Shkolla e Policisë, 50% vajza e 50% djem.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Shkolla e Policisë, 50% vajza e 50% djem. Rama: S`kemi kohë për të humbur për sigurinë. Tahiri: Po ndërtojmë gjeneratën e policisë moderne

safe_image-320x167.jpg


Plot 10 600 të rinj e të reja do ti nënshtrohen sot testimit për tu bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Këtë vit nga 1000 kandidatë që do të pranohen, 50% e tyre do të jenë vajza dhe 50% do të jenë djem.

“Rekrutimi i femrave do të bëhet në raportet 50% me 50%. Kjo risi do ta bëjë më demokratik strukturën e policisë dhe do të rrisë transparencën, do të ulë ndjeshëm rastet e korrupsionit dhe përmirësojë cilësinë e komunikimit,” tha Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, në ceremoninë e zhvilluar përpara nisjes së testimit, që do të kryhet në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Më tej Didi është shprehur se sot nis procesi i ripërtëritjes së policisë.

“Radhët e policisë së shtetit do të rigjenerohen. Policia ka nevojë për dinamizmin e brezit të ri. Policia ka nevojë për njerëz të përkushtuar. Detyrat në fushën e rendit dhe të sigurisë janë sfiduese. Ne jemi të vendosur të përballemi me vështirësitë pasi kemi burimet e pashtershme të energjisë që vijnë nga ju, nga brezi i ri. Kjo ditë është me rëndësi edhe për ju të nderuar kandidatë pasi ata që do të fitojnë testin do të fillojnë rrugën e gjatë për t`u bërë një punonjës policie. Konkurrimi juaj bëhet kur organizata e policisë po i bëhet një reformë e thellë ku prioritet është arsimimi”, tha Didi.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka garantuar transformimin e policisë së shtetit dhe sipas tij nuk ka kohë për të humbur për të rritur sigurinë në vend.

“Valë të jashtëzakonshme aplikimesh që asnjëherë më parë solli për të trokitur në derën e policisë më shumë se 10 mijë aplikantë. Sot unë besoj se është dita që me miratimin tuaj ti kërkojmë ministrit të brendshëm dhe drejtorët të policisë dhe strukturës që ka përgatitur konkursin që ta dyfishojmë dhe ta bëjmë 1 mijë. Jo sepse u bë deti kos por për një arsye shumë të thjeshtë pasi ne nuk kemi kohë për të humbur për më shumë siguri, për më shumë inovacion dhe më shumë progres pasi pjesë themelore e kësaj beteje është transformimi i policisë duke rritur kapitalin njerëzor dhe duke bërë që policia e shtetit sot të ketë një moshë mesatare më të re të krahasuar me të gjithë rajonin dhe Europën. Me gjithë respektin për të moshuarit policia nuk mund të jetë streha e atyre që presin të dalin në pension, apo e atyre që duan të marrin një asistencë. Ky është vendi i vajzave dhe djemve më të vendosur dhe më patriot”,- u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë premtoi trajtim të njëjtë të gjithë konkurrentëve duke theksuar se përzgjedhja e fituesve do të bëhet sipas meritës dhe jo sipas njohjes. Kreu i qeverisë theksoi se të rinjtë të cilët kanë aplikuar për të qenë pjesë e policisë së shtetit tregon jo vetëm nevojën e tyre për të pasur një punë, por për të pasur një punë me dinjitet dhe me krenarinë që sjell uniforma e policisë së shtetit. ”Nuk mund të fitoni dot duke dalë më të fortë se vajzat. Bëni gara me njëri tjetrin. Ka basketboll djemsh dhe vajzash. Kur vjen testi fizik, normalisht djemtë janë më të fortë se vajzat por në testin e inteligjencës na e kalojnë”,- tha Rama

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i uroi mirëseardhjen për ta bërë policinë më të mirë më të fortë dhe më moderne. “Për ju sot si kurrë më parë, 10 mijë djem dhe vajza jeni prova më e fortë e besimit për gjithçka jemi, do jemi dhe duhet të jemi të gjithë bashkë. Do të jeni gjenerata e policisë moderne që do të garantojë sigurinë për qytetarët. Ju sot këtu, je nxitja më e madhe se gjenerata e ligjit dhe e drejtësisë është sot këtu. Dhe kjo më bën që unë të vijojë me reformimin e policisë së shtetit.

Në kaq pak kohë kemi arritur te kthejmë kursin, te frenojmë degradimin e policisë, të luftojmë me paligjshmërinë dhe të arrijmë rezultate konkrete dhe ta kthejmë policinë e shtetit në krye të detyrës. Dhe sot vendi është më i sigurt dhe do të vijojë të jetë edhe më shumë në vazhdim sepse ne sapo kemi nisur. E gjetëm policinë në ditët e veta më të vështira. Në vitet e fundit policia u braktis, asaj u paralizua nervi i drejtësisë. Humbi besimin që mund të ekzistonte policia e shtetit pa tradhti të vogla. Kjo sallë sot nuk është djepi por po lind brenda nesh idealin e drejtësisë”,- tha Tahiri..

Testimi me shkrim i kandidatëve të shkollës së policisë po zhvillohet tek Pallati i Kongreseve dhe korrigjimi i testimi do të kryhet me skaner, duke mundësuar që kandidatët brenda ditës të njihen me rezultatin e pikëve të grumbulluara gjatë testimit.
gazeta-Shqip
 
Titulli: Shkolla e Policisë, 50% vajza e 50% djem.

Femrat police sillen rrept me femrat ne timon , me mire polica meshkuj :p
 
Titulli: Shkolla e Policisë, 50% vajza e 50% djem.

Pjesmarrja e gjinise femer ne policine moderne eshte obligim ligjor.
Seq kam nje pershtypje se qytetaria me me pozitivitet do ti pergjigjej nje urdheri te dhene nga nje femer police se sa mashkull. Perveq kesaj femrat police jane mjafte te preferuara ne dhunen ne familje dhe ne kontrollet rutinore kur kemi te bejme me gjinin femrore.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top