Shkodër, 1000 lekë për një orë seks

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 23:51 / 12.02.2015

shkod-euml-r-1000-lek-euml-p-euml-r-nj-euml-or-euml-seks_hd.jpg


اmimi i shërbimeve seksuale i dy femrave nga Shkodra, të ndaluara gjatë ditës së sotme, është 1000 lekë për një orë, ndërsa i arrestuar është edhe një klient.

Burime nga Policia e Shkodrës kanë bërë të ditur se, gjatë ditës së sotme kanë vënë në pranga 37-vjeçaren me inicialet V. Th., dhe 41-vjeçarin me inicialet G. P., banues në Komuna Bushat, Shkodër.

Arrestimi i këtyre dy personave është bërë për arsye se pas një pune të mirë organizuar të Policisë së Shkodrës kanë shkatërruar këtë bazë prostitucioni.

Policia tha se, 37-vjeçarja me inicialet V. Th., në rolin e ndërmjetëses shfrytëzonte për prostitucion femrën me inicialet Z. M.

Kjo kryente marrëdhënie kundrejt shumave të ndryshme me persona dhe klientë të ndryshëm.
Ndërkaq, policia ka kapur edhe klientin me inicialet G. P., i cili është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me të arrestuarën Z.M.

Uniformat blu thanë se, si provë janë sekuestruar 1 mijë lekë, 2 aparate celulare, një automjet tipit furgon Benz, me ngjyre gri.

Ndërkaq femra me inicialet Z. M, është dërguar në qendrën e rehabilitimit në Linzë të Tiranës.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top