Shkarkimi i Metes!

lg.php
Shkarkimi i Metës, në 18 korrik Komisioni Hetimor i dorëzon Kuvendit raportin final

1594713656113.png
lg.php

Parlamenti do të vendosë brenda korrikut fatin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Komisioni Hetimor Parlament i ngritur për shkarkimin e kryetarit të shtetit u mblodh sot për herë të parë pas më shumë se 3 muajsh dhe lajmëroi se procesi i hetimit përfundoi dhe deputetët do të hartojnë raportin i cili pritet të jetë gati në 18 korrik.
Në harkun kohor të një viti parlamenti i është drejtuar dy herë komisionit të Venecias në lidhje me veprimet e presidentit; për anulimin e datës së zgjedhjeve dhe për procedurën e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
lg.php

Në lidhje me zgjedhjet lokale, Venecia vlerësoi se Meta tejkaloi kompetencat, por në rastin e dytë ata i dhanë të drejtë kreut të shtetit.
lg.php

Mazhoranca duket se nuk e ka të vështirë të mbledhe 94 vota për shkarkimin e Metës, nëse dëshiron t’i shkojë këtij procesi deri në fund.
Por megjithatë vendimin final për fatin e presidentit, e merr Gjykata Kushtetuese e cila ende nuk ka numrin e nevojshëm të anëtarëve për të shqyrtuar këtë çështje.

Mapo.al
 
Last edited by a moderator:
Sa politik e degraduar.
Jo se ky ndoshta se meriton shkarkimin.por dita dites kjo lloj politike kujton mbetjet komuniste.
 
Sa politik e degraduar.
Jo se ky ndoshta se meriton shkarkimin.por dita dites kjo lloj politike kujton mbetjet komuniste.
Mbase mbetjet komuniste të kuadrove e byrosë politike kooperativiste...

Nga Sali etj.
 
Ben ndonje ndryshim.. iku erdhi e bla bla
Vetem Fatos Nano ka ik e nuk perzihet me.. kta te tjeret, gjithmon do I gjejm diku duke nxjerr ajer te nxehte nga goja.
 
Jane aktoret me te medhenj ne bote keta politiqenerit tane, te gjithe per oskar.
Bej show e vidh sa te mund, nga te gjithe krahet jane miliardere, vilat i kane ngjit ke Gjiri Lalzit. Njeri tjetrit i garantojne mbrojtje kur jane ne pushtet ndersa populli budalla dhe tifoz ben gam gam e vuan per nje kocke.
Zoti e shpetofte memedheun tone nga kjo fara e poshter.
 
Tashi e gjete me fol seriozisht ti kur @Marla
Hapi kazinot ?
Vej i bast aty ec ???
 
Se gjen gjo Meten o flori. Meta i ve ne rresht keta te gjithe, mos shif ca shahen neper tv.
Keta Rrugaçë skane as moral e asgje.
Shiko përtej politikës, edhe kte që do them nuk osht se na bo nder por...

Njerzit mendojnë vërtetë se Meta i ka arritur gjonat duke blerë!

është mbase (pa mbase) aspak politikan,
e jo mo I mire.

Por është pak burrëror dmth i fjalës...

Sh kombinim i keq ky për një politikan, ndryshe nga Sala që kte ves nuk e ka natyral...
Meta është i fjalës në përgjithësi...
 
Po lexoj vetem opinione per prapaskena, per pazare, etj. por askush s'po merret me arsyet.

T'ju pyes: ka bere apo s'ka bere shkelje te renda Ilir Meta?
 
Po lexoj vetem opinione per prapaskena, per pazare, etj. por askush s'po merret me arsyet.

T'ju pyes: ka bere apo s'ka bere shkelje te renda Ilir Meta?
Kur? Kur i doli kundra Rilindjes qe merrte vota me cunat problematike she me Gjush akulloren?
 
Pozita thote ka bere shkelje kushtetuese, presidenca dhe opozita thone jo. Kete ngerc do e zgjidhte me se miri gjykata kushtetuese.

