Shkodër, Nisin punimet për “Loro Boriçin”, Rama: Ta bëjmë gati për të pritur komshinj

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
rama-stadimi.jpg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku ka përuruar nisjen e punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri të Shkodrës, një stadium ku pritet të zhvillojë ndeshje edhe kombëtarja e Shqipërisë mundësisht duke nisur nga ajo me Serbinë.

Kryeministri ishte i shoqëruar në Shkodër nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, si dhe përfaqësues të tjerë të politikës qendrore e lokale.

Në fjalën e tij me këtë rast, Rama e vlerësoi ndërtimin e këtij stadiumi si një moment mjaft të rëndësishëm që do t’i japë një zhvillim të ri qytetit, ashtu siç ndodhi me Elbasanin pas ndërtimit të stadiumit, por edhe në respekt të atyre që i dhanë Vllaznisë emrin që ka dhe për t’i kthyer këtij ekipi atë që meriton.

“Në respekt të të gjithë atyre që i kanë dhënë Vllaznisë emrin që ka, ne duhet t’i kthejmë Vllaznisë atë që meriton. Shkodra e meritonte këtë stadium në nderim të emrit që mban stadiumi. Kur deklarova se do të rindërtojmë ‘Loro Boriçin’ në Shkodër, ishte e paimagjinueshme, që pas një jave më çonin nga Shkodra mesazhe të tipit ‘pse rrejte, ku e ke stadiumin’. Projekti ka ardhur në këtë formë pas një pune të madhe dhe një dialogu të vazhdueshëm për të përmbushur edhe parametrat e UEFA-s. Objektivi është që ta realizojmë në kohë që të mirëpresim komshinjtë. Besoj se do ja dalim”, tha Rama.

Në fjalën e saj, ministrja Nikolla vlerësoi projektin e dytë madhor të këtij lloji në Shqipëri, pas atij të stadiumit “Elbasan Arena” në qytetin e Elbasanit, që konsiderohet momentalisht si shtëpia e kombëtares kuqezi dhe u shpreh besimplotë për punën që po bëhet nga qeveria.
g.shqip
 
Titulli: Shkodër, Nisin punimet për “Loro Boriçin”, Rama: Ta bëjmë gati për të pritur

Un kam frike po humbi ne Shkoder zgjedhjet a do perfundoje Stadiumi :D
 
Titulli: Shkodër, Nisin punimet për “Loro Boriçin”, Rama: Ta bëjmë gati për të pritur

Ai qytet e meriton nje stadium te tille. E vizitova te shtunen Shkodren, pak me gjate kesaj radhe.
Tave krapi... jo kushedi sa e mire.
Nejse, ja vlente sa me e shu kurreshtjen.
 
Kushedi se ku ke ken Aver,jo te gjith dijn me e ba taven e krapit ose edhe me e fergu don shoqerimet e saj qe te shijohet ne max,hajde ne gusht te qoj une ku me hanger tav taman :D
 
Flm Quk djali :)

Une isha ne Shiroke, buze liqenit. Dmth jo ato restaurantet qe ishin te gjitha ne krahun majte por nje qe ishte afer ujit.. ne te djathte. Ishte i rrethuar me xhama. Ushqimet tjera i kishte te mira, pervec taves... qe nuk mu duk edhe aq.
Perndryshe ajo pjese me pelqeu shume. Nuk i shihej fundi liqenit.
 
Aty kam ngrene e une ,por jo krap...Ngjala ne tjegull . Cti hash jane :)
 
Titulli: Shkodër, Nisin punimet për “Loro Boriçin”, Rama: Ta bëjmë gati për të pritur

Aty kam ngrene e une ,por jo krap...Ngjala ne tjegull . Cti hash jane :)

Heren tjeter do e thyj ne mes ni ngjale aty. Thnx Monique.
 
Titulli: Shkodër, Nisin punimet për “Loro Boriçin”, Rama: Ta bëjmë gati për të pritur

Aty kam ngrene e une ,por jo krap...Ngjala ne tjegull . Cti hash jane :)

Atje eshte te kategoria ku dojn me fitu shum :p

Asht dasht me ik te nji restorant kalon uren e bunes te vjetren nja 1km nga ana e lumit afer nji karburantit ku duket si port anijesh asht edhe aty nji restorant me xhama aty thojn po shkojm te daja dmth gatuan kshu ma popullorshe po shum ma te mira gjitha ushqimet ;)

Un per vedi ne Shqiperi kam frik te ha neper restorante,shkoj vetem ne vende ku njoh.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top