Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Atak në zemër, në vdekje klinike nëna e një prej viktimave

96808.jpg


SHKODثR - Katër të rinj kanë gjetur vdekjen në një aksident automobilistik në qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ngjarja tragjike u prit me pikëllim nga banorët e qytetit, Bashkia e të cilit shpalli dhe ditë zie. Por zia që pllakosi 4 familje shkodrane rëndohet dhe më tepër kur nëna e një prej viktimave ra në vdekje klinike si pasojë e një ataku që pësoi në zemër teksa qante trupin e të birit

Ora 12:10 -Nëna e një prej adoleshentëve të aksidentuar ka rënë në vdekje klinike si pasojë e një infarkti në zemër. Elvie Duli teksa qante trupin e të birit të sapoardhur nga morgu, ka pësuar një atak në zemër. Pavarësisht ndihmës që iu dha në moment dhe dërgimin në spital, mjekët konstatuan se Elvie Duli ka mbërritur gati pa shenja jete dhe se ka rënë në vdekje klinike.
Trupi i të riut, Raelv Duli do të varrosej ditën e nesërme, ndërsa vëmendja tani është dhe tek nëna e tij që ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Raelv Duli, djaloshi qe humbi jeten ne aksident

74671.jpg


Aksidenti

Ora 05:30-Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kryebushat në orën 05:30. Një automjet tip ‘BMW’ me targë SH1818D është përplasur me një kamion me targa PU1463A, i cili transportonte lëndë drusore.

Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen në vend 4 persona, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit. Personat e përfshirë në aksident janë të gjithë të rinj, të moshës 18-19 vjeç.

Burime nga policia bënë të ditur emrat e personave të përfshirë në aksident, të cilët janë Raevl Duli 17 vjeç, Xheni Anamali 18 vjeç, Ledio Pirani, Orlend Mreca 17 vjeç,Osman Mraja 18 vjeç, drejtuesi i ‘BMW’, ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas të dhënave të para nga policia dyshohet se shkak i aksidentit ka qene shpejtësia e madhe e të dy automjeteve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët e policisë së Shkodrës, të cilët kanë shoqëruar në komisariatit drejtuesin e kamionit me targa PU1463A, Prenkë Ndreca, 48 vjeç nga Puka, i cili po hetohet për rrethanat e kësaj ngjarje që i mori jeten katër të rinjve shkodranë.//Balkanweb
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

Skam fjalë, veç keqardhje të madhe..
U qoftë dheu i lehtë djemëve të rinj :(..
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

Ngushellimet me te perzemerta, per familjet e ktyne djemve Shkodran qe kan Ndrru jet sot .
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

Ngushellime se pari familjareve te viktimave, pastaj te gjithe shkodraneve dhe shqiptareve ne pergjithesi.

Tragjedi...s'kam fjale...
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

gjynah prej zoti te shuhen kaq te rinj
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

Gjynah vertet :(... Ngushellime e durim familjareve te tyre!
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

:bye::bye::qan::qan::qan: E tmerrshmee .... U prefshin ne paqe ...
Si nuk moren njeher mesimm ....... me jeten nuk behet shaka ... ecni me kujdes ......
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

:( :( ..Ngushllime,,filizat e rinj :( ..mjere prinderit e familjaret e tyre,,,
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

Ngushellime per familjaret, e dheu i lehte i qofte atyre qe humben jeten. Por si cdo ngjarje nga c`do pesim duhet nxjerre nje mesim, dhe i pari qe duhet bere me qe dhe pushtetet ndryshuan eshte, vendosja e rregullave te rrepta dhe mos tolerimi pa asnje kusht, qoft ky materjal apo miqesor, i personave ndermjetes per marjen e lejes se qarkullimit nga personave te pa afte apo atyre qe nuk kane kryer stashet e nevojeshme per nje pergjegjesi te tille. Aksidenti mbetet i tille, askush nuk do te jete pjese e tije, sejcilit nga ne mund ti ndodhe, por kam pershtypjen dhe jam i sigurt ashtu sic e dime te gjith se ne shqiperi eshte abuzuar jasht c`do lloj norme me pergjegjesine qe duhet te kete mbi vete nje drejtues mjeti.

