Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shkrimtari i njohur rrëfen takimin me Geishën që e frymëzoi

Artur Golden shkrimtari i librit “Kujtimet e një geishe”, ka treguar se historia e këtij libri që edhe është ekranizuar, është frymëzuar nga një histori e vërtetë e Nita Sajurit. Në vitin 1956 ajo emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për vitet e fundit të jetës që i mbetën ajo ishte banuese në kullat “Valdorf” në qytetin e Nju Jorkut, ku në katin e tridhjetë e dy ndërtoi një suitë elegante të stilit japonez.



Edhe atëherë jeta e saj vazhdoi po me atë rrjedhë të rrëmbyeshme. Suita e saj u shëndrrua në një vend takimi për artistët japonezë, intelektualë, biznesmenë të dëgjuar, madje edhe ministra kabinetesh. Në vitin 1985 një miku i tij e njohur Artur Goldenin me të. Miqësia e tyre erdhi duke u forcuar. Një ditë ai e pyeti nëse do të lejonte ndonjëherë që historia e saj të bëhej publike. “Vetëm nëse do të jeni ju që do e tregoni”, iu përgjigj ajo.

Kështu nisi të shkruhej historia e këtij libri të njohur. Sauri dëshironte ti diktonte vetë kujtimet e saj në vend që ti shkruante vetë, sepse sic tregonte ishte kaq e mësuar të fliste me një bashkëbisedues a do ta kishte të vështirë të mbyllej e të punonte në një dhomë ku askush nuk e dëgjonte. “Kurrë më parë nuk e kisha vënë re se Sauri fliste me dialektin e Kiotos, ku geisha quhen geiko dhe kimonove nganjëherë u thonë bebe-po pastaj fillova të vrisja mendjen se si do ti jepja ato nuanca në përkthimin tim.

Megjithatë që në fillim e ndjeva se kisha humbur në botën e saj. Pothuajse tërë kohën me përjashtim të pak rasteve ne takoheshim në mbrëmje sepse si pas një zakoni shumë të hershëm kjo ishte koha kur mëndja e Sajurit ishte plot energji. Zakonisht i pëlqente të punonim në suitën e saj, por herë pas here linim të takoheshim dhe në dhomat private në një restorant japonez në shëtitoren “Park” ku ajo ishte shumë e njohur.

Përgjithësisht punonim një ose dy orë. Megjithatë ne incizonim çdo fjalë, sekretarja e saj ishte gjithmonë e pranishme për të transkriptuar diktimin e Sajurit, një punë që e bënte me shumë besnikëri. Por Sajuri nuk foli kurrë me digtofonin apo me sekretaren. Ajo foli vetëm me mua”, tregon Golden.

I vetmi kusht i këtij rrëfimi ishte që të botohej pas vdekjes së saj. Në rrëfim ajo ka mundur të fshehë emrat e shumë burrave për shkak të etikës, por jo ndjesitë që ata lanë tek ajo. Historia e Sajurit është e njohur tashmë në të gjithë botën përmes ekranizimit të këtij libri. ثshtë historia e një geishe përballë dashurisë për një burrë që e njohur herët, që në fëmijërinë e saj.

Gazeta Shqip
 
Kam lexuar librin "kujtimet e nje Geishe", kam pare edhe filmin...por libri eshte nje copez dashuri ,pasi ti punon shume me imagjinate per te piktuar cdo detaj te personazheve. I kuron deri ne detajin me te vogel. Sajurin e pikturon si nje mrekulli mes ujit dhe tokes....
Nderkohe ne film imagjinata kalon ne stadin OFF.....
Histori qe do frymezonte cdo kend te shkruante lloj lloj trillesh te nderthurura aq bukur ne letersi......
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back