Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shkodër, bie në pritë i forti i Bardhajve

70151.jpg

Një person është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e së shtunës në qytetin e Shkodrës.

Viktima është shtetasi Gjon Gjeka, 49 vjeç, i cili është qëlluar për vdekje me tre plumba nga dy persona të maskuar me skafanda, që lëviznin me motor.

Sipas policisë, viktima ka qenë një ndër personat më aktivë në shumë ngjarje dhe ndër më të njohurit për policinë e Shkodrës në trazirat e viteve 1997-1998.

Për momentin për policinë motivet e vrasjes dhe identiteti i autorëve janë ende të pazbardhura. Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 17, pranë një rruge dytësore në qendër të qytetit, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Sarreqit.

Viktima ka zbritur nga banesa e tij dhe në momentin që ka hipur në makinë janë afruar dy personat me motor, që kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, duke e lënë 49-vjeçarin të vdekur në vend.

Ky është një tjetër ekzekutim që regjistrohet në vend dhe që tregon kuotën e lartë të kriminalitetit dhe njëkohësisht mungesën e vullnetit të shtetit për të reaguar./TCh
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shkodër, ekzekutim në mes të qytetit

Kshu po ikin keta te ashtuquajturit "te fortet" .Cdo gje do vej ne vendin e vete,pasi te gjitha gjynat ne kete bote do shlyhen :D
 
Titulli: Shkodër, ekzekutim në mes të qytetit

kti i ka shku shum gjat se shokt i ka ne dhe ka her ;)
 
Titulli: Shkodër, bie në pritë i forti i Bardhajve

Vritet në atentat Gjon Gjeka, 49-vjeçari, i konsideruar si njeriu i paprekshëm i qytetit verior.
Policia heton ngjashmërinë e ekzekutimeve të bujshme të Mir Koçisë dhe të Kujtim Vajushit për të shkuar tek autorët dhe motivet


timthumb.php


Një vrasje tipike mafioze është regjistruar sërish në qytetin e Shkodrës. Viktimë është një emër i njohur nga bota e krimit, po aq i njohur edhe për strukturat e policisë së qytetit verior, ndonëse vetëm ditën e djeshme pas ekzekutimit, policia pranoi precedentët e tij të shumtë penalë. Gjon Gjeka, 49 vjeç është ekzekutuar nga dy persona që udhëtonin me motor. Vrasja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Thive”, në hyrje të Shkodrës, ndërsa policia në vendin e ngjarjes ka mundur të gjejë vetëm viktimën dhe gëzhojat e plumbave. Autorët, që dyshohet se kanë qenë dy persona, kanë ikur me një motor Piagio, ndërsa policia nuk ka nxituar të kërkojë autorët. Për vetë emrin e viktimës, ekspertët e kësaj policie janë kthyer tek arkiva e vrasjeve, grabitjeve dhe ngjarjeve të pazbardhura në qytetin verior për të shkuar të paktën tek motivet e ekzekutimit.

Kush ishte viktima

Gjon Gjeka prej rreth dy dekadave njihej në zonën e Shkodrës si ‘zoti” i Bardhajve. Fshati i njohur për emrat e të “fortëve” dhe pamundësisë së policisë për të ndërhyrë për arrestimin e tyre, që prej 97-ës ishte nën pushtetin e këtij personi, që pasditen e djeshme u ekzekutua me 3 plumba pistolete. Gjeka, sipas policisë në kohën e trazirave kishte kryer me dhjetëra grabitje me armë, ndërkohë që sot e asaj dite, paçka se përflitej edhe për shumë ngjarje të tjera, vijonte të ishte i lirë. Policia që ka nisur të punojë për zbardhjen e motiveve, deri orëve të vona të mbrëmjes ka mundur të sigurojë vetëm dëshminë e personave të lokalit në të cilin viktima ka pirë kafen e fundit. Dyshohet se autorët e kanë ndjekur deri në momentin që e kanë parë të vetëm të afrohet te makina. Pas ekzekutimit të tij, autorët, sipas dëshmitarëve kanë vazhduar rrugën me motor dhe në hyrje të Shkodrës ata janë marrë nga një makinë. Vrasja e Gjekës duket se do i bashkëngjitet edhe ekzekutimeve të tjera të bujshme në këtë qytet, ku duket se “të fortët” kanë nisur të bien një nga një. Gjon Gjeka dyshohet për rivalitet të fortë me emra të tjerë të njohur në Shkodër, të cilët janë vrarë viteve të fundit.

Hetimet, policia kthehet në të shkuarën e viktimës

Si përherë kur ekzekutohen emra personash të botës së krimit policia kthehet në të shkuarën e tyre për të zbuluar motivet dhe autorët. Për të zbuluar vrasjen e Gjon Gjekës, policia është kapur pas dy ekzekutimeve të fundit të bujshme që kanë ndodhur në Shkodër, ku viktima ishin Mir Koçia dhe Kujtim Vajushi. Mekanizmi i vrasjes është thuajse identik, ndërkohë që emrat kanë jo vetëm ngjashmëri në fushën kriminale, por edhe kanë vepruar bashkë në një periudhë kohe të caktuar, deri sa janë ndarë. Ekspertët e krimeve të rënda kanë marrë në dorë dosjet e vjetra dhe sërish dyshimet bien mbi ekzekutorë me pagesë, ashtu si edhe në dy rastet e para të fundit të nëntorit dhe të 21 janarit të këtij viti. Policia është kthyer në familjen e viktimës për të mësuar ndonjë konflikt të kohëve të fundit, ndërsa janë marrë edhe tabulatet e celularit të Gjekës. Gjithashtu policia ka marrë në analizë grabitjet e bujshme në Shkodër që dyshohet se kanë patur autorë njerëzit e Gjekës, paçka se koha e largët duket se e përjashton pistën e hakmarrjes për këto akte. Sipas të dhënave të policisë së qytetit verior mësohet se po punohet intensivisht për zbulimin e autorëve dhe të motiveve./Shekulli
 
Titulli: Shkodër, bie në pritë i forti i Bardhajve

Bardhanjor mar burr ... Kta kapot tan tash po hajn koken e tyne
 
Titulli: Shkodër, bie në pritë i forti i Bardhajve

Kto policia po ti hek nji ka nji :D
 
Titulli: Shkodër, bie në pritë i forti i Bardhajve

Ka hund-lesh mbi hund-lesh.
 
Titulli: Shkodër, bie në pritë i forti i Bardhajve

Cuditerisht kur lexoje keto lajmet e krimeve edhe shohe qe "keqberesit" jan nga shqiperia qendrore/veriore, lexoje qe te gjithe pas '97 jan te lire edhe kan qene gjate gjithe kohes ne shqiperi. A do te thote gje kjo vall?
 
Pe: Shkodër, bie në pritë i forti i Bardhajve

Me e forta eshte se thot vrasesit u larguan me motorrciklete si me qen larguar me avion ata te shkrete qe si gjen policia nga u futen e iken
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back