Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shkencëtarët modifikojnë ADN për të luftuar kancerin

Shkencëtarët modifikojnë ADN për të luftuar kancerin

Cadena_ADN1.jpg


Nga Kina vijnë të dhënat e para të eksperimentit mbi qeniet njerëzore të teknologjisë CRISPR-Cas9, që ka të bëjë me modifikimin e ADN-së për të luftuar kancerin. Në korrik u dha lajmi në lidhje me testin e parë që po zhvillohej tek njerëzit për ndryshimin e ADN-së, i cila do të shërbente për të luftuar kancerin edhe në format e tij më agresive. Sot vjen konfirmimi i injeksionit të parë tek pacienti i sëmurë nga një formë agresive e kancerit në mushkëri.

Ja se si po përparojnë trajtimet.

Të sqarojmë më parë se çfarë është teknologjia e “CRISPR-Cas9”. Kjo ka të bëjë me nxjerrjen e limfociteve T nga gjaku i pacientit, për të tërhequr gjenin që kodifikon proteinën PD-1, që zakonisht shërben për të ndërmjetësuar reagimin e sistemit imunitar për të parandaluar sulmin e qelizave të shëndetshme, shumohen në laborator qelizat e modifikuara dhe që më pas injektohen përsëri në gjak. Në këtë pikë qelizat e korrektuara shkojnë tek ato kancerogjene për t’i shkatërruar. (ose të paktën kjo është ajo që shkencëtarët presin).

Kinezët i kanë dhënë jetë eksperimentit më 28 tetor 2016 tek një pacient me kancer në mushkëri, duke i injektuar qeliza gjenetikisht të modifikuara. Sipas të dhënave të para, pacienti ka reaguar mirë dhe shkencëtarët kanë parashikuar një injeksion të dytë.

Pacienti me kancer në mushkëri nuk është vetëm protagonist i eksperimentit të parë. Shkencëtarët kanë si qëllim që të trajtojnë me dhjetëra pacientë të tjerë. Deri në mars të 2017, ata duhet të kenë përfshirë edhe të sëmurë me kancer në prostatë dhe veshka, por për këtë duhet të gjenden fondet e nevojshme.

Në total duhet të jenë 10 pacientë të prekur nga kanceri dhe të jenë protagonistë të këtij eksperimenti që premton të jetë një pikë kthese në luftën kundër sëmundjes vdekjeprurëse. Nuk na mbetet tjetër vetëm që të presim për të mësuar më shumë.

g.shqip
 
Titulli: Shkencëtarët modifikojnë ADN për të luftuar kancerin

Te shembesh me dy fjale gjithe ate mund,pune eshte qesharake,por personalisht ,,,,,,NUK BESOJ :( .

Kompanite farmaceutike nuk e duan nje sukses te tille.
Ato jan makineri gjakpiresish qe shembin kushtetuta,e rrezojne nene,qeveri,e vrasin cilindo i ndalon.

Funksionojne pa buje,larg mediave.

Shpresoj e dua te jem gabim.

Gjithsesi ish vec nje mendim i imi. :(
 
Titulli: Shkencëtarët modifikojnë ADN për të luftuar kancerin

Ne fakt Pasion,nga njehere them me vete qe ne popullsia e thjeshte jemi teper te marre,qe besojme qe boten e udheheqin politikanet!
Ata jane thjeshte mashat e disa te tjerve,me sakte e atyre pakve qe filtrojne pasurine e botes.
 
Titulli: Shkencëtarët modifikojnë ADN për të luftuar kancerin

Te shembesh me dy fjale gjithe ate mund,pune eshte qesharake,por personalisht ,,,,,,NUK BESOJ :( .

Kompanite farmaceutike nuk e duan nje sukses te tille.
Ato jan makineri gjakpiresish qe shembin kushtetuta,e rrezojne nene,qeveri,e vrasin cilindo i ndalon.

Funksionojne pa buje,larg mediave.

Shpresoj e dua te jem gabim.

Gjithsesi ish vec nje mendim i imi. :(

Nuk je gabim aspak Pasion...aspak...
Pikerisht kjo eshte ....te gjithe kete "moszbulim" e kemi peshqesh vetem nga kompanite farmaceutike.....
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back