Shkelja e nenit 86, tregon se “kryetari i shtetit perfaqson unitetin e popullit” dhe “ka hyre ne konflikt me parimin e neutralitetit.
 
Kur? Kur i doli kundra Rilindjes qe merrte vota me cunat problematike she me Gjush akulloren?

Mosdekretimi i zgjedhjeve ishte vetem njera shkelje. Ka edhe te tjera, te renda. Por qendrojn nje here te kjo qe permende. Ju e dini shume mire qe 'cunat problematik' ishin per te perballuar cunat problematik te PD-se.

Kthehemi te lir Meta. Me cfare te drejte ndalon rendin demokratik Meta duke mos dekretuar zgjedhjet?! Dekretimi eshte thjesht dicka ceremoniale. Nuk eshte mekanizem ku presidenti ka te drejte te gjykoj nese duhen bere apo s'duhen bere zgjedhje, dhe nese i pelqen apo nuk i pelqen veprimi i nje ministri. Ato i perkasin 1. sistemit te drejtesise, dhe 2. popullit kur vjen koha e zgjedhjeve. Dhe mos harro se ekspertet ligjor te komisionit te venecias e gjykuan si shkelje te presidentit mosdekretimin. Nuk vlen arsyetimi s'behen zgjedhje sepse Gjiknuri u kap me cunat problematik'.
 
U ndala ke ishin per te perballu cunat problematike te PD.
Serio e ke se duhet guxim me mbrojt bemat e rilindjes.
Dmth dhe per ty pergjimet e BILD nuk ishin gje?
As vjedhja tjeter e Gjinkurit me kompani offshore dhe fallco tu bo tendera me 20 mln euro KM?
Spo i hy pjeses tjeter se po duket sikur po mbroj Meten.
E kam thene mesiper jane te gjithe nje shit.
 
Pse e pergjitheson biseden me "duhet guxim me mbrojt bemat e rilindjes"?! Po flisnim per dicka konkrete - qendro ne temen specifike qe po bisedojm!

Po bisedonim konkretisht per mosdekretimin e zgjedhjeve. Permende incizimin e Gjiknurit e cunat problematik, dhe pak a shume t'u pergjigja me dy pjese. Nese nuk ishte e qarte, po e perseris ketu:
1. Cunat problematik ishin atje per t'i rezistuar presionit te cunave te PD-se.
2. I perket sistemit te drejtesise te merret me kete ceshtje, jo presidentit!

S'do t'a pranosh, apo t'a bisedosh, pjesen e pare? OK, s'ka problem... Por te pakten mos u kthe me akuze te pergjithsme duke me nxjerr ne avokat te pakushtezuar te krimeve te PS-se...

Pjesa e dyte (I perket sistemit te drejtesise te merret me kete ceshtje, jo presidentit! ) adreson edhe shqetesimin per pjesen e pare. Nese sistemi i drejtesise verteton se cunat problematik jane perdorur per te ushtruar presion te votuesit, atehere le te denohen fajtoret dhe nese shkeljet jane te medha ne mase le te behen zgjedhje te parakohshme te pjesshme (ne zonen e kontestuar). Kjo sa per te shpjeguar kendveshtrimin tim per cunat problematik. POR edhe ketu bera gabim taktik qe i'u pergjigja komentit tend per Gjiknurin sepse te hapa rruge ty te kapesh me ate pjese dhe te anashkalosh pjesen e dyte dhe me te rendesishme, dmth pjesa qe ti refuzove te adresosh.

Pjeses se Gjiknurit nuk i ktheme me sepse nuk eshte FARE e drejt te hidhemi nga tema ne teme dhe t'i bejm bisht thelbit!

E perseris: s'ka te drejte presidenti te nderhyj ne zgjedhje sic beri, duke perdorur justifikimin qe dhe ti. Kaq e thjesht! Po te kishte te drejte Meta per te mosdekretuar zgjedhjet ne menyren sic e beri, te jesh i sigurt se ekspertet e komisionit te venecias do kishin thene qe ishte ne te drejten e tij. Por ata thane te kunderten!

