Shoqatat "pro" Vorio-Epirit, takohen në Athinë

bledikorcari

Anëtar i Nderuar
BalkanWeb.com


Shoqatat "pro" Vorio-Epirit, sot takohen në Athinë

14/12/08 Nga Tedi Blushi

Në takimin e OMONIA-s me shtetasit shqiptarë me origjinë greke, pritet të merren vendime të rëndësishme me ecurinë e 6 pikave të propozuara në memorandumin drejtuar Parlamentit grek.
TIRANE- Shoqatat ekstremiste greke që mbrojnë
tezën antishqiptare të Vorio-Epirit do të organizojnë
sot një takim të përbashkët në Athinë. Sipas një
njoftimi të bërë publik në faqen zyrtare elektronike të OMONIA-s, pjesëmarrës në këtë aktivitet do të jetë edhe kreu i organizatës së minoritetit grek në Shqipëri, Vasil Bollano si edhe kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Referuar së njëjtës kumtesë, bëhet e ditur se: "Temë e këtij aktiviteti do të jenë të gjitha problematikat që shqetësojnë vorio-epirotasit". "Të dielën, në takimin e OMONIA-s me shtetasit shqiptarë me origjinë greke, pritet të merren vendime të rëndësishme me ecurinë e 6 pikave të propozuara në memorandumin drejtuar komisionit të mbrojtjes dhe çështjeve të brendshme të Parlamentit grek", - saktësohet sakaq në reagimin e djeshëm të shoqatave pan-helenike dhe OMONIA-s ndaj reaksionit që
prodhoi në Tiranë memorandumi i saj. Në të pretendohet se "OMONIA mbështet rrugën e Shqipërisë drejt Europës.
Por, nënshkrimi i MSA-së duhet të kryhet pasi të plotësohen gjashtë kushtet". Ndryshe nga memorandumi që i është drejtuar Athinës zyrtare, ku si kusht kryesor vihet njohja e autonomisë së Vorio-Epirit, në këtë deklaratë pretendohet se kërkohet "zgjerimi ligjor i mundësive për ushtrimin real të një politike lokale autonome, sipas modeleve vetëqeverisëse europiane". Mbajtja e këtij takimi në Athinë vjen fill dy javë pasi OMONIA i kërkoi parlamentit e
qeverisë greke, të mos ratifikonin MSA-në mes Shqipërisë e BE-së nëse më parë Tirana zyrtare nuk do japë autonominë për Vorio-Epirin. Greqia është vendi i fundit anëtar i BE-së që nuk i ka dhënë "OK"-in hyrjes së Shqipërisë në familjen europiane.

Reagimi

Përmes një komunikate të përbashkët, përcjellë dje në rrugë elektronike, organizata e minoritetit grek, OMONIA dhe
shoqatat pan-helenike dënuan reagimin zyrtar të pak ditëve më parë të qeverisë shqiptare dhe asaj greke ndaj kauzës së tyre.
Gjithashtu ata etiketojnë si "kriminale" apelin e deputetit Spartak Ngjela për të ndjekur penalisht kreun e OMONIA-s, Vasil Bollano. Reagimi erdhi menjwherw pas reaksionit të fortë që prodhoi në Tiranë, memorandumi i organizatës së mmoritetit grek drejtuar Athinës zyrtare, në lidhje me kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria para se Greqia të ratifikojë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. "Kryeministri i Shqipërisë, para se ta cilësonte memorandumin si 'klithmë ekstremistësh', duhet të jepte sqarime për një sërë ngjarjesh të rëndatë dhunimit të lirive e të drejtave të minoritetit grek, siç është rasti arbitrar i grabitjes së pronave të grekëve të Nivicës nga një trust shqiptar, për interes të tij", - thuhet në këtë komunikatë.
Në deklaratë gjithashtu i jepet një "përgjigje" edhe reagimit zyrtar të qeverisë greke, që nëpërmjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme, Jorgos Kumucakos u shpreh se, "Greqia nuk do të ndikohet nga pretendimet absurde, por ne së shpejti do të firmosim ratifikimin MSA-së së Shqipërisë me BE-në". "Qeveria e lodhur e Karamanlisit mund ta quajë të mbyllur çështjen Vorio-Epirote, por nuk e quajnë të tillë banorët e Vorio-Epirit, dhe Shqipëria do të bëhet më e shëndetshme nga implementimi i 6 pikave që përmenden në memorandum", - citojmë nga kjo deklaratë.
Po dje reagoi dhe Rrjeti i Organizatave Shqiptare (ROSH). Nëpërmjet një deklarate për shtyp ata dënojnë me forcë Memorandumin e OMONIA-s dhe i apelojnë drejtësisë nisje të hetimeve për hartuesit e tij. (s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

BalkanWeb.com | Shoqatat “pro” Vorio-Epirit, sot takohen në Athinë
 
Titulli: Shoqatat "pro" Vorio-Epirit, takohen në Athinë

Te zgjohemi avash avash
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top