Shoqëritë e fshehta që ndikuan në histori

Malsi

Anëtar i Nderuar
Bosnja e të Rinjve

Shumë kohë para luftërave të viteve ‘90, Ballkani ishte një rajon i rrëmbyer, i ndryshëm etnikisht dhe gati për të shpërthyer në luftë në çdo moment. Bosnja ishte veçanërisht paqëndrueshme, për shkak të përzierjes së kombësive dhe feve. Për më tepër, Bosnja ka qenë shpesh herë fushëbeteja e lojërave të fuqive të mëdha, të cilat ishin të interesuara të siguronin krahun jugor të Evropës.

Pas pushtimit nga Austro-Hungaria në vitin 1878, vala e tensionit vetëm sa u rrit, sidomos pasi një grup oficerësh të ushtrisë serbe të njohur si “Crna Ruka” (Dora e Zezë), filloi financimin e lëvizjeve pro-serbe dhe pro-sllave në të gjithë Evropën Jugore. Një grup i tillë ishte “Bosnja e të Rinjve”, një koleksion heterogjen i serbëve të Bosnjës, kroatëve, dhe revolucionarëve myslimanë, të përkushtuar ndaj një shumëllojshmërie, kauzash që varionte unifikimi i sllavëve të jugut tek nacionalizmi serb.

E frymëzuar nga shkrimet e radikalit serb, Vladimir Gaçinoviç, dhe duke punuar në bashkëpunim me “Dorën e Zezë”, “Bosnja e të Rinjve” vendosi të çlirojë Bosnjën nga pushtimi austriak. Vepra e tyre më famëkeqe, ndodhi kur anëtari i ri Gavrilo Princip vrau arkidukën austriak Franc Ferdinandin dhe gruan e tij Sofi, dukeshën e Hohenbergut. Ndërsa masakrat e dhunshme anti-serbe dhe anti-boshnjake ishin reagimi i menjëhershëm ndaj krimit të Princip, trashëgimia e tij mbetet një moment krenarie për disa, në atë rajon të trazuar.
10393927_909320725799516_3236123836360520584_n.jpg

B. E verteta
 
Titulli: Shoqëritë e fshehta që ndikuan në histori

hoqëritë Sekrete që kanë ndikuar në histori: Grupi “UR”

Edhe pse termi “fashizëm”, zakonisht ju zgjon imazhin e nazistëve në këmisha të kafta, që parakalonin nëpër rrugët e Berlinit, filozofia politike e njohur me këtë term, lindi në fakt në Itali në fillim të viteve ‘20. Para se të shndërrohej në një lëvizje politike, fashizmi ishte një ide e fragmentuar, e debatuar nga intelektualë të ndryshëm të krahut të djathtë.

Njëri prej tyre ishte Xhulius Evola, një siçilian fisnik, okultist, dhe student i ezoterizmit. Për Evolan, fashizmi kishte potencialin të ishte një lëvizje reaksionare kundër botës moderne, të cilën ai e cilësonte se bënte pjesë në Kali Yuga, apo në Epokën e Errët Hindu. Si një shprehje e markës mistike të fashizmit, Evola në vitin 1927 themeloi Grupin UR.

Shoqëria përbëhej nga intelektualë italianë, të përkushtuar ndaj magjisë, ideve të filozofit Niçe mbi modelin e “vullnetit për pushtet”, si dhe hermetizmit. Për shkak se mendimi i Evolas ishte elitist dhe anti-modern, grupi i tij UR gjeti disa ndjekës, madje edhe në mesin e anëtarëve të Partisë Kombëtare Fashiste të Benito Musolinit.

Pavarësisht kritikave të Evolas ndaj udhëheqjes së Musolinit, Grupi UR mbeti një shtyllë intelektuale e radikalizmit të krahut të djathtë përgjatë Luftës së Dytë Botërore, madje edhe sot ai vazhdon të ndikojë tek segmente të caktuara të mendimit ekstremit të djathtë.
 
Titulli: Shoqëritë e fshehta që ndikuan në histori

hoqëritë e fshehta që kanë ndikuar në histori: Gjermania Sekrete

Gjermania, ndërmjet dy luftërave botërore, ishte një vend i paqëndrueshëm. E dërrmuar nga një krizë e thellë ekonomike, dhe e “prangosur” nga ndëshkimet e Traktatit të Versajës, që e cilësoi Gjermaninë fajtore për fillimin e Luftës së Parë Botërore, gjermanët e epokës Vajmariane, ishin të tërbuar dhe e përdorën politikën për të shfryrë dufin e tyre.

Ndërsa komunistët, nacionalistët, dhe madje edhe simpatizantë të qendrës e luftuan njëri-tjetrin në rrugë, grupet e tjera politike u takuan në bare dhe lokale, për të diskutuar filozofitë e tyre. Një grup i tillë, ishte i njohur lirshëm si “Gjermania Sekrete”, dhe poeti-shpëtimtar i tyre ishte Stefan George. I njohur thjesht si “Mjeshtri” në rrethin e tij të pasuesve, George shkroi disa nga poezitë më të mira në gjuhën gjermane gjatë jetës së tij (1868-1933). Ai u bë ndërkaq edhe një lloj guruje politik, dhe në librin e tij “Perandoria e Re”, George paraqiti idealin e një “aristokracisë shpirtërore”, e cila ishte një përditësim anti-politik i figurave të ndritura despotike në të shkuarën e Gjermanisë.

Diktatorët idealë të George, ishin si të urritur për luftë ashtu dhe të jashtëzakonshëm. Ndonëse një pjesë e mirë e veprës së tij u përdor nga nazistët, shumë anëtarë të shoqërisë së drejtuar prej tij, më vonë do të bëhen udhëheqësit e lëvizjes së rezistencës gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë Klaus von Shtaufenbergun, oficerin e ushtrisë që u përpoq të vrasë Hitlerin në 20 korrik 1944.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top