Nuk i lejohet Ilir Metes te ushtroj presion politik mbi maxhorancen (kuptohet lehtesisht qe presioni ishte per zgjedhje te parakohshme parlamentare) duke mosdekretuar zgjedhjet lokale. Nuk beri detyren sic duhet, dhe si pasoj duhet shkarkuar.

Po pres te me pyesni se cfare shkelje tjeter ka bere qe meriton te shkarkohet... :)
 
E kam thene mesiper jane te gjithe nje shit.

Perceptimi tend eshte per t'u diskutuar, por edhe sikur te ishte i sakte, s'do te thote se duhet toleruar nje president qe ushtron presion politik mbi maxhorancen me metoda qe nuk i'a lejon ligji.
 
Perceptimi tend eshte per t'u diskutuar, por edhe sikur te ishte i sakte, s'do te thote se duhet toleruar nje president qe ushtron presion politik mbi maxhorancen me metoda qe nuk i'a lejon ligji.
Po mire mer se so hera e pare qe e toleron Rama. Ne 21 Janar u vrane 4 vete, betohej Rama se sa te vinte ne pushtet do e fuste ne burg e beri koalicion me te. Ndenjen 4 vjet bashke e me pas dhe president po vete e beri.
Prandaj thashe qe te fillosh te kerkosh fajtor ke klasa politike tek ne duke bere njerin me te mire se tjetrin eshte budallallik.
 
He se nk u kenaqet as ju me.
Sdoni ate, sdoni kete, nk gjetet rehatllek?
 
Po mire mer se so hera e pare qe e toleron Rama. Ne 21 Janar u vrane 4 vete, betohej Rama se sa te vinte ne pushtet do e fuste ne burg e beri koalicion me te. Ndenjen 4 vjet bashke e me pas dhe president po vete e beri.
Prandaj thashe qe te fillosh te kerkosh fajtor ke klasa politike tek ne duke bere njerin me te mire se tjetrin eshte budallallik.

Nuk je i qarte mbi thelbin e temes. E pranon qe eshte per t'u shkarkuar?

te fillosh te kerkosh fajtor ke klasa politike tek ne duke bere njerin me te mire se tjetrin eshte budallallik.

Budallallik...?!

Kendveshtrimi tend ngrihet mbi mendimin se ka hajdute ne te gjitha partite. OK, kete e pranoj. Por te kalosh nga ky mendim te mendimi se jane te gjithe njesoj eshte ABSURDITET! Eshte t'u shmangesh fakteve. Te pretendosh se Rama eshte aq kriminel sa Berisha eshte absuderitet. Zhdukje masive kapitali me firmat piramidale; shitja e naftes te serbi; marreveshja e detit me grekun; hasmeria me Haklajt; grusht-shteti i '98-es; etj etj.

I kam listuar sa e sa here super-krimet e Saliut, dhe te Bashes, dhe u kam sfiduar te gjeni krime te nivelit te tradhetise kombetare, apo akuza per vrasje, apo sakatim te ekonomise, te sistemit te drejtesise, etj etj, sic rendojn mbi Berishen dhe te zgjedhurin e tij Basha. Juve i anashkaloni dhe thjesht perserisni akuzen: te gjithe njesoj.

Atehere i vetmi budallallik ketu eshte vendimi im qe merrem me ju.

p.s. shkelja tjeter e presidentit Meta, per te cilen duhet shkarkuar, eshte fakti qe ai vonoi dekretimin e disa ministrave qe zgjodhi Rama. Disa prej tyre eventualisht i dekretoi, ndersa ministrin e jashtem (Cakajn) nuk e dekretoi. Edhe dekretimi i ministrave eshte thjesht akt ceremonial. Te drejten e zgjedhjes e ka kryeministri, jo presidenti. Presion politik duke vonuar ose refuzuar dekretimet per ministra eshte loj e poshter dhe s'duhet toleruar.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top