Shkencëtarët, në gjurmët e një planeti me civilizim?

MasteR

I'm offline
Shiko fotografinë 1789300

Në planetin misterioz të njohur nga shkencëtarët si KIC 8462852 mund të jetojë një civilizim i avancuar.

Deklarata vjen nga astronomi Seth Shostak, i cili shprehet se instituti SETI, po shqyrton mundësinë se në këtë sistem yjor mund të ketë jetë, madje më të avancuar se ajo që njohim.

Siç raporton portali mbi shkencën “ScienceVibe”, në sajë të projektit të njohur si “Planet Hunters”, shkencëtarët kanë dalluar luhatje të pazakonta të dritës së këtij ylli dhe në Shtator të 2015 – ës, astronomë dhe shkencëtarë të lidhur me këtë projekt, publikuan disa materiale ku përshkruanin të dhënat e zbuluara dhe interpretimet e mundshme.

Zbulimi në fjalë u bë nga teleskopi hapësinor Kepler, që observon ndryshimet e dritës të yjeve të largët, në mënyrë që të detektojë ekzoplanete.

Deri më tani, KIC 8462852 është i vetmi yll me një sjellje të tillë, në mesin e 150 mijë yjeve të monitoruara nga misioni i Kepler.

“Ky yll, pak më i shndrritshëm se Dielli dhe më shumë se 1400 vite dritë larg, ka qenë subjekt studimi nga teleskopi hapësinor i NASA –s, Kepler. Gjatë kësaj kohe janë dalluar sjellje surprizuese, që konsiderohen të çuditshme. KIC 8462852 me raste zbehet deri në 20 përqind, që sugjeron se ekzistojnë disa materiale në orbitën e këtij ylli që i bllokon dritën”, shprehet astronomi Shostak.

Për arsye të ndryshme, shkencëtarët besojnë se ky material nuk është thjeshtë një planet.

Një ndër hipotezat më të forta është se mund të jenë mbetjet e kometave që janë shumë pranë orbitës së yllit.

Por një tjetër hipotezë më intriguese është se ky yll mund të jetë shtëpi për një civilizim teknologjikisht tepër të sofistikuar, që mund të ketë ndërtuar një grup panelesh diellore në orbitë, e ashtuquajtur Sfera Dyson (një megastrukturë hipotetike që rrethon një yll dhe kap pjesën më të madhe ose të gjithë energjinë që ai çliron), që bllokojnë dritën nga ylli./tvklan.al
 
Titulli: Shkencëtarët, në gjurmët e një planeti me civilizim?

Ai forumi i Astronomise eshte hapur me qellim qe keto tema mos perfundojne tek gjeografia :)
 
Titulli: Shkencëtarët, në gjurmët e një planeti me civilizim?

Aki kur do ikim te ky planeti?
 
Titulli: Shkencëtarët, në gjurmët e një planeti me civilizim?

Per ca muaj, pres Enterprise te arrije ne Toke qe te na marre ne anije Scotty :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top