Shkodranet, nuse në Serbi

Kresha

A pretty face can never trick me
Për shkak të mungesës së nuseve, meshkujt nga Serbia udhëtojnë në Shqipëri për të kërkuar nuse.


Në foto: Vera اardaku dhe Darko Stjepanovic

Për shkak të mungesës së nuseve, meshkujt nga rrethi i Vishegradit të Serbisë udhëtojnë bashkë me përkthyes dhe familjarë për të kërkuar nuse në Shqipëri. E japin pastaj besën dhe pason fejesa. Puthja e parë vjen tek pas martesës.

Nuset e reja nga Shqipëria kanë nisur të vijnë në rrethin e lumit Drina. E para erdhi në fund të vitit 2008, në fshatin Paocici, rreth pesëmbëdhjetë kilometra larg Visegradit.

ثshtë Vera اardaku (31), nga rrethi i Shkodrës, ajo që ishte martuar me Darko Stjepanovic (30).

Pas dasmës sipas zakoneve tradicionale shqiptare, e pastaj edhe sipas atyre ortodokse, dy të sapomartuarit jetojnë në një pronë familjare në fshatin Paocici, bashkë me prindërit e Darko's. Banorët e pakët, dhe kryesisht të moshuar, të fshatit pajtohen në një gjë – se Vera për një kohë të shkurtët arriti që ta rilindte shtëpinë e Stjepanovicëve. Në shtëpi dhe përreth saj gjithçka është në vend. Fqinjët thonë se nusja e Darkos është adaptuar shumë mirë në Paocici, si të ishte lindur atje.

"Një nuse e tillë mund vetëm të dëshirohet", e lavdërojnë të gjithë, ndonëse as dhëndëri darko nuk e fshehë kënaqësinë. Siç thotë, për shkak të dashurisë që ishte kismet dhe të një jete më të mirë, Vera vendosi që të shkonte larg vendlindjes, ndërsa në rrethin e Visegradit, gjegjësisht në fshatin Paocici, ku edhe ndodhet prona e Stjepanovicëve, ajo është pritur shumë bukur. Aq më tepër dihet se ka kohë që vajzat pa shumë dëshirë marrohen me meshkujt nga këto fshatra.

"Ka ardhur një kohë e çuditshme. Vajzat sapo ta ndjejnë asfaltin nën këmbë nuk donë të kthehen më në fshat, ku ka prona, mjaft kafshë shtëpiake, dhe gjithçka që na duhet për një jetë të mirë. Prandaj edhe vendosa që të merrja rrugë drejt Shqipërisë, të gjej një nuse për vete, për një jetë të lumtur në fshatin tim Paocici", tregon Darko.

Thotë se një shok i tij nga Ivanjica, i cili po ashtu është martuar me një shqiptare, e këshilloi që ta bënte këtë gjë, por edhe ku ta kalonte kufirin dhe në cilën pjesë të Shqipërisë të shkonte për nuse. Pasi gjeti një përkthyes, Darko, bashkë me edhe dy kushërinj nga Visegradi, u nis me veturë për Shkodër përmes Malit të Zi, në fillim të vitit 2008.

"Kur arritëm në rrethin e Shkodrës, i vizituam 15 shtëpi, të cilat kishin vajza për martesë. Mund të zgjidhja, filluar nga ato të moshës 16 e deri te ato të moshës 40-vjeçare, por ja që unë e zgjodha vera اardakun, vajzën e Nocit dhe Zhelinës, të cilët i kanë edhe tetë fëmijë", tregon Darko.

"Sipas zakoneve të atjeshme, për fejesë më është dashur që me vete të merrja një zinxhirë ari, me një varëse me shkronjën e parë të emrit tim ose me një kryq, një unazë, një byzylyk dhe një palë vathë. Po të kishte munguar cilado nga këto, unë s'do të kisha mundur ta kërkoja. Dhe, edhe diçka, Verës s'do të mund t'i propozoja martesë i vetëm, kështu që bashkë me mua duheshin të ishin së paku edhe shtatë familjarë". Herën e parë vetëm e kishte parë, derisa ajo po parakalonte para tij, si në ndonjë pasarelë mode.