Zoti i meshirofte...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

Ngushellime familjareve,

Vertet e dhimbshme dhe e pakuptueshme eshte te nderpritet jeta e re ne kete menyre...:(
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

Cfar te thot njeriu per nje rast till, ku cdo fjal eshte e teperte perveqse Allahu i japt forc familjarve
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

Ngushllime familjeve dhe u prefshin ne paqe shpirtrat e viktimave !

Rruget ne Shqiperi jan shume te rrezikshme , sidomos naten , sidomos ne ate ore te nates , pasi nuk ka
sinjalizime fare fare fare . Naten me ka ndodhur te ec edhe me 20 ne ore edhe te ndaloj fare , pasi pamja eshte
shume e kufizuar .



Pese te rinj ,ne pese te mengjesit ne nje Bmw !!!! Duhet te ken qene duke shkuar ne pune patjeter , se per shkolle eshte pak heret .
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

TI MOJ SHKODER SOT PO DERDH LOT
4 DJEM TE IKEN SOT
4 LULET ME AROME
4 DJEM ME TE BUKURIT NE BOTE

TI MOR ZOT PSE KAQ SHPEJT I MORE
4 ZEMRA TI NA I HOQE
4 NANA NA I PERLOTE
4 SHOK ME TE MIRIT NE TOKE
4 CEPAT E SHKODRES PER TO PO DERDHIN LOTE....

NGUSHELLIME TE PERZEMERTA FAMILJAREVE...... :'(

999977_659193340779807_151814469_n.jpg
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

ncncncn tragjedi e vertet. Ngushellime familjeve
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

Ngushllime familjeve dhe u prefshin ne paqe shpirtrat e viktimave !

Rruget ne Shqiperi jan shume te rrezikshme , sidomos naten , sidomos ne ate ore te nates , pasi nuk ka
sinjalizime fare fare fare . Naten me ka ndodhur te ec edhe me 20 ne ore edhe te ndaloj fare , pasi pamja eshte
shume e kufizuar .



Pese te rinj ,ne pese te mengjesit ne nje Bmw !!!! Duhet te ken qene duke shkuar ne pune patjeter , se per shkolle eshte pak heret .
Ajo qe na mungon ne shqiptareve esht kulture dhe edukate ... tabelat dhe sinjalizimet jane vene shum here dhe meren per skrap .... babi im deri para ca vitesh punonte me firme ndertimi nje nga punet qe ka bere esht ka ven tabelat nga nga shkopeti deri ne peshkopi dhe ca vinin ditien vidhej naten ..... !
me 5 te mjesin kan qen duke u kthyer nga festa e ditlindjes se shokut ..
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

Ngushellime per familjaret, e dheu i lehte i qofte atyre qe humben jeten. Por si cdo ngjarje nga c`do pesim duhet nxjerre nje mesim, dhe i pari qe duhet bere me qe dhe pushtetet ndryshuan eshte, vendosja e rregullave te rrepta dhe mos tolerimi pa asnje kusht, qoft ky materjal apo miqesor, i personave ndermjetes per marjen e lejes se qarkullimit nga personave te pa afte apo atyre qe nuk kane kryer stashet e nevojeshme per nje pergjegjesi te tille. Aksidenti mbetet i tille, askush nuk do te jete pjese e tije, sejcilit nga ne mund ti ndodhe, por kam pershtypjen dhe jam i sigurt ashtu sic e dime te gjith se ne shqiperi eshte abuzuar jasht c`do lloj norme me pergjegjesine qe duhet te kete mbi vete nje drejtues mjeti.

