Shkodër: 4.000 banorë të izoluar nga bora

Kresha

A pretty face can never trick me
Në këtë fundviti, festat i kanë gjetur të izoluar nga bota rreth 4 mijë banorë të zonave të thella malore të Qarkut të Shkodrës.


Reshjet e dëborës që ranë disa ditë më pare dhe temperaturat e ulëta gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar bllokimin e disa fshatrave në Malesine e Madhe, në Shkodër dhe Pukë.

Të gjitha akset rrugore nacionale që lidhin komunat e thella malore me qytetet e qarkut janë të hapura, përveç Qafës së Thorës, që lidh Dukagjinin me Malësinë e Madhe. Por problematike mbeten rrugët rurale, që lidhin fshatrat e thella me qendrat e komunave.

Përveç bllokimit të rrugëve problem për këta banorë është edhe mungesa e komunikimit, pasi në këto zona mungon telefonia fikse dhe valët e telefonisë mobile.

Një pjesë e mirë e fshatrave që janë përmendur më lart nuk kanë fare rrugë makine dhe banorëve u duhet të dalin në qafa malesh për të kapur makinat. /tch/
 
Titulli: Shkodër: 4.000 banorë të izoluar nga bora

E marr me mend situaten,ne Shkoder eshte gjithmone bore!
 
Titulli: Shkodër: 4.000 banorë të izoluar nga bora

Cdo here mbesin te izoluar nga bora keshtu apo...?
 
Titulli: Shkodër: 4.000 banorë të izoluar nga bora

Shyqyr qe erdhi tamam dimri, se vdiqem duke u semur e duke qene me grip se kjo koha gjithe mikrobe, vec semundje te sjell.
Me ka marre malli te bie dhe njeher ketu ne tr bore si bie andej.
Keshtu ndodh cdo vit, eshte i njejti problem me zonat e thella dhe rurale, ne pjeset veriore te shqiperise.
Problematike eshte dhe jug-lindja e shqiperise. Pogradeci, rruget atje ishin bllokuar dhe ishte shum e veshtire qarkullimi i makinave.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top