Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Shkëmbimi i territoreve nuk zgjidh dot

Rashiti: Shkëmbimi i territoreve nuk zgjidh dot problemin me Serbinë



Në kancelari të ndryshme diskutohen disa opsione për Kosovën, por që nuk janë zyrtarisht në tavolinën kryesore të bisedimeve, si: një Asociacion me kompetenca ekzekutive, një traktat paqeje, por që nuk përfshin njohjen, autonomi për veriun në këmbim të njohjes nga Serbia dhe shkëmbimi i territoreve mes dy vendeve. Kështu ka theksuar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, duke shtuar se as në Beograd nuk flitet për ndarje të Kosovës pa shkëmbim me dy komuna në Luginë të Preshevës.


“Implementimi i marrëveshjeve të tilla është çështje shumë e ndërlikuar dhe duke e njohur kontekstin dhe marrëdhënien mes dy vendeve është vështirë të mendohet që konflikti zgjidhet përmes ndryshimeve të territoreve. Kjo mund të jetë pjesë e përmbylljes së paqes, por jo bërja e paqes me automatizëm, sepse do të jetë shumë sfiduese nëse eventualisht mendohet që të shkohet në atë drejtim”, ka thënë Rashiti. Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.

Sipas Rashitit, pas marrjes së rekomandimit pozitiv për vizat nga Komisioni Evropian qytetarët e Kosovës përfundimisht do të lëvizin pa viza në dhjetor të këtij viti. Kjo pasi që, sipas tij, brenda organeve të Bashkimit Evropian ka vullnet dhe opinion pozitiv për këtë çështje.
Lexo po ashtu:



Rashiti: Autonomia për veriun në këmbim të ulëses në OKB, skenar i mundshëm


“Rrugëtimi dhe procedurat tani e tutje për liberalizimin e vizave të Kosovës janë vendim politik. Përveç një procedure burokratike në Parlamentin Evropian, do të jetë shumë lehtë, sepse është shprehur qysh në vitin 2016 vullneti dhe opinioni pozitiv për këtë çështje. Jemi në një fazë të vendimit politik dhe në një procedurë derisa vendimi në Këshill do të merret. اështja kryesore është që Komisioni Evropian e ka vonuar rekomandimin, por meqë Komisioni është trup i BE-së dhe përfaqëson vendet evropiane ka bërë një gjë pozitive, sepse ka bashkuar vendet e BE-së dhe Këshillin për vizat e Kosovës. Opinioni i Komisionit Evropian edhe pse nuk thuhet paraqet në vetvete edhe një lloj përkrahjeje të konsiderueshme të KE-së dhe të vendeve anëtare, pavarësisht që do të duhet edhe vendimi formal për këtë çështje dhe ka ende anëtarë të BE-së që janë skeptikë për Kosovën. Besoj që më 4 dhjetor është vendimi i fundit i takimit për sivjet të ministrave për Drejtësi dhe Punë të Brendshme të shteteve anëtare të BE-së dhe besoj që kjo datë do të jetë data kur vendimi politik merret për liberalizimin e vizave të Kosovës”, ka thënë Rashiti.


Naim Rashiti
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back