Zoti i meshirofte...
I bashkengjitem plotesisht mendimit tend ....
Te djelen e pate ..Shihemi ne gjygj .. ??? per nje aksident nje vajze 19 vj kishte ngel sakate e martuar me nje djal pa pik te adhurash ,,, dhe ishte aksidentuar ne makinen e kusheririt te burrit i cili punonte taksi pa pasur asnje lloj letrash ...
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

Ja dhe nji lajm i keq ..Ska 30 minuta vdic edhe personi i 5 si ishte ne makin me kto 4 shokt e vet :(
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

Ka shkuar në pesë numri i të rinjve që humën jetën në aksidentin e mëngjesit të sotëm të ndodhur në Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01.15 të së martës ku një mjet tip “BMW” me targë SH 1818 E është përplasur me një kamion me targa PU 14 63A, i cili transportonte lëndë drusore. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje automjeti tip BMW ka qenë duke u kthyer nga Tirana për në Shkodër, por në Kryebushat është përplasur me kamionin me targa të Pukës, te vendi i quajtur kryqëzimi i Vaut të Dejës pasi aty është dhe rruga drejt Mjedës dhe Vaut të Dejës.

Përplasja ka rezultuar fatale për 5 adoleshentët që ndodheshin në makinë, Raelv Dyli, (17 vjeç) Xheni Anamali, Ledio Pirani, Orlen Meçe, të tre 18 vjeç, të cilët kanë humbur jetën menjëherë. Ndërkohë edhe drejtuesi i mjetit, "BMW", Osman Merja, 18 vjeç, ka ndërruar jetë në spital rreth orës 19:45 minuta, disa orë pas aksidentit tragjik.

Tre prej viktimave, Ledio Enver Pirani, Raelv Ramazan Duli dhe Orlend Ylvi Mreça ishin jetimë pasi të treve u kanë vdekur më pare baballarët. Raelv Duli, ishte djalë i vetëm dhe ka vetëm një motër, ndërsa tre të tjerët kanë edhe nga një vëlla secili.

Drejtuesi i kamionit, Preng Ndreca, 43 vjeç është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi akuzohet si shkaktar i këtij aksident tragjik.


Pas aksidentit tragjik të ndodhur në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të merren masa të menjëhershme për shmangien e aksidenteve. Në një shënim në profilin e tij në Facebook, kryeminstri Rama ka ngushëlluar familjet e katër viktimave të mëngjesit të sotëm.

“Janë rrokullisur drejt së përtejmes, shumë më shpejt se vrapi i makinave që i sosi frymën, jetët e katër djemve të rinj nga Shkodra, që zhytet në zi me vuatjen e katër familjeve, të cilat nuk ka fjalë t’i ngushëllosh. Por, unë dua të shpreh, në radhë të parë, si prind hidhërimin tim tejet të thellë për tragjedinë, që mori katër jetë të reja.

Si përfaqësues i shtetit shqiptar, dua të shpreh vendosmërinë për të marrë në vijimsi të gjithë masat e nevojshme, që do të parandalonin, deri aty ku është e mundur, tmerre të tilla dhe aksidentet rrugore, që vazhdojnë të jenë kërcënimi më i madh për jetët e qytetarëve tanë.

Durim e forcë paçi, dua t’u them si bashkëqytetar katër familjeve. Qoftë i ndritur vendi e kujtimi i djemve tuaj”, ka shkruar kryeministri Edi Rama në Facebook.

Bashkia shpall ditën e sotme ditë zie dhe ndërpret të gjithë aktivitetet kulturore. /albeu.com/
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

ncncncnncncnnccnn sa gjynahhhhh :( :(
Ngushellime familjarve. :(
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

Shume e dhimshme kane ikur ne moshen me te bukur.Ju prehte shpirti ne paqe e zoti i dhente force familjareve ta perballojne kete tragjedi.Ngushellime familjareve te tyre:(
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

Ngushellime familjareve .....


Sa I perket rasteve te aksidenteve Jane pa fund sidomos tek "autosrada e vdekjes" ne Cdo cep eshte nje permendore thua qe ne ate rruge nuk kalon ndonje minister dhe nuk shikon anash te duket vetja qe ajo rruge kalon mes varreve. Pyetja ime do ishte edhe sa te tjere duhen te terheqin venendjen e institocioneve perkatese???
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

Ngushllime per familjaret vertet e dhimbshme !

