Shkarkohet Kulli, Ndoka: Mbrojti NEWS24 nga KKRT

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
TIRANE- Me një shumicë të reduktuar u shkarkua me 54 vota pro Frano Kulli, nënkryetari i KKRT-së, me pretendimin se ai është anëtar i PDK-së dhe drejtues i kësaj partie për Lezhën. 48 vota ishin kundër shkarkimit dhe vetëm dy deputetë abstenuan mbrëmë në parlament për nismën e opozitës. Shkarkimi i Kullit ishte kërkuar që në prill, por u vu në zbatim vetëm pasi ai, si nënkryetar i KKRT-së kishte mbajtur një qëndrim në mbrojtje të ligjit sa i takon gjobës së vënë ndaj News 24. Ai mbështeti edhe nismën e tre anëtarëve të tjerë të këtij institucioni, që të zhvillohet një mbledhje pikërisht për të shqyrtuar këtë gjobë. Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, i cili e quajti absurde një kërkesë të tillë dhe kërkoi deklarimin publik të kryetarit të grupit parlamentar Patozi për këtë çështje, e tregoi me gisht maxhorancën se ajo po e shkarkon pa asnjë bazë ligjore Kullin. “Duan që edhe një nënkryetar, një zë ndryshe që respekton ligjin, duke filluar që nga qëndrimi i tij që ka mbajtur ndaj gjobës së News 24, në një kohë që është diskutuar, futet në rend të ditës shkarkimi i tij nga KKRT-ja dhe kjo është e paligjshme”, - u shpreh dje pasdite në parlament Ndoka. Maxhoranca me anë të një nisme ligjore kërkon shkarkimin e Kullit, pasi ai duke qenë nënkryetar i KKRT-së është dhe anëtar i PDK-së dhe kryetar i kësaj partie për Lezhën. Ndoka në fjalën e tij e rrëzoi këtë pretendim të maxhorancës, duke iu drejtuar kryetares së Kuvendit, se Kulli ka dorëzuar pranë saj kërkesën se nuk është anëtar dhe as drejtues i PDK-së dhe se është tërhequr nga të gjitha funksionet në këtë parti. Sipas Ndokës, maxhoranca vepron me të tilla mocione për të gjitha ato institucione që nuk i binden asaj, apo përpiqen të jenë të pavarura. “Në këtë mënyrë keni vepruar me të gjitha institucionet, e treguat me Presidentin, kur bëtë ndryshimet kushtetuese duke i kufizuar atij pushtetin, kështu bëtë me prokuroren e përgjithshme, që nuk është nën urdhrat tuaja, kështu po veproni me KKRT-në, kështu keni vepruar me gjykatat duke i penalizuar me nisma të një anshme”, - u shpreh dje Ndoka. Sipas tij, maxhoranca po tregohet e pabesueshëm, deri e rrezikshme në pabesueshmërinë e saj, “ku policia thotë që gjahtarin e vrau lepuri”. Kundër një nisme të tillë u shpreh edhe opozita, me anë të kryetares së komisionit të medias dhe njëkohësisht, kryetare e grupit parlamentar Vali Leskaj, e cila sqaroi se Kulli e kishte deklaruar hapur në komisionin e ligjeve si vetë, ashtu dhe me anë të një letre, faktin se nuk ishte anëtar i PDK-së. Kryetari i PSD-së, Gjinushi, ndër të tjera u shpreh se maxhoranca nuk ka asnjë bazë ligjore për ta shkarkuar Kullin. Pavarësisht kundërshtive, maxhoranca votoi shkarkimin e Kullit.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Une habitem sesi shqipetaret votojne njerez te tille si puna e Ndokes qe me profesion kovaci, me shkolle te mesme pasi te larten e ka marrur me leke te jete kryetar partie, deputet, te kete influence dhe te vihet ne timonin drejtues te zones qe perfaqeson duke i "zbardhur" imazhin parlamentit. Mora shembullin e tij, por fatkeqesisht nuk eshte i vetmi, dhe pa patur qendrim personal kunder tij, por ndaj menyres se palogjikshme sesi gjerat funksionojne ne vendin tone.

Lojerat politike ndodhin kudo ne bote, por keto qe behen ne vendin tone jane gazmore.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top