Shkup, gjeniu 8 vjecar befason rajonin

elbruna

Anëtar i Respektuar
SHKUP- Një fëmijë maqedonas , vetëm 8 vjec është shndërruar në një nga figurat më të përfolura në Ballkan , pasi ka kaluar provimin e sistemit Microsoft, duke u bërë profesionisti më i ri që ka arritur një rekord të tillë. Gjeniu me emrin Marko Calasan, që i vogël ka treguar aftësi të jashtëzakonshme. Në moshën 2 vjecare dinte të lexonte e të shkruante ndërkohë që 4 vjec dinte të fliste anglisht. Prindërit e 8 vjecarit drejtojnë një shkollë informatike dhe shpesh thërrasin djalin e tyre për të riparuar problemet me kompjuterat.
“Fëmijët në moshën e tij dinë ta përdorin kompjuterin ndoshta më mirë nga sa mund të imagjinojmë ne, por Marko është fëmijë me shumë dhunti” shprehet e ëma.
Vetë Marko tregon se nuk e sheh të ardhmen e tij në Maqedoni , pasi atje mungojnë burimet për të zhvilluar talentin e tij, ndërsa shprehet se ekziston mundësia që të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas mamasë së tij, ndryshe nga bashkëmoshatarët Markos nuk i pëlqejnë videolojrat por parapëlqen matematikën dhe astronominë. Për të informatika është si një lojë e thjeshtë fëmijësh , thonë për gjeniun e vogël. Ai i ka që tani idetë e qarta se cfarë do të bëjë në të ardhmen që sigurisht ka lidhje me këtë teknologji.
Marko i ka rrëmbyer rekordin një tjetër fëmije, një vajze indiane e cila dhjetorin e shkuar kaloi testin e kompanisë Microsoft.
(/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top