Sidoqoft shumica ketu kan folur lidhje me rruget ! une shum here kam qene ne shqiperi ndoshta jo ne gjdo cep te saje dhe ne gjdo rruge por ne disa po ! por skam pas asnjehere asnje problem me rruget ! por askush nuk tha CKA KERKOJN disa 17-18 vjeqare ne ate kohe me makine ! ku ishin ata ? cka bene deri ne ate kohe si erdhi deri tek kjo ! nese ne nje rruge shkruan qe maksimumi duhet te vozitesh 60km ne ore ! at'here nese ti shkon deri ne 100 , 120 normale qe do vie puna deri tek aksidenti ! disa te rinje ne kete moshe me nje makin BMW qe ta ngrit adrenalinen per shpejtesi te madhe dhe ndoshta nuk e di sigurt por ndoshta edhe kan pire alkohol ! vjen puna deri ketu ! eshte e dhimbshme por edhe prinderit ne kete rast kan faj te madh shum te madh..
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

Subahanallah, cfare sprove, Zoti i meshirofte viktimat e u dhente force familjareve te mbetur sidomos prinderve!
Rruget, shpejtesia, leja per te ngare mjetin jane sebebe si te thuash, se sahatin as nuk e shtyn as nuk e afron per ate pune. Ama qe te rinjte priren per te mos qene te kujdesshem kjo eshte sh e vertet, po dhe rruget ne shqiperi lene goxha per te deshiruar...
QOfshin te XHenetit, te gjithe do e leme ket bote ne mos sot, neser!
 
Titulli: Shkodër, 4 të rinj shuhen në aksident

“Nënë, po vijmë. Për 1 orë jemi në Shkodër”
Ktheheshin nga festa e ditëlindjes së shokut të tyre në Tiranë. Telefonata e fundit para aksidentit që u mori jetën 5 maturantëve.
Policia: Të dy mjetet ishin me shpejtësi. Arrestohet drejtuesi i kamionit që u përplas me autoveturën e të rinjve në kryqëzimin e Kryebushatit


-“Për një orë jemi në Shkodër”. Këto janë fjalët e fundit që Elvije Duli ka shkëmbyer me të birin e saj të vetëm, Raelvin, 17 vjeçarin që humbi jetën në një aksident të rëndë, bashkë me tre shokë të tij. Ka mundur t’i mbijetojë asaj “prite” fatale të një kamioni, vetëm drejtuesi i mjetit Osman (Andi) Meraja, i cili mban shpresën gjallë të pesë familjeve për të parë në jetë njërin prej tyre. Në lidhje me gjendjen e tij, policia e Shkodrës mbrëmë vonë konfirmoi faktin se i riu vijonte të mbahej në jetë, ndërsa vëmendja e të gjithë mjekëve të Shkodrës është përqendruar mbi jetën e tij. Policia e qytetit verior në bashkëpunim me mjekët kanë vijuar për gjatë gjithë ditës së djeshme të jenë në gatishmëri në familjet e viktimave, por edhe te familja e Andit për të mbajtur nën kontroll gjendjen e tyre shëndetësore. Ka qenë vetë Drejtori i Policisë së Shkodrës që ka mbajtur të koordinuar gjatë gjithë kohës veprimet mes spitalit dhe policisë për të bërë të mundur parandalimin e ndonjë tragjedie tjetër në familjet e prekura. Aksidenti që mori jetën e katër të rinjve dhe plagosi rëndë drejtuesin e mjetit, shok dhe bashkëmoshatar i viktimave, ndodhi pak pas mesnatës së të hënës në kryqëzimin e Kryebushatit, pikë që gjendet në aksin Lezhë-Shkodër, ku rruga që ndërpret këtë aks, vjen nga Vau i Dejës. Pikërisht nga kjo rrugë ka hyrë kamioni me targa të Pukës, i cili ka qenë duke kryer transport të lëndëve drusore. Policia ka kryer arrestimin e shoferit të kamionit, Prengë Ndreca.

