Shkatërrohet banda e prostitucionit në Itali, zbardhen 13 tutorët shqiptarë

Arfenilla

Themelues i Forumit

prostitutat_241002824.jpg



13 shqiptarë kanë rënë në pranga si anëtarë të një bande që shfrytëzonte vajza për prostitucion në Itali. Banda përbëhej nga Mark Kondi 25 vjeç; Gëzim Prenga 31 vjeç; Ensuida Hila 24 vjeç, e dashura e njërit prej të arrestuarve, edhe kjo e arrestuar; Gjergj اupi 28 vjeç dhe kushëriri i tij Arbër اupi 24 vjeç nga Mirdita; Adison Shabani 28 vjeç; Pëllumb Hamza 28 vjeç; Albert Ruci 25 vjeç; Dorjan Visha 31 vjeç me tre kushërinj të tij vëllezërit: Shpresim Vishaj 22 vjeç, Sekret Vishaj 21 vjeç dhe Artur Vishaj 24 vjeç. Ata u vunë në pranga mbrëmjen e së enjtes dhe gjatë gjithë ditës së premte e të shtunë. Ndërkohë identiteti i të arrestuarve u bë publik nga policia italiane vetën ditën e sotme.

Personat e mësipërm u vunë në pranga në dy operacione të koordinuara ndërmjet tyre. Banda e zhvillonte aktivitetin e saj në krahinën e Monzas dhe e Comos në veri të Italisë. Kapobanda një 43-vjeçar nuk është kapur ende nga policia italiane, ndërsa shumica e anëtarëve të bandës tashmë gjenden pas hekurave të burgut. Banda përbëhej nga shqiptarë përgjithësisht me lidhje familjare midis njeri- tjetrit.

Grupi kriminal krahas prostitucionit akuzohen edhe për vjedhje në provincat e Komos, Veronës, Breshias dhe Monxës në Italinë e veriut. Me grupin e shqiptarëve u arrestua edhe një vajzë 22 vjeçe Carmen Zaharia nga Rumania e cila ushtronte prostitucion. Autoritetet italiane priten të bashkëpunojnë me homologët e tyre shqiptarë për të goditur çdo pastrim të mundshëm të parave të fituara me prostitucion, në aktivitete të ndryshme biznesi në Shqipëri. /albeu.com/
 
Titulli: Shkatërrohet banda e prostitucionit në Itali, zbardhen 13 tutorët shqiptarë

Mire va kane bere
 
Titulli: Shkatërrohet banda e prostitucionit në Itali, zbardhen 13 tutorët shqiptarë

keta nuk meritojn te jetojn ne liri.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top