"Herën e dytë e dhashë besën, e herën e tretë e fejova. Vetëm pas kësaj guxoja ta përqafoja. Herën e katër shkova për t'u marrë vesh rreth dasmës me prindërit e saj, kurse tek herën e pestë munda që ta nxirrja jashtë shtëpisë", vazhdon Darko rrëfimin e ti interesant.

Tregon edhe për atë se si krushqit është dashur që të shkonin para orës 12, sepse po të vonoheshin nga dasma s'do të kishte gjë. "Tek pas përfundimit të martesës në shtëpinë e saj, për herë të parë e përqafova dhe putha në veturë, pasi e kaluam kufirin me Malin e Zi. Në Paocici na priti i gjithë fshati dhe familja, që kishte ardhur enkas për këtë rast. Të gjithë donin ta shihnin nusen nga Shqipëria. Vera ua puthi të gjithëve duart, duke u përkulur para secilit prej tyre, posaçërisht para nënës dhe babës tim. Ishte ky momenti kur isha njeriu më i lumtur në botë" tregon Darko.

Vera اardaku tash tre muaj jeton në Paocici, me burrin dhe prindërit e tij. Gjuhën serbe e flet dobët por, siç thotë, kupton mjaft fjalë. Prandaj çifti dhe familjarët e shfrytëzojnë fjalorin e madh 'Serbisht-Shqip'. Në pyetjet e shumta Vera zakonisht përgjigjet me: "super". "Super Darko, super nëna dhe super baba, super fshati", janë përgjigjet dhe komentet e saj më të shpeshtë në pyetjet e kureshtarëve.

Darko thotë se kalojnë shumë mirë mes vete dhe se i pëlqen sesi Vera i ka pranuar prindërit e tij dhe obligimet e shumta në shtëpi dhe në fushë. "Duhet të pranoj se nuk isha mësuar me këtë ritëm të punës. Por, për një kohë të shkurtër sa jemi të martuar, Vera ka ndikuar shumë në mua. Ajo insiston në kryerjen e përditshme të të gjitha punëve, që në fshat ka sa të duash" sqaron Darko.

Për shkak të migrimeve nëpër fshatrat e rrethit të Visegradit, përreth lumit Drina dhe drejt Bajina Basta, një numër i madh meshkujsh mbesin të pamartuar. Por, edhe ata tani po mendohen që të shkojnë gjurmëve të Darkos dhe të krijojnë familjet e tyre me kohë. /Politika/

Marrë nga Express më 10.01.2009
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

kete fakt e kisha shum te degjuar dhe me perpara, dhe kjo gje praktikohej dhe me pare.
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

Hajd me trashegime
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

gegt qe martohem me serb!!!!!!!!!!!!:eek:hh::eek:hh::eek:hh::eek:hh::eek:hh:...

kjo gjo m'habit, jo qe jom kunder se tek e fundit liria osht liri, amo iden qe un kom per geget nuk perputhet me qfar po lexoj!!..

ishalla sa ma shum bebusha, shqipe, beh le ti funksionon t'pakten njoni krah amon :D..
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

A ka nai ndryshim me boshnjaket???Se ju kosovaret nuk keni lan boshnjake beqare.

Hahahahah me marr kemi marr...me dhen nuk kemi dhene kurre.Tregoma 1 shembull te lutem.
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi


nuk maj men qe boshnjakt kan ushtru pastrim etnik mi shqipet + qe gjith ata kosovar qe njoh (e jon shum) veq njo osht i martum me boshnjak..

nejse se un nuk thash qe jom kunder, beh osht veq pak heret jo qe shqipet nuk duhen mu martu kurr me serb se njerz jon dy palet, po menoj natyra nuk e ndalon :D..
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

A ka nai ndryshim me boshnjaket???Se ju kosovaret nuk keni lan boshnjake beqare.

