Shkodër vitet ’30.

Love

βeℓℓe â๓e
shqi185.jpg

shqi185.jpg


Nga: Artan Lame

Që kemi qenë të aftë të shkatërrojmë të gjitha gjurmët e trashëgimisë së Gjergj Fishtës është e qartë, por se si kemi qenë kaq të aftë nuk e kam kuptuar dot asnjëherë. Kur them “të gjitha gjurmët”, përfshij edhe varrin e tij, i cili në vitin 1945 u hap dhe eshtrat u hodhën në lumë si të kishin kolerën. Për të qenë i saktë, i drejtohem Fjalorit Enciklopedik të vitit 1985 i cili, përveç datave të jetës së Fishtës, 1871-1940, është i mbushur veç me vrer: “publicist rreaksionar, tribun i rreaksionit klerikal, luftoi me tërbim kundër ideve përparimtare, përshëndeti pushtimin, himnizues i prapambetjes, padijes dhe mercenarizmit, kundërshtar i përparimit shoqëror dhe kulturor”. E frikshme të lexosh të tilla marrëzi në një fjalor enciklopedik, të shkruara nga një njeri i letrave për një tjetër njeri të letrave, e për më tepër i vdekur e që nuk mund të mbrohet më. Turp e faqe e zezë.

Fishta, frat i Urdhërit të Françeskanëve, me mëndjen e tij e shkoi jetën duke i kënduar vendit të vet, që nuk i dha as varr, duke na lënë pas në mos tjetër lumin e vargjeve të Lahutës së Malcis. Në ato pak vjet midis vdekjes dhe çvarrimit pa nam e nishan, ai u adhurua gati si shenjt jo vetëm nga franceskanët, por nga i gjithë ai popull. Dhoma e tij në Kuvend të Fretënve u kthye në dhomë muze, në të u vendosën si relike gjithëçka kishte përdorur a prekur në jetë.

Në foton e parë, shihet një pamje e dhomës muze të Gjergj Fishtës. Brenda një vitrine xhami dhe në mure, janë ekspozuar gjetje arkeologjike sëpata guri e bronxi. Mbi vitrinë është shpalosur një diplomë e poetit, në cep të së cilës shihet fotografia e tij. Përpara saj, në një kuti të hapur, shfaqet një penë argjendi, ndërsa në mur është mbështetur një lahutë e vjetër, simbol domethënës i veprës së tij “Lahuta e Malcis”. Gjithashtu, shihet edhe bastuni i tij i pandashëm, që përmendet shpesh në kujtimet e bashkëkohësve.

Në foton tjetër, shihet një prej dhomave të tjera që përbënin Muzeun e Kuvendit, mbushur me rafte gjetjesh arkeologjike të trojeve të Veriut. Mbi rafte, në mur qëndron një portret i franceskanit tjetër të famshëm Shtjefën Gjeçovit, ndërsa në skaj të dhomës, një frat i ri pastron gjithë kujdes reliket. Kot e ka, se pas pak vitesh gjithshka do shkojë humbur dhe ai vetë me siguri do jetë kalbur burgjeve.

Ku përfundoi gjithë kjo pasuri? Po le të flasë Patër Zef Pëllumbin, që e kish parë me sy të vet fundin e trishtë dhe rrojti aq gjatë sa të na i tregojë neve sot.

“... ata (partizanët) kishin marrë në dorëzim të gjitha çelsat e Kuvendit, të Arkivit, Muzeumit, Odës-muze të Fishtës dhe të Bibliotekës. Prej Odës-Muzeum të Fishtës ata merrshin si pa gja të keq stilografat, lapsat e të tjera gjana. Nuk kishim shka me thanë, mbasi tash ishin ata zot shpie. Mbas disa ditësh u zhvillue nji aksion i madh. Nji kamjonçinë gjatë gjithë ditës e natës barte prej Kuvendit Françeskan në nji drejtim të panjoftun të gjitha librat dhe arkivin. Në këtë ditë u shkatrue edhe Oda-Muze e Fishtës, u bartën barbarisht në ate kamjoncinë të gjitha dorëshkrimet e tija. Dokumentat i shprazshin aty pa kurfarë rregullit e pa kurfarë kujdesit, mbasi u merrshin dosjet”.


Nuk ka kuprim të flas unë më tej.

 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top