Shkencëtarët gjejnë prova për jetën pas vdekjes

shkenc.jpg


Rreth 40% të njerëzve që ‘shpëtuan’ përshkruan momente të njëjta gjatë kohës kur ata ishin klinikisht të vdekur përpara se zemrat e tyre të ndaleshin plotësisht.

Jeta pas vdekjes? Vetëdija mund të vazhdojë ende edhe pasi truri është fikur plotësisht, bazuar në studimin më të madh mjekësor të bërë ndonjëherë për jetën dhe vdekjen.

Shkencëtarët në Universitetin e Southamptonit kaluan katër vite duke shqyrtuar më shumë se 2,000 njerëz të cilët kishin pësuar sulme kardiake në 15 spitalet e Britanisë, SHBA-së dhe Australisë, transmeton Lajmi.net.

Rreth 40% të njerëzve që ‘shpëtuan’ përshkruan momente të njëjta gjatë kohës kur ata ishin klinikisht të vdekur përpara se zemrat e tyre të ndaleshin plotësisht.

Një burrë madje thotë se e pa vetën e tij duke dalur nga trupi dhe duke e lënë trupin plotësisht nga një cep i dhomës së tij, thanë studiuesit.

Pavarësisht se ishte i vdekur dhe pa ndjenja për tre minuta, punëtori social 57 vjeçar nga Southampton përshkroi veprimet e stafit mjekësor në detaje dhe poashtu përshkroi edhe zërin e makinave që i kishte dëgjuar nga jashtë, transmeton Lajmi.net.

“Ne e dimë se truri nuk mund të funksionojë kur zemra ndalon së rrahuri”, tha Dr. Sam Parnia, një ish-hulumtues në Universitetin e Southampton i cili udhëhoqi studimin.

“Burri kishte përshkruar gjithçka që kishte ndodhur në dhomë, por e rëndësishme është se ai i kishte dëgjuar edhe dy tone të një makine që bënte zhurmë jashtë. Pra, ne mundëm që të masim edhe kohën sa zgjati. Ai dukej shumë i besueshëm dhe çdo gjë që ai tha se i kishte ndodhur atij i kishte ndodhur në të vërtetë”, tha Parnia.

Nga 2,060 pacientë të studiuar, 330 i mbijetuan sulmeve kardiake dhe 140 thanë se kishin përjetuar një lloj të vetëdijes pas vdekjes klinike dhe gjatë ringjalljes.

Një në pesë persona thanë se kishin përjetuar një ndjenjë të pazakontë të paqes, ndërsa pothuajse një në tre prej tyre thanë se kishin parë një dritë të ndritshme; një pikë të artë apo një shkëlqim dielli.

Disa përshkruan se kishin pasur ndjenja të frikës apo mbytjes apo duke u zvarritur nëpër ujë të thellë.

Parnia beson shumë se shumë njerëz mund të kenë përvoja të tilla kur ata janë afër vdekjes, por droga apo qetësuesit e tjerë të përdorur në procesin e ‘shpëtimit’ të tyre mund t’i bëjë ata që të mos i kujtojnë këto më pas, transmeton Lajmi.net.

Studimi ishte publikuar në revistën Resuscitation.
mapo
 
Titulli: Shkencëtarët gjejnë prova për jetën pas vdekjes

QEnka sh e ngjasme me kete.. ndoshta nga titulli

Tronditet shkenca/ Neurokirurgu nga Harvardi konfirmon ekzistenc

Une doja te thoja dicka, kam pershtypjen qe jeta pas vdekjes s'mund te vertetohet shkencerisht. Pastaj keto qe gjoja gati u doli shpirti dhe ju rikthye prap.. Ndoshta kan patur vegime sikur u doli trupi nga vetja, por asnjeher te jet larguar shpirti e ti jet kthyer prap...
 
Titulli: Shkencëtarët gjejnë prova për jetën pas vdekjes

dhe me kto studime kta te havardit mos kane per qellim te ulin nr e banoreve te tokes? sepse ka mendje qe pasi lexojne keto ,i besojne dhe bam bam dy here vetes dhe ikin te ajo drita qe thone keta.....

propaganda me e mire per te ulur numrin e mbipopullimit global...
 
Titulli: Shkencëtarët gjejnë prova për jetën pas vdekjes

Jeta mbas vdekjes, apo jeta mbas komes?
Sepse e nqs zemra ndalon te rahi..... nqs ka shancin te jete ne nje ambjent ku mund te mari ndihmen e pare, njeriut ne stop cardiak do i behet masazhi...pra do sdo zemra do stimulohet e edhe nqs nuk do jete ne 100% te funksionit, do punoj sadopak...
Pastaj, gjithe puna behet mos mbesi truri pa gjak, se qelizat nervore vdesin shume kollaj nga mungesa e oksigjenit.... Si pasoj qe shume njerez qe bejne infrakt mund te kene e pasoja neurologjke nqs nuk jane te kapur ne kohe.

Si perfundim, jeta mbas vdekjes quhet ajo kur shkeputesh nga jeta, ndalohen aparatet e ske me ca rikuperosh.... E ne ate moment ska njeri gjalle ne bote te kthehet me. Sepse mund te na pelqej neve te jemi shkenctar sa te duam, vdekja eshte ireversibile. Keshtu qe si do jene ndjenjat tona kur te ndahemi nga kjo bote, do i eksperimentojme secili ne momentin e duhur.
 
Titulli: Shkencëtarët gjejnë prova për jetën pas vdekjes

O burra te vrasim veten sa me pare e te dalim ne krahun tjeter....! Thone se ajo jeta tjeter eshte per gjithmone dhe pa probleme
 
Titulli: Shkencëtarët gjejnë prova për jetën pas vdekjes

Ke te drejt :) .Flitet se çdo burr ka 100 gra.
A lejohemi mor ne Katoliket me pas 100 gra ?
 
Titulli: Shkencëtarët gjejnë prova për jetën pas vdekjes

me mire do ishte pa jete pas vdekjes....dmth nuk do me gezonte fakti se ka jete pas vdekjes pff
 
Titulli: Shkencëtarët gjejnë prova për jetën pas vdekjes

e kush esht kthyer nga ajo jet, e na ka then qe ka jet?
pallavra
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top