk ja ka dalë kur janë vënë kundër sajë. As imperët e ndryshme gjatë shekujve.

Prandaj të kenë kujdes politika shqiptare...pak fjalë e punë shumë.. :)
Ne dijenine time,ne Kosove e bejne numerimin direkt ne qendrat e votimit,prandaj me cdo pale zgjedhje rezultatin e kane nxjerre brenda 24 oreve.
 
111.png
 
Kur i numëruan votat kaq shpejt që doli fitusi ?
Gjithsesi: rëndësi ka që kush do që vihet në krye të vëndit, të mos marrë pozicion anti europian.
Europa është plakë me eksperiencë të vjetër. Askush më histori nuk ja ka dalë kur janë vënë kundër sajë. As imperët e ndryshme gjatë shekujve.

Prandaj të kenë kujdes politika shqiptare...pak fjalë e punë shumë.. :)
Plotësisht dakord dhe këtë e mendoja edhe unë me postimin tim. Jemi të vjetër sa vetë europa por duhet kujdes të mos përplasemi me të. Nuk ja dalim as ne. ?
 
Po ju te Kosoves nuk ju vjen cik keq ? .. genjeni nje cik dreqi e mori se bije shume ne sy fodulleku i qeveritareve tane ?

Nje Bravo e madhe . Nje shprese qe sovrani ka forcen absolute dhe e drejta fiton.
Uroj mos te na zhgenjesh Z. KURTI .
Tek ty i kane syte nje shqiptari e tere .. uroj qe kjo vale drejtesie ti perngjitet Shqiperise tone !
 
Fatkeqesisht ne Shqiperi jane te provuar si pozita dhe opozita.
Dmth na duhet te zeme hunden e te votojme ate qe mban me pak ere....
Kurti per aq pak sa ishte ne pushtet arrestoi edhe drejtoret e vet per korrupsion.
Ketu edhe alternativa e dyshes super te konsumuar ps-pd eshte pjelle shterpe ose e ps ose e pd.
Sidoqofte kurre mos thuaj kurre.
Ndoshta VV merr pjese ne zgjedhjet tona.
 
Mua me intereson sot dhe tani.. cfare ndryshimi behet.
Mund te vije i biri i Hitlerit dhe nese ben per popullin, ka driten jeshile.
Di qe qeveria e tanishme kurre si me pare e ka demtuar Shqiperine .
Nese dhe nje here zgjidhet athere jane vete fajtore per katastrofat e ardhshme .
 
Edhe mua me intereson shume çfare ndryshimi behet, ketu jemi dakord te dy.
Nese eshte per cohu Lena te ulet Prena nuk ka ndryshim.
Nese eshte cohu Lena, cohu Prena te ulet Gena .....atehere Amen...rrofte ndryshimi?
 
Pikerisht cfare llogjiket ka..te mbahet ky qe keni akoma ?
Nuk ka piken e llogjikes te mbahet ky e nuk ka piken e llogjikes te vije saluli.
I njohim te dy, i kemi provuar (mbi lekure).
Nese ti me thua qe saluli mban me pak ere se edi atehere ketu ndahemi ne mendime.
Per mua qelben te dy e mbi te gjitha nese vjen ne pushtet dikush qe ka qene e nuk ka ndryshuar asgje perse duhet te besojme qe tani do ndryshoje?
Meqe po flasim per NDRYSHIM e them kete.
Edi dhe saluli i perkasin te njejtes kaste, jane i njejti brume e mbi te gjitha nuk mund te mbijetojne pa njeri tjetrin.
Dhe kryesorja eshte-
Pjelle komunistash jane si pd edhe ps, perndryshe pas 30 vjetesh qeverisje te tyre NUK DO ISHIM KETU KU JEMI SOT NE 2021, AND THAT'S A FACT!!!
Sic e thashe me lart-
Çohu Lena, çohu Prena, urojme te ulet Gena?
 
