Shkenctarët zbulojnë vendi më i ftohtë në Tokë

Arfenilla

Themelues i Forumit
(u84u)Akull%20-%20acar%20ftohet.PNG




Dimrat tanë kan me iu duk si shum të butë dhe të nxehtë pasi do të mësini për zbulimin e vendit më të ftohtë në planetën Tokë.
Shkencëtarët kanë zbuluar se temperatura në një varg malor në Antarktidë lëshohet deri nën -91 gradë Celsius. Në këtë temperaturë, sytë e njeriut, hunda dhe mushkëritë ngrihen për vetëm disa minuta. Përkatësisht, në një temperaturë prej -78.5 gradë Celsius CO2 nga gjendja e gaztë shëndrrohet në akull të thatë.
Këtë rekord të të të ftohtit, e kan zbuluar shkencëtarët e The Sunday Times America's National Snow and Ice Data Centrea, shkruan Sunday Times dhe me këtë rast ata kanë përdorur satelitët për të matur temperaturën në Antarktidë.
Vendi më i ftohtë gjindet në 3779 metra mbi nivelin e detit në malin Dome Fuji. Aty është dy gradë më ftohët se në stacionin kërkimor rus Vostok ku temperatura më e ulët e matur ishte -89,2 gradë Celsius.
Shkencëtarët pohojnë se në Dome Fujiju ka vende më të ftohta, sepse satelitët masin temperaturën mesatare në kilometër katror dhe thonë se ka të ftohtë qw arrinw maksimumin e vet gjatë periudhave me diell dhe të thata, e jo me erë dhe dëborë.
Megjithatë, vendi më i ftohtë i banuar në Tokë, ende fshati rus Oymyakon. Në këtë vendbanim temperature mesatare e janarit është -50 gradë Celsius. Oymyakon është "shtëpi" (vendbanim ) e pesëqind njerëzve të cilët për gjithqka që kan nevojë furnizohen nga një dyqan i vetëm, ndërsa në përgjithësi të gjithë banorët merren me gjueti dhe peshkim në akull B ..ina
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top