Tragjedia

Andi Meraja 18 vjeç, Raelv Duli 17 vjeç, Xheni Anamali 17 vjeç, Ledio Pirani, 18 vjeç dhe Orlend Mreça 17 vjeç, mësohet se janë nisur nga Shkodra dhe kanë mbërritur në Tiranë mbrëmjen e së hënës për të marrë pjesë në festën që kishte organizuar një shok i tyre për ditëlindje. Të rinjtë mësohet se janë bashkuar në një lokal nate në Tiranë dhe pas festës janë kthyer për në qytetin e tyre. Djemtë kanë qenë duke udhëtuar me një mjet BMW me targa të Shkodrës në timonin e së cilës ka qenë Andi Meraja. Në Kryebushat, në kryqëzim, makina është përplasur me një kamion që transportonte lëndë drusore dhe që po hynte në rrugën kryesore. Nga të dhënat e para mësohet se përplasja ka qenë fatale, pasi të dy mjetet kanë qenë me shpejtësi të madhe. Aksidenti është mësuar fillimisht nga shoferë të rastit që kanë lëvizur në rrugë. Drejtues mjetesh pasi kanë lajmëruar policinë, janë përpjekur për të dhënë ndihmën e parë. Ndër të pesë të rinjtë, vetëm njëri jepte ende shenja jete. Policia dhe ambulancat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa Raelvi, Xheni, Ledio dhe Orlendi kishin ndërruar jetë në vend. Drejtuesi i kamionit ka qëndruar i shokuar në vendin e ngjarjes, ndërsa Shkodrën e ka pllakosur zija. Trupat e pajetë të viktimave u janë dorëzuar familjarëve të tyre, të cilët kanë kryer edhe ceremoninë mortore të djemve të tyre. Ndërsa familja, gjithë Shkodra dhe thuajse gjithë vendi janë bashkuar me Andin, djalin që ka shpëtuar dhe besohet se do t`i mbijetojë atij aksidenti.

Kush ishin 4 të rinjtë që humbën jetën

Tre prej djemve që humbën jetën në atë aksident të rëndë të mëngjesit të dy ditëve më parë ishin pa baba. Ledio, Raelvi dhe Orlendi ishin fëmijët e vegjël të familjeve të tyre. Realvi kishte një motër më të madhe se veten, ndërsa Ledio dhe Orlendi kishin edhe nga një vëlla më të madh. Të pesë djemtë, ishin maturantë dhe mësonin në tri shkolla të ndryshme të qytetit të Shkodrës. Raelvi dhe Orlendi ishin maturantë të “Gjuhëve të Huaja”, Andi dhe Xheni, maturantë të shkollës “28 Nëntori”, ndërsa Ledio Pirani ishte nxënës, po maturant, i shkollës “Kolë Idromeno”. Të gjithë djemtë jetonin në një lagje, ndërsa i ndanin vetëm disa muaj në moshë nga njëri-tjetri.

Nisur nga përmasa e tragjedisë së djeshme Bashkia e Shkodrës ka shpallur ditën e djeshme ditë zie, ndërkohë që janë pezulluar të gjitha aktivitetet kulturore. Ndërkaq mbrëmë kanë reaguar edhe krerë të shteti me mesazhe ngushëllimi për familjarët, kurse me qindra persona janë bashkuar me dhimbjen e familjeve të viktimave në rrjetin social Facebook. Krah ngushëllimeve për humbjen e katër jetëve, janë transmetuar edhe lutjet për shpëtimin e jetës së Andit.

Aksidenti për shkak të shpejtësisë së madhe

Një grup ekspertësh teknik janë gjetur në vendin e ngjarjes mëngjesin e djeshëm dhe menjëherë kanë marrë në dorë kryerjen e aktit të ekspertimit teknik. Nga të dhënat e para dhe nga matjet që janë kryer pas zbardhjes së ditës është fiksuar se në të vërtet ajo që vërehej lehtësisht ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara të të dy automjeteve. Sipas të dhënave të para, edhe pse ende policia e Shkodrës nuk ka arritur në një përfundim në lidhje me shkaqet e sakta të kësaj përplasjeje fatale që iu mori jetën katër personave dhe plagosi një tjetër. Referuar edhe dëshmisë së dhënë në polici nga shoferi i mjetit tip kamion që po vinte nga Vau i Dejës në drejtim të aksit kryesor të rrugës Shkodër-Lezhë, mësohet se ai për asnjë moment nuk ka mundur të qartësojë pamjen e atij çasti fatal. Paçka se policia saktëson se gjendja e tij mendore është tejet e rënduar dhe nuk është dokumentuar një dëshmi e tij, pozicionet ku janë gjetur dy mjetet përcaktojnë se ndërprerja e rrugës nga ana e kamionit ka qenë me shpejtësi të madhe, paçka se për të hyrë në rrugën kryesore drejtuesit të mjetit i është dashur të hyjë edhe në kryqëzim. Policia dhe ekspertët ende nuk kanë përcaktuar se me çfarë shpejtësie ka hyrë në rrugën kryesore makina kamion, pasi për të mundësuar kthimin majtas në drejtim të Lezhës, i duhej të kryente edhe një gjysëm rrotullimi.