Nuk ka piken e llogjikes te mbahet ky e nuk ka piken e llogjikes te vije saluli.
I njohim te dy, i kemi provuar (mbi lekure).
Nese ti me thua qe saluli mban me pak ere se edi atehere ketu ndahemi ne mendime.
Per mua qelben te dy e mbi te gjitha nese vjen ne pushtet dikush qe ka qene e nuk ka ndryshuar asgje perse duhet te besojme qe tani do ndryshoje?
Meqe po flasim per NDRYSHIM e them kete.
Edi dhe saluli i perkasin te njejtes kaste, jane i njejti brume e mbi te gjitha nuk mynd te mbijetojne pa njeri tjetrin.
Dhe kryesorja eshte-
Pjelle komunistash jane si pd edhe ps, perndryshe pas 30 vjetesh qeverisje te tyre NUK DO ISHIM KETU KU JEMI SOT NE 2021, AND THAT'S A FACT!!!
Sic e thashe me lart-
Çohu Lena, çohu Prena, urojme te ulet Gena?
Pra do vazhdoni me Ramen .. ?

Ju befte mire corba.. po mos u ankoni per diarre pastaj lol
 
Pra do vazhdoni me Ramen .. ?

Ju befte mire corba.. po mos u ankoni per diarre pastaj lol
Paske harru edhe shqipen ne Gjermani?

Diarre me ramen, diarre me salulin, ku eshte ndryshimi?
Apo e ka diarre me te lehte saluli thua ti??

Mjere ky popull thuaj per ndryshimet qe pret!
 
Paske harru edhe shqipen ne Gjermani?

Diarre me ramen, diarre me salulin, ku eshte ndryshimi?
Apo e ka diarre me te lehte saluli thua ti??

Mjere ky popull thuaj per ndryshimet qe pret!
He mo ma . Shqipja ime te shqetesoi tani ty e ahaha.
Mjere populli thua ?
Epo sic e shohim me vllezerit pertej kufirit.. ai popull ate qeveri meriton ?
Rrini ju ..flini ju se Rama kete do ahahah
 
Redaktimi i fundit:
@Xhelozi flm shokut

Fitorja e Albinit shpresoj se do te sjell permiresim te gjendjes aktuale ne mbare Kosoven.
Bravo ju qofte per transparencen qe keni si shtet. Te ishin dit zgjedhjesh tek ne ehehh do ishte bo nje super rremuje . Dhe mbas fitores 6 muj rrjesht do kishin bo GAM GAM neper tv portale jo vjedhi ky jo ai ...

Kot per kuriozitet mi trego kto çmimet
Sa € bon ne kosove
Nje lop
Nje dele
Nje viç?
 
Perbese nuk e di por mund te interesohem nese vertet te duhen çmimet.
Per delen e di qe per kurban, sillej çmimi aty rreth 100-120 euro. Nuk di tani.
 
Perbese nuk e di por mund te interesohem nese vertet te duhen çmimet.
Per delen e di qe per kurban, sillej çmimi aty rreth 100-120 euro. Nuk di tani.
Lopa 1500€ po e lejm
Dele 150 €po e lejm
Viçi 700-800€ po e lejm

Sjam tregtar por e di pak a shum ku jan me çmimet

Atehere dalim ktu qe kafsha ne shqiperi vlen me shum se njeriu ne dite zgjedhjesh sepse PUSHTETART I BLEJN PER VETEM 40€ !!!
 
Me kujtohet nji barsolet tragjikomike qe trehohej me shaka nga më te vjetrit...

Tito i thotë Enverit :

- Po pse nuk i hap kufijtë?
Bleta kullot sa kullot, vjen perseri dhe mjaltin ne koshere e ben.

Enveri ja kthen :

- Mire e ke ti,por kto qe kam une jan grerza jo blete...
 
Ne jemi pos dyjeje e perdorim kete thenje. Nuk do mbledhim mend sa tvazhdojme ta shohim vetem b**** tone.
 
Me kujtohet nji barsolet tragjikomike qe trehohej me shaka nga më te vjetrit...

Tito i thotë Enverit :

- Po pse nuk i hap kufijtë?
Bleta kullot sa kullot, vjen perseri dhe mjaltin ne koshere e ben.

Enveri ja kthen :

- Mire e ke ti,por kto qe kam une jan grerza jo blete...
Dhe te mendosh qe keto grerezat i genjeu me lulekuqe.. po lere o Babon se je dhe djale i lexuar.... mos lexo perrallat e te kuqeve.. se shqiptare jane dhe kosovaret por pak ka qe e qajne kohen e Titos per nga ekonomia.
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top