Ka dallim si nuk ka. Ne kemi marre boshnjake, ua kemi mesuar gjuhen, traditen etj etj..Me serbet ndodhe e kunderta.
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

ne qofte se duhen perse jo..jemi te gjithe njerez...le te mbizoteroje dashuria kudo.....:kercejme:
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

Personalisht jam kunder martesave me serbet pa marre parasysh nga cila ane, sepse ende ka shume shume plage te pasherueshme dhe paramendoni neser i biri i serbit, behet nip i shqiptareve dhe vjen me kallash ne dore qe te vras dajet! Kjo ka ndodhur ne Bosne, keni parasysh....
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

kam degjuar shpesh qe edhe kosovaret po martohen me serb. Sidomos ata te veriut te Kosoves.
Nuk keni nevoje te hymi ne Shqiperi per keto argumenta se keni shembuj plote ne Kosove.Mbase kjo goca shkodrane eshte serbe,ata pak serb qe ka Shqiperia jetojne me shekuj ne Shkoder apo per rreth.
Ketu po postoj vetem nje pjese te nje artikulli se do kalonim ne argumente te tjera pastaj.
--Ermira, një 34 vjeçare nga Tetova, burrin e saj e takoi për herë të parë në aeroportin e Munihut.
“Babai im më tha një ditë se unë thjeshtë do të dërgohesha për ta takuar një njeri në Gjermani dhe se do të jem gruaja e tij,” tha ajo. “Ai refuzoi të dëgjojë ankesat e mia se nuk e kisha takuar atë burrë kurrë më parë në jetën time.”
Sipas traditës islame shqiptare, femrat janë faktikisht pronë e burrave të tyre, gjatë tërë jetës martesore. Gruaja mund të ndahet por, fëmijët mbesin me burrat e tyre.
“Unë jetova një vit në Gjermani dhe gati kurrë nuk kam dalë nga banesa,” tha Ermira. “Një ditë ai u kthye nga puna dhe më tha që të dal nga shtëpia. madje, as që ma bleu biletën për t’u kthyer. Mua mu desh të huazoj para nga një kushëri.”
Një ndarje e tillë kuptohet si turp për femrat. Ato shpesh kthehen tek familjet e tyre dhe kërkojnë një martesë të re, me ndonjë mashkull me fëmijë, i cili zakonisht është i ve apo i ndarë.
Nuk besoj se do të martohem sërish,” tha Ermira. “Prandaj edhe erdha në Beograd për të kërkuar një jetë të re.”
Fisnike Rexhepi (gazetare)
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

O milet ndegjojeni plakushin :gjujpeshk: mos akuzoni se me ke martohen gocat tona :lexim:se normal qe femra duhet te martohet me dike kur ska me ke :ciaoo:.Kerkoj qe ne kete teme me shume te kerkohet arsyeja qe po bejne gocat tona kete dukuri. E arsyeja jemi ne meshkujt qe kemi pushtuar me migrim boten e s'dime te kthehemi ne atdhe ku plaken gocat per nje burre. :gjujpeshk: Pra te diskutojme per arsyen qe ato i shtyne ne kete dukuri. :ciaoo:
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

O milet ndegjojeni plakushin :gjujpeshk: mos akuzoni se me ke martohen gocat tona :lexim:se normal qe femra duhet te martohet me dike kur ska me ke :ciaoo:.Kerkoj qe ne kete teme me shume te kerkohet arsyeja qe po bejne gocat tona kete dukuri. E arsyeja jemi ne meshkujt qe kemi pushtuar me migrim boten e s'dime te kthehemi ne atdhe ku plaken gocat per nje burre. :gjujpeshk: Pra te diskutojme per arsyen qe ato i shtyne ne kete dukuri. :ciaoo:


Ke plotesisht te drejte kitrra 123, kjo eshte aresyeja kryesore, seps ekur femra behet per burre, ajo duhet te ia bej qaren vehtes disi, por po me duket shume e dhembshme te martohen me armiqt tane, kjo po me han shpirtin....
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

Liria e zgjedhjes ne vend te par, pavarsisht se o serb apo kosovar, ska faj robi per krimet qe ka bo shteti.
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

Ore po mir e kan se do hyj ne europ serbia kto dit :D
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

sende qe ndodhin .. sjem na kerkush tju perzihemi ne jeten e dikujt se kush kon e merr per grua apo per burr ;) edhe pse eshte nje shka qe na ka pre .. skem qa me bo ;)
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

