Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shkencëtarët suedezë afër vaksinës për shërimin e Alzheimerit

Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar vaksinën e cila mund të përgjysmojë numrin e të sëmurëve nga Alzheimeri. Vaksina mund të vonojë fillimin e sëmundjes dhe të jetë hapi i parë për gjetjen e ilaçit.

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e shpeshtë e dementias e cila sulmon nervat, qelizat e trurit dhe neurotransmetuesit që dërgojnë mesazhe nga dhe drejt trurit.

Shiko fotografinë 1425826

Vaksina, e njohur me emrin CAD106, ndihmon pacientët për të krijuar antitrupat mbrojtës të cilët do të luftojnë kundër “sulmuesve” në tru. Hulumtuesit nga Instituti Karolinska në Suedi pohojnë që zbulimi i tyre do të ndihmojë personat të cilët kanë formë të butë deri të moderuar të sëmundjes.

Gjatë testimit të vaksinës, para tri vitesh, nuk ka pasur efekte anësore serioze ndërsa të testuarit kanë qenë persona të moshës ndërmjet 50 dhe 80 vjeç.

Alzheimeri prek 1 në 14 persona më të vjetër se 65 vjet, ndërsa rreziku rritet me vitet ashtu që sëmundjen e përjetojnë 1 nga 6 persona nën moshën 80-vjeçare. Shkencëtarët shpresojnë që CAD106 mund të vonojë sëmundjen për pesë vite të tëra.

“Gjithnjë e më shumë njerëz janë të sëmurë nga Alzheimeri dhe prandaj urgjentisht na nevojiten trajtime të reja. Nëse do të kemi më shumë zbulime të tilla atëherë jemi në rrugë të mirë për të gjetur ilaçin për këtë sëmundje,” tha Simon Ridley, drejtori i qendrës hulumtuese për sëmundjen e Alzheimerit.

“Testet më gjithëpërfshirëse do të tregojnë nëse CAD106 mund t’i ndihmojë personat të ruajnë memorien dhe nëse munden të reduktojnë sasinë e amiloideve në tru.

Amiloidet në tru shfaqen shumë më përpara se shfaqja e simptomave të Alzheimerit dhe secili trajtim i ri do të jetë më efikas nëse me të fillohet në fazën e hershme të sëmundjes.”

Zbulimi i kësaj vaksine është shumë inkurajues, por ka nevojë për shumë hulumtime tjera për t’u vërtetuar të gjitha veprimet potenciale të saj.
Burimi: realitetisot.com
 
Titulli: Shkencëtarët suedezë afër vaksinës për shërimin e Alzheimerit

Do ishte nje gje e mire, po pak pa shpresa per nje gje te till pasi duhet kohe e gjate qe te shikohet efekti i nje vakcine apo medikamenti.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back