Policia e Shkodrës nuk ka dalë ditën e djeshme me asnjë version përfundimtar në lidhje me shkakun e aksidentit, ndërsa burime jo zyrtare po policore bëjnë me dije se kamioni ka patur problem në sistemin e ndriçimit ndërsa mjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë ka qenë me shpejtësi të madhe. Gjithashtu theksohet se mjeti që transportonte lëndë drusore nuk ka patur dokumentacion të rregullt, por këtu nuk fiksohet nëse bëhet fjalë për mungesë dokumentacioni për ngarkesën apo për makinën. Policia ka theksuar vetëm faktin se kamioni i ka ndërprerë rrugën BMW-së.

Reagon Rama: Masa të menjëhershme në rrugë

Për tragjedinë e djeshme në Shkodër ka reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Dalja e deklaratës së tij ka ndodhur orëve të mbrëmjes ndërsa ka ngushëlluar familjet e katër viktimave përmes rrjetit social Facebook. Pavarësisht se mesazhi i tij ka qenë i shkurtër dhe konciz, shefi i qeverisë ka bërë me dije se do të merren të gjitha masat për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve të tilla. Pavarësisht se në këtë kontekst, kryeministri përcakton edhe kufijtë e së mundurës duke theksuar se duhet të punohet për të shmangur aksidente që kërcënojnë jetë njerëzish deri aty ku është e mundur. “Janë rrokullisur drejt së përtejmes, shumë më shpejt se vrapi i makinave që i sosi frymën, jetët e katër djemve të rinj nga Shkodra, që zhytet në zi me vuajtjen e katër familjeve, të cilat nuk ka fjalë t’i ngushëllosh. Por, unë dua të shpreh, në radhë të parë, si prind hidhërimin tim tejet të thellë për tragjedinë, që mori katër jetë të reja. Si përfaqësues i shtetit shqiptar, dua të shpreh vendosmërinë për të marrë në vijimësi të gjithë masat e nevojshme, që do të parandalonin, deri aty ku është e mundur, tmerre të tilla dhe aksidentet rrugore, që vazhdojnë të jenë kërcënimi më i madh për jetët e qytetarëve tanë. Durim e forcë paçi -dua t’u them si bashkëqytetar katër familjeve. Qoftë i ndritur vendi e kujtimi i djemve tuaj”.

Basha: Lajmi më ka tronditur pa masë


Po mbrëmjen e djeshme ka reaguar dhe ka përcjell ngushëllime nga Tirana edhe kryebashkiaku i Tiranës dhe njëherësh Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Edhe kreu i selisë blu ka bërë reagimin e tij nëpërmjet rrjetit social, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e katër të rinjve por pa shtuar asnjë lloj komenti për shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Basha në faqen e tij iu drejtohet katër familjeve të tragjedisë së djeshme: “Lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të Raevlit, Xhenit, Ledios dhe Orlendit më ka tronditur pa masë. Nuk ka fjalë as ngushëllim që mund të lehtësojë dhimbjen e familjarëve të katër të rinjve që u ndanë tragjikisht nga jeta. Jam sot pranë jush në dhimbjen dhe zinë që ka pllakosur familjet tuaja. Zoti u dhëntë forcë dhe kurajo për të përballuar këtë dhimbje të madhe”.
/Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top