Shkojnë për të vjedhur argjendarinë në Shkodër, por shitësja i mbyll brenda

Një tjetër argjendari në qytetin e Shkodres ka qënë paraditen e kësaj të enjte, 19 mars 2015 “pre” e grabitësve.

Dy të rinj të maskuar dhe me një armë të ftohtë thikë kanë hyrë në një prej argjendarive në lagjen “Rus” duke tentuar ta grabisin këtë të fundit, por duket se “fati” nuk ka qënë me ta.

Teksa kanë kërcënuar përmes armës së ftohtë shitësen e argjendarisë, duke i kërkuar një sasi ari dhe paratë që gjendeshin në arkë, kanë hasur në rezistencën e kësaj të fundit.

Në momentin që njëri prej të rinjve i ka vendosur thikën në qafë duke e kërcënuar, ajo ka arritur ta shtyjë duke e goditur me karrige.

I riu tjetër që kishte marrë një sasi zinxhirësh, ka tentuar të largohet, por shitësja ka vrapuar jashtë argjendarisë duke e mbyllur brenda, raporton Ora News.

Menjëherë ajo ka lajmëruar policinë.

Kjo e fundit përmes patrullës më të afërt ka ndërhyrë duke kapur në ikje njërin prej të rinjve, ndërsa tjetri është gjetur brenda argjendarisë.

Personazhe të kësaj ngjarjeje janë të rinjtë nga Shkodra Ardit Kola dhe Edmond Ulka, të cilët po merren në pyetje në komisariatin e Shkodres për ngjarjen në fjalë.
dita
argjendari.jpg
 
Titulli: Shkojnë për të vjedhur argjendarinë në Shkodër, por shitësja i mbyll brenda

Cf guximi :D
 
Titulli: Shkojnë për të vjedhur argjendarinë në Shkodër, por shitësja i mbyll brenda

Bravo shiteses, kshu mbrohet prona ndryshe ta rrjepin ne kete kohe sot
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top