Pse e pergjitheson biseden me "duhet guxim me mbrojt bemat e rilindjes"?! Po flisnim per dicka konkrete - qendro ne temen specifike qe po bisedojm!
Po bisedonim konkretisht per mosdekretimin e zgjedhjeve. Permende incizimin e Gjiknurit e cunat problematik, dhe pak a shume t'u pergjigja me dy pjese. Nese nuk ishte e qarte, po e perseris ketu:
1. Cunat problematik ishin atje per t'i rezistuar presionit te cunave te PD-se.
2. I perket sistemit te drejtesise te merret me kete ceshtje, jo presidentit!
S'do t'a pranosh, apo t'a bisedosh, pjesen e pare? OK, s'ka problem... Por te pakten mos u kthe me akuze te pergjithsme duke me nxjerr ne avokat te pakushtezuar te krimeve te PS-se...
Pjesa e dyte (I perket sistemit te drejtesise te merret me kete ceshtje, jo presidentit! ) adreson edhe shqetesimin per pjesen e pare. Nese sistemi i drejtesise verteton se cunat problematik jane perdorur per te ushtruar presion te votuesit, atehere le te denohen fajtoret dhe nese shkeljet jane te medha ne mase le te behen zgjedhje te parakohshme te pjesshme (ne zonen e kontestuar). Kjo sa per te shpjeguar kendveshtrimin tim per cunat problematik. POR edhe ketu bera gabim taktik qe i'u pergjigja komentit tend per Gjiknurin sepse te hapa rruge ty te kapesh me ate pjese dhe te anashkalosh pjesen e dyte dhe me te rendesishme, dmth pjesa qe ti refuzove te adresosh.
Pjeses se Gjiknurit nuk i ktheme me sepse nuk eshte FARE e drejt te hidhemi nga tema ne teme dhe t'i bejm bisht thelbit!
E perseris: s'ka te drejte presidenti te nderhyj ne zgjedhje sic beri, duke perdorur justifikimin qe dhe ti. Kaq e thjesht! Po te kishte te drejte Meta per te mosdekretuar zgjedhjet ne menyren sic e beri, te jesh i sigurt se ekspertet e komisionit te venecias do kishin thene qe ishte ne te drejten e tij. Por ata thane te kunderten!
Nuk i lejohet Ilir Metes te ushtroj presion politik mbi maxhorancen (kuptohet lehtesisht qe presioni ishte per zgjedhje te parakohshme parlamentare) duke mosdekretuar zgjedhjet lokale. Nuk beri detyren sic duhet, dhe si pasoj duhet shkarkuar.
Po pres te me pyesni se cfare shkelje tjeter ka bere qe meriton te shkarkohet...