Qajo po na dhem krejve Black
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

dakort jam le te martohen e te gezojne jeten ska rendesi rraca e feja rendesi ka dashnija vetem me dicka nuk jam dakort

Puthja e parë vjen tek pas martesës.

cdo te thote kjo gje as ne fejese ska puthje pak si injorance me duket :(
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

Ndoshta eshte tradite e njeres pale Angel
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

Qajo po na dhem krejve Black


paj asaj si dhem neyse noshta pak nese u kon virgjine i ka dhimt nfillim :p veq msohet me kalimin e kohes :p hahaha
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

Nuk mendoj se kjo dukuri ka vetem njerin kah. Megjithate do me vinte keq per faktin nese njera kulture do mbyste tjetren.
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

Nese ndonjeri ketu e shikon me pasivitet dhe si ngjarje negative atehere i takoka qe shqipetaret dhe asnje qytetar i botes te mos martohej. Nese shqipetari vret vellajin sipas ketij mendimi i takoka qe vajza e te ndjerit te mos martohet me shqipetar.

Nese shqiperia eshte fshire nga lista e opsioneve me cilin grup entik duhet te martohet ajo pastaj sepse ne arsyetimin tim ajo do te mbetej e pamartuar per shkak se padrejtesite, lufterat dhe te keqijat qe na kane ardhur nga te huajt jane te panumerta, duke mos dashur te permendim ato qe jane pjelle e shqipetareve.

Nga emri ajo ngjan me ndonje te zones malore te dukagjinit ne shkoder, qe do te thote se nese para 19 vitesh ajo zone ka qene nje zone shume e zhvilluar me shkolla te mesme te krahasuar me ato te qytetit si nga numri ashtu edhe nga profesionalizmi, kempe, rruge te mirembajtura, numer te larte te popullsise (gjithnje pare nga kendveshtrimi i asaj periudhe) tani ajo numeron nje shkolle fillore me rreth 10 nxenes. Duke perfshire ketu disa fshatra qe perbejne kete zone. Ato qe kane mundur kane lene cdo gje dhe kane ngulur ne rrethinat e shkodres dhe kane shkuar jashte. Ato qe nuk kane mundur jane si shume shtresa te tjera te shqiperise ne mjerim te gjere. Ato nuk arrijne te shohin njerez te tjere pervec familjareve dhe komshive nese kane ndonje te tille per muaj te tere per shkak te bllokimit. Dmth ajo ku une dua te dal eshte se kjo femer megjithse ne konceptimin tim nuk ka bere asgje kundra "moralit/krenarise" te ndonjerit ketu dhe mbase familja ka patur shkaqe qe ju nuk po i merrni parasysh, tek e fundit kane patur arsyet e tyre dhe kane bere zgjedhjen e tyre.

Me duket nje ironi klasike e Lover-it te flase per gjera si patriotizmi apo nderi i kombit, megjithate mbase e ka lidhur me faktin se ne kete artikull permenden bizhuterite me kryq dhe Kisha Ortodokse Serbe.

Mbi gjithcka une e shoh kete si nje shembull qe i tregon botes dhe vete shqipetareve dhe serbeve qe mund te jetojme sebashku, qe mund te jemi prane njeri tjetrit si miq ashtu sic mund te jemi te padeshiruar.
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

Alfonc, shko thuaj Expressit perse i ke permendur bizhuterite dhe kryqin. Mos mu drejtua mua, ke kujdes.
Populli thote: " Ku dhemb guha shkon edhe dhembi"

T'pershendes
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

Ne fakt " Ku dhemb dhembi, shkon edhe guha " (Gabim e shkrova)
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

Gruan Serbe kurreeeee........dhe keta qe i marrin arrijne kulmin........
 
Titulli: Shkodranet, nuse në Serbi

Do me tregoni çik domethenjen e kesaj temes??? Dmth ku kerkohet te dilet.

Pse duhet te martohen me Serbe sju mjafton Shqiperia ose pjesa tjeter e botes pse duhet te shkojne ne boten e pacivilizuar ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top